“Më mire Romën sesa ty” – film algjerian nga Tariq Téguia

Image result for tariq teguia rome rather than you

Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin

Me duket mua, arti kinematografik ne radhe te pare gjen forcen e vet tek problemi thelbesor i imazheve, gje qe perhapet me pas ne fushat e tjera. Pra ata qe bejne kinematografi te vertete jane ata qe mendojne, e qe luftojne me imazhet…
Qe imazhet te hane koken me njera tjetrin : kjo eshte kinematografi !

Kete qe thote korçari, kisha muaj qe nuk po e konstatoja ne nje film, dhe më erdhi nga nuk e prisja : nga nje film algjerian !

Ne fakt, regjizori, 40 vjeçar i lindur ne Algjer, arsimuar ne Paris dhe aktualist profesor ne shkollen e Arteve te Bukura ne Algjer, permes nje intrige (historie banale) qe nuk eshte veçse pretekst, ka patur dy qellime duke bere nje film kaq te mrekullueshem: se pari te filmoje trupa njerezorë, dhe se dyti, te filmoje Algjerin, kryeqytetin e Algjerise, por t’a filmoje “me kurriz”, nga prapa, dhe jo permes orientalizmit turistik. Te dy objektivat e filmit jane te permbushura plotesisht : “Rome plutot que vous” (“Më mire Romën sesa ty“) eshte per mua e para surprize e vertete e vitit (jo rastesisht edhe filmi eshte realizimi i pare i regjizorit).

Jemi ne Algjer, fillimi i viteve ’90. Sikur te ishim ne Shqiperi, ne fillim te viteve ’90. Nje djale dhe nje vajze (Zina dhe Kamel – Zina dhe Qamili, ne shqip) duan te çajne ferrën, te ikin nga ai ferr. Te shkojne emigrantë ne Itali, permes detit. Ndofta ne Romë… Dhe regjizori “merret” me 24 oret e fundit te sorollatjes se tyre ne kerkim te Bosco-s, i cili ju ka premtuar t’i ndihmoje per tu hedhur ne anen tjeter te detit.

Se pari, ç’eshte per t’u pershendetur, eshte fakti qe me ne fund shikoj nje film afrikan qe nuk filmon male piktoreske apo oaze shkretetirash saharjane turistike ne forme kartolinash : “Shkretetira” ne kete film ka pllakosur brenda ne qytet dhe pikerisht kete arrin te filmoje regjizori.

Se dyti, eshte per tu pershendetur forca politike e filmit, por jo si slogan, as si “manifest”. Filmi tregon nje realitet, por qe e shfaq para syve tane si ndjenjë (sentiment). Ikën uji ne apartament, ikin dritat, njerezia merret me trafiqe “te vogla e te medha”, … e mbi te gjitha “njerezia behet derr”: merzitja ka pllakosur keqfare. Njerzit “rrijne te rrimë”, e keni parasysh njerezine ne Shqiperi qe rri me ore te tera kot, a thua se pret ndonje gjë qe do t’i bjere nga qielli ? Te gjitha jane ne film, te filmuara me durim permes plan-sekuencash te guximshme (them te guximshme, sepse e kam mire parasysh tolerancen zero te durimit te spektatorit perpara nje imazhi fiks qe zgjat 4 a 5 minuta…). Bast artistik i regjizorit (Tariq Téguia). Por bast i fituar !
Bast i fituar, sepse Tariq Téguia ka nje stil te vetin, edhe pse filmi i tij nuk bie në “exercice de style” (stilizëm). Nje stil qe nuk mohon referencat : ndihet influenca e Antonioni-t, gjithe duke deshmuar pasionin e regjizorit per filmat e Godard (“Pierrot le fou”) apo Bresson-it e Pedro Costës.

Se treti, forca e imazheve te filmit. Ne fakt filmi eshte nje road-movie (rrugetim) ne nje kavanoz te mbyllur. Tamam si vete periferia e Algjerit, kryeqytetit algjerian, ose akoma dhe me sakt, e njeres prej lagjeve te tij : La Madrague. Aktorët jane amatorë, por “amatorë” ne sensin më nobël te fjales : qe prej filmit te fundit te Pedro Costës, nuk ka pare më mire ! Asnjeri prej aktoreve nuk “luan rolin”, secili i “nenshtrohet” rolit, peshes se merzisë, heshtjes, “shkretetires” qe e rrethon, e gjitha kjo e veshur me nje tension vizual qe kisha muaj qe nuk e kisha pare ne nje film ! Zero psikologji, zero didaktikë, zero teatralizëm (semundjet kryesore te filmave te sotem). Thjesht trupa qe enden ne kerkim te nje rrugedaljeje, tamam si fundi i filmit qe eshte plotesisht i hapur dhe lë vend per hipoteza nga më te ndryshmet.

“Më mire Romën se sa ty” (“Rome plutot que vous“) eshte nje kometë e vertetë kinematografike, qe do te doja te ishte shqiptare (dhe jo si puna e atyre pseudo-kometave disa miljoneshe te Koçit e qe nuk vlejne asnje grosh…)

TRAILER i filmit: http://fr.movies.yahoo.com/r/rome-pl…-4900008.html#

dhe: http://www.commeaucinema.com/bandes-…es=107033.html

Leave a comment