“Cosmopolis” – film kanadez me regji te David Kronenberg

Romancierit Don DeLillo (nje nga dy-tre shkrimtareve me interesante aktuale amerikane) i kisha lexuar vetem dy romane : te fundit te tij, dmth “Point Omega”- 2010 (me ka pelqy shume !!) dhe “Cosmopolis”- ne 2003. Dua te them se, rastesia kish dashur qe te kisha lexu vepren mbi te cilen eshte bazuar Cronenbergu per te realizuar filmin e tij te fundit, film qe jo me shume se nje jave me pare u shfaq edhe ne Festivalin e Kanes.

Nese ideja per te ndertuar “Cosmopolis”-in duke marre si qender interierin e limuzines se heroit kryesor eshte interesante (80% e ngjarjeve te filmit zhvillohen pikerisht aty), ideja tjeter per te marre pothuaj kallup dialogjet e librit dhe per ti vene ato ne film, eshte… krejt e deshtuar ! Pse ? Sepse, dialogjet, nese jane tejet intriguese (interesante, transgresive, provokuese… etj etj) ne liber, ne film ato nuk shkojne, nuk funksionojne. Dhe kjo, per nje parsye te thjeshte : mizaskena nuk eshte interesante, transgresive, provokuese (siç jane dialogjet), pra ajo nuk eshte e te njejtit nivel me dialogjet e perdorura. Ajo, pra mizaskena, nuk eshte veçse nje seri e merzitshme “Shot reverse shot”  ne funksion banal te dialogjeve dhe kaq ! Gjuhes ‘aventurore’ te DeLillo-s, Cronenbergu i ‘kunderve’ nje film te bute (gati-gati qullac) dhe te plakur. Ku eshte Cronenbergu i transpozimeve te romaneve qe konsideroheshin si pamundesisht te traspozueshem ne kinema, pra i “Naked Lunch”, romanit te Burroughs apo i “Crash”, romanit te J. G. Ballard ??

Me duket se problemi eshte i meposhtmi : Cronenbergu, per mizaskenen e filmit, eshte mjaftuar me pasurine dhe pushtetin e heroit kryesor dhe kaq. Ose, thene ndryshe, i ka mjaftuar te mbledhe bashke : nje kolltuk-fron, nje limuzine te madhe, nje pale gjyslyke te zeza shic, nje kostum te ‘thjeshte’ por klas dhe elegant, nje… nje… dhe kaq. I pasuri (i kamuri) krijon diskurs. Pasuria (kamja) krijon fabul, dmth metafore ! E keni vene re qe, kur shikojme njerez te kamur dhe kur kjo gje na duket reale, e vertete (si te thuash), kenaqemi shpejt ??! Ne fakt, kenaqemi me metaforen ! Kete ka bere dhe Cronenbergu, eshte kenaqur me aq. Ose me sakte : eshte fshehur pas metafores qe ka gjetur, duke harruar te na FLASË.

5.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=Xrwp8gxyZb4

ps: qeflijet e Robert Pattinsonit te “Twilight” te shkojne urgjentisht te shohin filmin. Do ngelin te kenaqura (lol)

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s