Qent e rrugëve: diamant i zi ne ekran te bardhë!

  stray-dogs

“Stray Dogs” – film taivanez me regji te Tsai Ming-liang


Fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne festivalin e vjetshem (2013) te filmit ne Venecia, me te gjitha gjasat ky duket se do te jete dhe filmi i fundit i regjizorit (Tsai, njeri prej 5 kineasteve te mi aktuale te preferuar, ever, ka deklaruar se nuk deshiron të realizoje te tjere pas ketij).

Kush nuk ngeli pa ja shitur shpirtin djallit, cili regjizor nuk toleroi artistikisht e materialisht, kush nuk beri ndonje reklamë per ADIDAS apo NIKE apo ndonje videoclip per Lady Gaga-në. Vetem Tsai jo. Besnik i artit te tij deri ne minuten e fundit (dmth deri ne filmin e fundit te tij), pikerisht eshte vete “Stray dogs” deshmitari me i mire i kesaj qe them: nje nga filmat më anti-konsensualë qe mund te ekzistoje e qe nuk ben as perpjekjen me te vogel te llastohet per ti pelqyer syve te publikut.

Historia eshte ajo e nje babai qe punon si ‘human billboard’ (foto majtas) neper rruget e Taipeit, kryeqytetit taivanez,  dhe dy femijeve te tij: nje familje e vogel e pastrehë, qe strehoet ne mbremje ne qoshet e fshehta te qytetit. Si qener endacakë.

“Qent e rrugeve” merr persiper te organizoje hapsiren e komunikimit midis asaj mendore dhe fizike, midis endrres dhe realitetit, midis te gjalleve dhe te vdekurve ne formen e nje hipnoze kinematografike te shtyre ne limitet e perceptimit shqisor, gjithmone e perbere nga lëndë bruto, nga lende radikale dhe e radikalizuar: trupa fizikë, dritë, dritehije, hije.

Diamant i zi ne cohën e bardhe te bezes se kinemasë ky film!

Regjizori duket më melankolik se kurre, por njekohesisht edhe i motivuar nga nje egersi (prej qeni te terbuar) më shume se kurre njehere ne ndonje film te tij te meparshem. Biles me shume se per mizerje afektive apo seksuale (tema tashme te trajtuara ne filmat e tij te meparshem), kesaj rradhe duket se behet fjale kryesisht per mizerjen shoqerore. Por vetë filmi nuk eshte asnje sekonde te vetme mizerabilist! Fuqia plastike e imazheve te tij qendron tek heshtja: ne vend te dialogjeve psikologjizues, Tsai zgjedh gjithmone momentet e heshtjes se personazheve te tij, dhe pikerisht ato momente shfaq ne filmin e tij: heshtje qe flasin sa per mijra fjale, nje mije here më lirike se fjalet. Emocioni qe lind nga  heshtjet e qe eshte po aq bruto dhe sa vete ato.

Ne fund, po mendoja se nga nje film i Tsai Ming-liang mund te dalesh nga salla e kinemase i mrekulluar.
Ose i irrituar.
Por kurrsesi indiferent!

ps: eureka, qenka gjetur nje salle kinemaje edhe ne USA per te shfaqur filmin!! wow, sa ka perparuar njerezimi!


trailer: https://www.youtube.com/watch?v=2Yd11yViVU0#aid=P8QXzso-D_Q

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s