A mund të ’shihet’ në radio një film? (+22 minuta në youtube për të kuptuar Brazilin e sotëm)

Po! Te pakten “O Som ao Redor” (Zhurmat e komshinjve / Neighbouring sounds / Les bruits de Recife) mund te ’shihet’ fare mire edhe ne radio. Pra te shikohet duke u degjuar!

Po shpjegohem:

Filmi (historite e perditshme te nje lagjeje populluar nga klase e mesme ne qytetin brazilian Recife) eshte konceptuar si nje objekt aluçinant hiper-realist, permes nje skenari qe kalon nga digresioni ne digresion duke tentuar drejt thriller-it (suspansit) por pa e kaluar vijen e kuqe (njesoj si imazhi aluçinant prej pak sekondash i dushit me gjak -foto me poshte), e gjitha kjo e realizuar permes zerave, zhurmave te lagjes, te cilat jane regjistruar (filmuar) ne menyre te tille qe do te ishin te mjaftueshem per ta ‘parë’ filmin edhe ne radio.

Por dhe anasjelltas: hapsirat e banuara, gjeometria e tyre jane perkthyer ne gjuhe filmike ne menyre te tille qe do te mundesonin shikimin e filmit edhe pa ze.

Ky eshte filmi i pare i Kleber Mendonça Filho (regjizor brazilian) por perpara ”O som ao redor” ai ka realizuar dy metrazhe te shkurtra, njeri prej te cileve,  “Electrodomoestica” per fat eshte falas ne youtube: tema e tij eshte fort e perafert me filmin ne fjale ndaj shikimi i tij mund te konsiderohet ne mos si nje aperitiv, si nje miniature e filmit ne fjale.

ELECTRODOMESTICA (22 minuta) : http://www.youtube.com/watch?v=cnGURbbtTlc

 

titrat jane ne anglisht : vetem 22 minuta per te kuptuar Brazilin e sotem! (nje nga ’short movie’ me te shkelqyer qe mund te kem pare deri me sot!!)

9.2
TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=rRTvmMcCWqo

 

(vijon ne faqen 2)

Leave a comment