“Maya” – film shqiptar me regji te Pluton Vasit

Sebep u be nje shkrim i botuar tek “Milosao”, suplementi kulturor i “Gazetes Shqiptare” per ta pare kete film te ri shqiptar ne youtube (falas):
YouTube – maya-film full hd

Eh…
nga ti nisesh e nga ti bitisesh komentet per “Maya’-n, film me demek shqiptar, por qe gjithshka e ka fallco, te shtirur, kopjace, anti-kinematografike (letersi e kthyer ne pamje), gjithshka e ka te genjeshtert (qe nga titulli me “emer te jashtem” – hajde hajde ç’po na shohin syte, na paska dhe shqiptare qe u quakan Maya !) – e duke mbaruar me emrin po aq fallco te Gromasit, qytezes ku me demek na zhvillohen ngjarjet !

Meqe e perjetova torturen per ta çuar filmin deri ne fund (e pashe te gjithin, po po te gjithin !! – une jam shume shok me mazohizmin), nuk po i futem nje torture te dyte per te komentuar tmerrin qe me pane syte.

Megjithate megjithate, nuk mund te rri pa permendur diçka : skenarin e ketij filmi mësoj se na e paska bere Luljeta Lleshanaku e cila me sa di, eshte poete e njohur, e mire (keshtu thuhet), e talentuar. Dhe pikerisht, meqe eshte Lleshanaku qe e ka shkruar skenarin, une kam nje pyetje per të :
Andej nga minuta e 55 e filmit, eshte nje skene ku shihet Samiu, i huaj por me baba shqiptar, djale tek te 30-at i kthyer ne Shqiperi pikerisht per te realizuar nje amanet te te atit (ta varrose atë ne vendlindje) por qe bie ne dashuri me Mayan, me gruan e re te kusheririt te tij (goxha grua me dy femije) e pa ndonje konflikt sentimental me te shoqin. Skena ne fjale tregon Samiun (Genti Kame), i cili pasi pallohet fshehurazi me Mayan (eshte e vetmja skene permes se ciles mesojme se keta dy njerez duhen), i kerkon kesaj te fundit ta ndaje burrin e saj, qe keshtu te mund te lidhet me të. Dhe Maya qe i pergjigjet : “E di si flet ti ? Si ne Perendim !”

Skena ne fjale eshte e filmuar ne menyre te tille qe te krijon pershtypjen se aty koncentrohet edhe vete mesazhi i filmit : Provinca shqiptare eshte nje vend ku mentalitetet pengojne njerezit te jetojne te lire jeten e tyre “si ne Perendim”. Dhe, ato fjale qe jane vendosur ne gojen e Mayas (”Shqiperia nuk eshte Perendim !”), jane sigurisht edhe te vete regjizorit (ose me sakt, te skenaristet, dmth te Lleshanakut). Perndryshe, pse deri edhe titulli i filmit te mbante emrin e saj, pra “Maya” ?!

Tani te vijme tek pyetja ime, e cila eshte : o zonj(usha) Lleshanaku, mos valle filmi i pare dhe i fundit qe ti ke pare ne jete (dhe nga i cili u frymezoke per te shkruar te tille skenare !), eshte seria amerikane “Dallas” ?? Apo dhe “Dinastia” ?? Se perndryshe, si ta shpjegoj une faktin qe, kur nje burre bika ne dashuri me gruan e kusheririt (kjo biles nuk duket fort e dashuruar pas tij, po hajt mo, po e mbyllim nje sy !), ne vendet perendimore nje gje e tille qenka modernitet, ndersa ne Shqiperi u etiketoka si provincialitet ??? Keshtu qe, ku mos shkruaje nje karafil-gazetar margaritare te tille si ky : “Filmi tregon historinë e një shqiptari, biri i një të përndjekuri që kthehet dhe dashurohet me gruan e kushëririt të tij Maja, dhe përkundër thashethemeve, regjisori e lë gjallë në fund personazhin duke dashur të simbolizojë shpresën e një shoqërie“.

Te hengsha zemren oj Qendra Kinematografike Shqiptare (financuesja e filmit !) qe harxhon paret e taksapaguesve shqiptare me ‘margaritare’ te tille ! Aferim te qofte ! Lart e me lart !

nota : 2

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s