“I don’t want to sleep alone” – film taivanez nga TSAI Ming-Liang

Image result for i don't want to sleep alone

Nje nga dy regjizorët me te medhenj aktualë te Taivanit, Tsai Ming-Liang (tjetri eshte Hou Hsiao Hsien), shfaq aktualisht neper kinemate e Frances filmin e tij te fundit, qe e prezantoi ne festivalin e vjetshëm te Venecias, “I DON’T WANT TO SLEEP ALONE” (Une nuk dua te flé vetëm”).

Personalisht, jam fan i pakorrigjueshëm i filmave te Tsai Ming-Liang, por filmi i tij i fundit eshte vertet i magjishëm ! Regjizor taivanez, Tsai eshte me origjine nga Malajzia, dhe kjo eshte hera e pare qe ai xhiron nje film ne Malajzi.

Ngjarjet vendosen ne Kuala Lumpur, kryeqytet Malajzisë. Hsiao Kang, nje i pa strehë, sulmohet nga disa banditë. Disa punetore emigrante nga Bangladeshi e marrin dhe e shpetojne, duke e strehuar ne shtepine e tyre. Njeri nga punetorët bangladesahs tregon perkujdesje te veçante per te shëruar Hsiao kang-un.

Nje vajze e re qe punon ne nje restorant, bie po ashtu ne dashuri me Hsiao Kang-in. Por ajo punon edhe si dado per djalin e semure te paralizuar te patrones se saj.

Film virtuoz dhe i nje cilësie marramendese, “I dont want to sleep alone” shfaqet si refleksion mbi vetminë urbane te njeriut ne shek e XXI-të. Personalisht, gjithmone nuk kam arritur te kuptoj se si Tsai Ming Liang arrin te realizoje filma te tillë, ku pothuaj nuk flitet fare, por ku zhurmat e qytetit, apo ato te ujit te nevojtores marrin nje fuqi te habitshme dhe flasin 100 here më shume se cilido dialog midis personazheve. Plane-sekuencat e filmit jane te nje force te paparë: film po aq sa cilësor sa dhe dy kulmet e kinematografise se Tsai Ming-Liang-ut “The river” apo “Vive l’amour” realizuar nga ai ne fundin e viteve ’80.

Tsai Ming-Liang 
eshte thjesht gjeni !

 

 

 

3 comments

Leave a comment