“Me and you and everyone we know” i regjizores se re Miranda July

Image result for me and you and everyone we know

Sot nje film i ri, indipendent amerikan, fitues i “caméra d’or” (Kamera e Arte) ne maj te 2005 ne Kanë : Me and you and everyone we know i regjizores se re Miranda July.

Kamera e Arte eshte çmim qe i jepet filmit te parë te nje regjizori dhe per Miranda July ky eshte filmi i saj i pare ku ajo luan dhe vetë, ne rolin kryesor.

Pas shikimit te filmit, më duket se çmimi eshte i merituar plotesisht: “Me and you and everyone we know” eshte nje rrefim i thjeshte, pa artificë, i copezave te jetes, i se perditshmes se nje artisteje amatore dhe e njerezve qe e rrethojne. Filmi rrefen se si ajo hyn “në maje te gishtave” ne jeten e nje shitesi kepucesh 30 vjeçar, i divorcuar e me dy femije.
Fimi eshte fitues edhe i shume prestigjiozit “International Filmmaker’s Award” gjate Festivalit te Sundance 2005 (USA), si dhe çmimit si filmi i parë më i mire ne festivalet e filmit ne San Francisco dhe Philadelphia 2005

Trailer i filmit : http://www.meandyoumovie.com/?referer=%2Fmeandyoumovie
dhe http://www.mk2.com/moitoi/site.html

si dhe web-siti i regjizores: http://www.mirandajuly.com/

 

Ne foto: Miranda July dhe filmi i saj: “”Me and you and everyone we know”

Image result for me and you and everyone we know

 

 

Leave a comment