Zombi me 300 km/orë!

TRENI PER BUSAN – film apokaliptik koreano-jugor me regji te Yeon Sang-ho


 

Historia:
Nje virus vdekjeprures eshte perhapur ne Korenë e Jugut. Po e more virusin, kthehesh ne zombi. Gjendja e jashtezakonshme eshte dekretuar ne gjithe vendin.
Pasagjeret e trenit KTX (Korean Train eXpress) per Busan (qyteti i dyte per nga madhesia ne Koré te Jugut) te cilet e mesojne kete lajm veçse kur ndodhen brenda ne tren, periqen me te gjitha mjetet per te arritur ne ate qytet, meqe ai eshte i vetmi i paprekur nga virusi.
Ne qender te filmit eshte nje baba tek te 30at i cili duhet te çoje vajzen e tij 7 vjeçare tek e jema e saj (prinderit e vogelushes jane divorcuar).
Kaq.

Filmi ka thyer te gjithe rekordet ne box-office koreane: me 11 miljon spektatore, ai eshte sot per sot filmi me i shikuar korean ne ate vend! Ever!

Dhe fatmiresisht eshte film i mire!

*
Skenari, sikurse e rrefeva me lart, mund te permblidhet ne nje faqe leter A4. Keshtu qe gjithe “pjesa tjeter” e filmt nuk eshte veçse talent i regjizorit per te krijuar nje mizaskene te ankthshme.

Inteligjenca regjizoriale e filmit ka te beje me faktin se, pasi i shter mjetet klasike hitchcockiane te nje filmi-suspens në tren (koridoret, tualetet, bagazhet… etj etj), regjizori nuk mjaftohet me kaq por, ashtu sikurse tek ato te George Romeros, babait te filmave me zombi (alegori monstruoze te botes kontemporane), e vë filmin në rezonancë me gjënë politike, gjithe duke mos nenvleresuar venën humoristike (nepermjet satires socio-politike).
Great mix ! Ose me sakte : perzierje e shkelqyer tonalitetesh.

“Treni per Busan” eshte prova se ende ka filma te mire horror!

ps: Regjizorit te “World War Z” (film me buxhet ndofta 10 here më te larte se ky koreani !) duhet ti kete ardhur turp kur ka pare “Trenin per Busan”. Dhe ka arsye te forta per tu turperuar!
D

8.5

trailer:  https://www.youtube.com/watch?v=pyWuHv2-Abk

 

 

 

 

Leave a comment