Gaz-maraz për të 40-at (”Sieranevada” – film rumun me regji të Cristi Puiu)


Image result

“Sieranevada” (ne fakt, titulli nuk ka asnje lidhje me filmin) rrefen historine e perkujtimit të “të 40- ave” tê vdekjes se kryefamiljarit te nje familjeje rumune ne Bukuresht. Heroi kryesor eshte Lary, i biri i te ndjerit, doktor po ashtu tek te 40-at.
Filmi, fillon e mbaron me 24 oret e “të dyzetave”.

….

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/05/gaz-maraz-sieranevada-film-rumun-meregji-te-cristi-puiu/


 

Albano-id – Tet ’16

Ndoshta do duhej nje shpjegim per titullin e filmit 😉

 

STALKER – Tet ’16

ne nje interviste, Puiu thote se titulli s’ka asnje lidhje me filmin dhe kjo, sipas tij, si rezultat i nje pyetje qe ja paskesh bere shpesh vetes : pse titujt e filmave kane lidhje me kombesine (nacionalitetin) e filmave ? Pse i ndryshojme (i perkthejme) ne funksion te tyre ?? Dhe vendosi ta titulloje filmin Sieranevada, qe ne gjuhen rumune shkruhet bashke (dhe jo ndarazi, si ne anglisht). Dhe me nje r, dhe jo me dy si ne anglisht. Gjate
xhirimit – vazhdon regjizori, plot njerez vinin me thonin qe SieRRa shkruhet me dy r. Dhe ai u pergjigjej : e ça pastaj ? E pse duhet te kete sens gjithshka ?
Ka jo pak filma, titujt e te cileve nuk kane asnje lidhje me ta. Ne nje mensazh tjeter do perpiqem te kujtoj disa

 

STALKER – Tet ’16
Disa filma, titujt e te cileve jane “pa lidhje”:

  • Un chien andalou (me regji te Luis Bunuel, 1929)
  • Brazil (me regji te Terry Gilliam, 1985) – ne fillim, thuhet se regjizori desh ta titullonte “1984 ½” si homazh edhe per romanin “1984” te George Orwell, edhe per filmin e Felinit “8 & 1/2”
  • Pola X (me regji te Leos Carax, France 1999)
  • Japón ( me regji te Carlos Reygadas, Meksike – 2002)
  • Film Socialisme (me regji te Jean-Luc Godard, France 2010)

….

korriku – Tet ’16
ja te lozim pak me titullin, Sieranevada – fjale me shume shkronja, si personazhet e shumte te perfshire. Sieranevada, dy fjale ne nje te vetme, si apartamenti i ngushte ku jane ngucur te luhen skena te filmit. Sieranevada – fjale shumerrokeshe sic dhe zgjat meditimi disa oresh i autorit me ket film. Sieranevada, fjale pa nje referim specifik gjeografik, sic dhe mesazhi i sfumuar e jospecifik i kinemase qe perben filmin. Sieranevada, jo me R te forte sic dhe filmi pa hero ne vecanti… etj. Titulli pa lidhje reflekton se brendshmi vete, dakord plotesisht..

 

korriku – Tet ’16
po ashtu:
The title Elephant is a tribute to the 1989 BBC short film of the same name, directed by Alan Clarke. Van Sant originally believed Clarke’s title referred to the parable of the blind men and elephant, in which several blind men try to describe an elephant, and each draws different conclusions based on which body part he touched, and Van Sant’s film uses that interpretation, as the same general timeline is shown multiple times from multiple viewpoints. [3] Later, Van Sant discovered Clarke’s film referred to the phrase “elephant in the room” (the collective denial of some obvious problem).[4] Also, Gus Van Sant named Chantal Akerman’s film Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles (1975) an inspiration.

 

 

Albano-id – Tet ’16
skena ne fjale eshte nje kompozim i arrire, kombinimi i djalogut verbal me levizjet e personazheve te tjera perbejne nje koreografi domethenese qe tregon qendrimin indiferent dhe siperfaqsor te rumanise se sotme mbi potencialin e rregjimit ish komunist. Po qe se ke pare ndonje film te meparshem te Puiu haset shpesh kjo lloj teknike.

Adi – Tet – ’16
Stalker nuk e di nese te ka rastisur te shikosh The Lobster te Lanthimos…E pashe para pak kohesh kur isha
gjate nje vizite ne Nates, (nje mikja ime artiste ma sugjeroi). Shum film interesant

STALKER – Tet ’16
grekut Lanthimos i kam pare filmin e tij te pare fare (ky qe ti citon eshte i dyti i tij), Dogtooth (mos u habit, asokohe s’kisha ende blog dhe shkruaja ku te mundja) dhe qe më ka pas bere pershtypje per mire (film teorik ne dukje -pra film qe merr persiper te “provoje” diçka, por qe e kalon stadin e teoremes dhe arrin te zhvilloje nje dialektike te brendshme filmike).
The Lobster e anashkalova qellimshem. Doli ne kinema edhe ketu tek une (ku mos dilte: me Colin Farell dhe yje te tjere, sigurisht qe do dilte) por nuk desha ta shihja. I besova asaj kritike qe thosh se, pikerisht, kesaj here, Lanthimos-limontozi kish mbetur ne stadin e teoremes, te grackes se tij sterile, rezultati i te ciles duket se eshte nje film moralizator. Dmth cinik.
ja kshu…
ps: ki parasysh qe nuk kam asnje kunder distopise (si ‘zhaner’ artistik) por me sa duket, regjizori nuk ka ditur ta transformoje ate ne vlerë (po ashtu artistike)

 

 

3 comments

  1. Film i bere per publikun perendimor, ndoshta egzotizem ballkanik.
    Megjithe teresine e problematikes sociale, dhe risite ne mjeshterine e zanatit te regjisorit, nuk besoj shkon larg. Filmi m’u duk nje deja-vu.

    Review-ja s’eshte me, por Albano e ka permbledhur pak e sak ne koment.

    Ne te kundert, nga filmat rumune qe shkojne me lart dhe vlejne ende, vecoj “Thesari”-n dhe “Autobiografia e Causheskut”, dhepse s’i njoh shumicen. Por kinemaja rumune besoj tani vec bie ne perseritje te vetvetes.

    Liked by 1 person

    1. Duke qene se Cristi Puiu ka qene i preferuari im nder regjizoret rumune aktuale, kam dale pak i zhgenjyer nga filmi. Ama sikur regjizoret shqiptare te benin 1/10 e asaj qe ben ai qofte dhe me kete film, do isha sh sh i kenaqur

      ps: Po ta mendosh mire, regjizori nuk e shef dot me sy motren e heroit kryesor te filmit. Dhe tek skena e famshme me ate gjyshen komuniste, ne menyre te fshehte regjizori eshte ‘strukur’ tek personazhi i saj (shume me teper se tek personazhi i heroit kryesor te filmit)
      😉

      Like

      1. Duke pas parasysh qe Cristi Puiu dikur eshte vleresuar shume, kam folur edhe une.
        Ky film nuk eshte se perben dicka sfiduese ne kinema (sic te ben te mendosh nota 9-10) si ato qe Cristi Puiu e ka realizuar ne te shkuaren (jo se eshte e thene te beje gjithnje 10-ta). Por dakord, ai eshte nje film i mire.

        Like

Leave a comment