“BE WITH ME” (film i Eric Khoo)

 

“BE WITH ME” (film i Eric Khoo) u prezantua ne Kanë ne kategorine “Quinzaine de réalisateurs” (Pesembedhjete regjizore) dhe shfaqet aktualisht ne kinemate franceze.

Filmi vjen nga Singapuri, vend nga i cili kishte kohe qe nuk merrnim lajme kinematografike.

“Be with me” eshte i vetmi film per kete vit, te cilin e pashe dy here rradhazi ne kinema.

“Ji me mua” (“BE WITH ME”) eshte nje UFO kinematografike me plot kuptimine fjales, i cili bashke me filmin “The world” te kinezit Jia Zhang Ke, perbejne ndofta dy nga lajmëruesit e kinematografise se re te shek XXI, qe me sa duket po zevendeson pak e nga pak kinematografine narrative tashme te lodhur dhe te plakur te shekullit qe shkoi. Dhe ashtu sikunder aksi gjeopolitik i botes po zhvendoset gjithe e me shume drejt Paqësorit, te njejtin spostim po merr gjithe e me shume edhe ai kinematografik.

Filmi rrefen 4 histori njerezore, ne te njejtin qytet. Personazhet vijne nga horizonte te ndryshme, por kane te perbashket ëndrren e tyre per te jetuar me personin e dëshiruar (dhe jo vetem ne sensin e dashurise sentimentale, por dhe afektive) : “Be with me” eshte nje film-thirrje qe rrefen vetminë urbane te njeriut te sotem dhe pamundesine e tij per te shprehur emocionet, dhe këte gje filmi e rrefen pa rënë as ne cinizëm, as ne analiza torturuese psikologjike. Thene ndryshe, filmi eshte nje muzikë shprese, nje veper qe i rijep nocionit te humanizmit sinjifikimin e tij te vertete.

 

Historia e pare eshte historia e nje dyqanxhiu te thyer ne moshë, qe nuk arrin te pranoje vdekjen e gruas se tij.

 

 

Historia e dyte eshte ajo qe rrefen jeten e rëndomtë te nje 40 vjeçari, roje ne nje parking, dhe qe ka dy dashuri ne jeten e tij: ate per gastronominë (artin e te gatuarit), dhe ate nje vajzë te re, te bukur dhe ambicioze profesionalisht e qe banon ne te njejtin pallat me të.

 

Historia e trete eshte ajo qe tregon historine e shkurter idilike po aq te ëmbël sa dhe te hidhur te dy adoleshenteve 17-18 vjeçare.

 

 

 

 

Historia e katert, qe eshte dhe më befasuesja eshte ajo e Thereza Can, nje grua tek te gjashtedhjetat, e shurdhër dhe e verber ne te njejten kohe, por me nje deshire (pasion) te paimagjinueshem per te jetuar aktivisht me çdo çmim.

 

Te kater historite nderthuren me njera tjetren. Te katerta rrëfehen gati ne heshtje, shoqeruar nen ritmin e SMS-eve te dy adoleshenteve te dashuruara. “Be with me” eshte nje film po aq “memec” sa “Last days“, dhe po aq hight-tech sa “The world”. A thua se ardhmêria e kineatografisë nuk eshte tjeter gjë veçse nje rikthim ne bazë: nje rikthim tek fillimet e saj, dmth tek… kinemaja pa zë !

Regjizori Eric Khoo propozon nje strukture tejet origjinale, duke perzier ne menyre subtile fiksionin me dokumentarin, personazhe imagjinare me personazhe realë (gruaja e shurdher dhe e verber) duke i dhene filmit nje dimension te rrallë: atë te esesë, sprovës guximtare kinematografike.

Si mund te filmohen kujtimet? Po ndjenjat? Po sensacionet ? “BE WITH ME” konfirmon qe filmat më te bukur minimalistë cekin perspektiva te pamata, e qe ne fakt s’jane gjë tjeter veçse ato te zemrës dhe te shpirtit.

Magnifique !

 

 

 

Leave a comment