“Alibia e madhe”- film francez nga Pascal Bonitzer

Image result

Agatha Christie, shkrimtarja më e perkthyer (ne 100 gjuhe), më e lexuara dhe më e shitura (2 miljard libra te shitur ne gjithe boten), ka pas bere nje roman ne 1946, “The Hollow”,qe regjizori francez Pascal Bonitzer e ka kthyer ne film, e qe e pashe dje.

Ky Bonitzer-i, ne nje fare menyre, eshte misherimi teorik, e mepas edhe prakik, i kinematografise franceze te ketyre 30 viteve te fundit. E ka pas nis punen si kritik filmash ne “Cahiers du Cinema“, ne periudhen më rigoroze te kesaj reviste, ne vitet ’70, ku shkroi pothuaj vetë te gjithe kritikat e filmave te rinj (gjithe pjesa tjeter e revistes, asokohe ka qene teorike). Me pas, Binitzer-i ndihmoi te tjeret (Rivette, Téchiné) duke u shkruar skenarët e filmave. Dhe veçse para 10 vjetesh, me ne fund ben filmin e tij te pare, si regjizor.

Dua te them se Bonitzer-i nuk eshte dokushdo dhe merr vesh shume nga filmat (torikisht dhe praktikisht), edhe pse ka bere vetë veçse 4.

Romanin e Agatha Christie-t e ka transferuar ne ditet tona, ne Paris, e ka aktualizuar, si te thuash. Dhe e ka ç‘Agathakristizuar, gjithe duke e lene ne formen e nje loje Clue (Cluedo), alibie ku, ne nje apartament te mbyllur, duhet zbuluar autori i krimit.

Mu duk film shume i shijshem, sepse bërë me shumeshije (de bon goût). 

 

Leave a comment