“A HISTORY OF VIOLENCE” – nga David Cronenberg

Duhet me thënë qe ne fillim qe eshte nje rast i rrallë qe nje film i realizuar nga nje nga mjeshtrit më te medhej aktualë te kinematografise boterore shfaqet njeherazi ne kinematë e USA, te Kanadasë dhe ne Europe. Nje shanc per te pasionuarit e kinematografise.

“A History of Violence”, vepra e fundme filmike e Cronenbergut prezantuar ne Festivalin e Kanës, eshte nga ata te rralle filma qe guxojne te trajtojnë temën e gjenealogjise (origjinës) se Amerikës e qe do te permblidhej ne nje fjalë te vetme:

M E T A M O R F O Z Ë.

Nje film-metaforë që, edhe pse që ne titull evokon historine e Shteteve te Bashkuara, duhet parë per t’ju besuar syve: fjala eshte per ëndrrën e keqe (nightmare) qe fshihet pas Ëndrrës Amerikane (american dream).

Gjithshka ngjizet pergjate nje skene filmike, pas 30 minutave te para te filmit: Tom Stall (luajtur ne menyre magjistrale nga Viggo Mortensen), babai i nje familjeje normale dhe pronar i nje restoranti te vogel ne Midwest, nepermjet nje akti legjitim vetëmbrojtjeje, vret dy agresorë te cilët vijne ne restorantin e tij per te vjedhur paratë e kasës. Ne menyre te rrufeshme, Tom Stall kthehet ne nje nga heronjte e mediatizuar per te cilët ka aq nevoje Amerika.

Fundi i se keqes? Nese filmi do perfundonte ketu, do te behej fjale thjesht per nje film te financuar nga Shtepia e Bardhë ! Por ndodh krejt e kunderta: duke filluar nga ky moment, Cronenbergu shpalos filmin e tij te vertete, ne formen e nje suspensi, gjithmone permes nje gjuhe lineare, tmerresisht efikase, qe ka formen e nje shigjete qe godet drejt e ne zemer te problemit: inkoshiencën, te dyfishtën, transformimin, limitet e humanitetit, e deri dhe filozofine e se Keqes, e definuar kjo si princip bazë i njerezimit.

Shpejt eshte te thuhet, por dhe shpejt nuk eshtë: behet fjale per nje kryevepër kinematografike, nje master-piece (per anglofonët), një chef d’oeuvre (per frankofonët).

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s