Një kompartiment (treni) apo një apartament (moskovit)? (“Compartment N°6” – film finlandez me regji të Juho Kuosmanen)

Compartment No. 6 Cannes.jpg

Historia e filmit :
Rusia e fundviteve ’90 (duhet te jene vitet 1997-1998) : në Moskë, Laura, nje vajze e re arkeologe finlandeze (Finlanda eshte vend fqinj me Rusine), vendos te beje nje udhetim te gjate me tren deri ne detin Arktik (Moske –Shën Petersburg-Murmansk) per te vizituar petroglifet (vizatime te gdhenduar ne gur) qe datojne prej mijra vjetesh para eres sonë. Filmi nuk merret fare me objektivin e arkeologes se re, ai rrefen thjesht takimin e saj në te njejten kabinë (kompartiment) treni me nje djalë te ri rus : në vend tê road-movie, kemi te bejme me nje train-movie.

https://russieautrement.com/upload/medialibrary/f37/f37c0c869fd903e0f9a1a9c97365fed7.jpg

*

Filmi fillon keshtu : në nje apartament moskovit, Laura (heroina kryesore) studente finlandeze qe ka shkuar ne Moske per të mesuar rusishten, hyn në dhomen qe ka marre me qera në apartamentin e Irines, borgjeze e re ruse tek te tridhjetat, e cila në ate moment ka ftuar plot miq te saj tip intelektualesh/borgjezie-e-re-post-sovjetike. Normalisht, dy shoqet (qe jane më shume se shoqe: jane te dashura) duhet te shkonin bashke në Murmansk per petroglifet por perfundimisht, Irina eshte e zene me pune dhe Laures i duhet te niset vetem. Kjo eshte arsyeja pse te nesermen, kur ajo hyn ne kompartimentin e trenit me krevat per Murmansk, vendin Irines e ka zene ne pasagjer tjeter, Ljosha, tek 25-28 vjeç, alkolik e margjinal në kulm.
Gjithe filmi eshte njohja dhe miqesimi i dy qenieve qe nuk kane absolutisht asgje te perbashket. Dhe nga fundi i filmit, diçka me shume se njohje: ja qe në jetë, nganjehere duhet te zgjedhesh midis nje kompartimenti (treni) dhe nje apartamenti (moskovit).

*

“Kompartimenti nr 6” eshte filmi i dyte i finlandezit 40 vjeçar Juho Kuosmansen. Per fat, gjate mbylljes se pandemise kisha pare «Olli Maki», filmin e tij te parë, i cili tashme më kish dhene te kuptoj se kishim te benim me nje regjozor më shume se premtues. Premtim plotesisht i mbajtur (dhe per fat, i vleresuar me Grand Prix, çmimi i dyte, në festivalin e fundit te filmit në Kanë).

Nuk po zgjatem por po e them me nje fjali te vetme, por çik të gjatë : forca (talenti etj etj) i regjizoreve te mire konsiston ne faktin se, stili (ta quajme stil, për kollajllek) i tyre, më shume se nje efekt firme apo kapriçioje estetike, eshte nje formë jete (ekzistence) e pandashme nga menyra e rrefimit te saj. Pra edhe nje here : ç’eshte forma artistike? Permbajtje! C’eshte permbajtja ? Formë artistike! Finlandezi ne fjale, me te drejte ka kuptuar se kinematografia nuk ka shume te beje me sentimentalizmin dhe psikologjizimin por me levizjen (filmi i tij leviz gjithe kohen; ndofta jo imazhi (se ai edhe mund te mos levize) por filmi; skenari eshte fallcerisht i thjeshte (sepse ai, pra skenari, eshte i vënë gjithe kohen në sprovë me vetveten); regjia (mizaskena) eshte anti-virtuoze; biles edhe muzika (vetëm diegetic) eshte dialektike, dmth kontradiktore: hitit “Voyage voyage” i kundervihet rroku transgresiv rus.

nota: 10.0

Ps : kur konstaton se midis çmimeve te shperndara kete vit (2021) në festivalin e filmit në Kanë :

  • Carax fitoi çmimin e regjise (mizaskenës)
  • Hamaguchi te skenarit më te mire
  •  Weerasethakul dhe Lapid çmimin e jurise (çmimi i trete)
  • kur konstaton se Palmen e Arte e fitoi nje film guximtar si «Titane» (palmat e Arta te ketyre 10 viteve te fundit kane qene horrible)
  • dhe, kur konstaton se Grand Prix (çmimin e dyte) e fitoi nje film si «Compartment nr. 6»

arrin fare thjesht ne konkluzionin se Kanë 2021 ka qene nje nga vitet më fatlume persa i perket shperndarjes se çmimeve. 

Alleluia !

TRAILER:

One comment

Leave a comment