TOP 10 WESTERN DHE MELODRAME

Meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne ekranet e kinemase (te presim fund-gushtin per filmin e ri te Tarantinos), kam pare disa filma te vjeter. Dhe meqe nuk u shtykërka ora e punes, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter e qe me duken te domosdoshem per tu parë, ndare sipas zhanrit.

Kuptohetper aq sa kam pare dhe per aq sa me kane pelqyer…

– Po e filloj me FILMAT WESTERN:

Prej disa kohesh me eshte formuar bindja se, zhanri i westernit eshte ndofta zhanri më adekuat (më bindes) ne kinema. Kjo ndofta per arsyen e thjeshte se nje film western eshte më së shumti rrugëtim (kalërim). Por edhe shiriti i filmit eshte po ashtu nje “rrugëtim”, levizje (move), xhirim (movies). Bejne xhiro cowboy-sat, bën xhiro dhe shiriti i filmit !

Edhe ne lëmin e arteve te tjera (letersi, teater…), nuk njoh ndonje roman western te famshem : ndofta kinematografia, në origjinën e saj, lindi bashke me “West Conquest”. Dhe eshte e vertete se Hollywood-i ndodhet ne West Coast, ne bregun Perendimor te USA: vendosja e Perandorise se kinemase ne fillim te shek. XX në perendim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (ne Los Angeles) eshte pjese perberese e “West Conquest”, pushtimit te Bregut Perendimor.

Dy fjale per historikun e ketij zhanri:
Filmi i pare amerikan me sens narrativ (qe rrefen diçka) eshte “The Great train robbery” i vitit 1903, dhe eshte… nje western !

Periudha klasike (1910-1960), eshte dhe më pjellorja : mjaftojne western-et e John Ford me aktorin e tij fetish John Wyane per te kuptuar se si kalohet nga manikeizmi (ndarja naive midis te mires dhe te keqes) ne filmin “Stagecoach” (1939) tek humanizmi i pamatë i “Cheyenne Autumn“, denoncues i rracizmit te anglezeve ndaj indianeve.

Perudha moderne (1960- deri ne ditet tona) permbledh po aq western-in italian (Sergio Leone) sa dhe filmat e Clint Eastwood.

10 filma western qe do i rekomandoja me shumë entuziazëm (renditur pak a shume sipas preferences sime):

1. The man who shot Liberty Valance (1961) me regji te John Ford

2. Heaven’s gate (1980) me regji te Michael Cimino

3. Red River (1948) me regji te Howard Hawks

4. My darling Clementine (1946) me regji te John Ford

5. The Shooting (1967) me regji te Monte Hellman

6. Dead Man ( 1996) me regji te Jim Jarmusch

7. The Gold Rush (1924) me regji te Charles Chaplin

8. Unforgiven (1992) me regji te Clint Eastwood

9. Pursued (1947) me regji te Raul Walsh

10. Rio Bravo (1958) me regji te Howard Hawks

ps: nuk e kam pare asnjehere “C’era una volta il West” te Sergio Leone-s, qe padyshim duhet te meritoje nje vend midis më te mirëve filma western !

 

  Image result for heaven's gate michael cimino poster

  Image result for my darling clementine movie Image result for the gold rush charlie chaplin

 


– Filmat Melodrama:

Po e vazhdoj me nje zhanër (gjini) tjeter filmi qe e kam fort per zemër, melodramën, edhe pse sot eshte veshtire te gjesh filma te mire te ketij zhanri.

Zyrtarisht, melodrama eshte nje zhanër qe ne origjine vjen nga teatri e ku momente lumturie dhe momente fatkeqesie gershetohen me njeri-tjetrin dhe gjate te cilëve, nga momenti ne moment, fatkeqesia mund te triumfoje. Temat kryesore te melodramave jane persekutimi i pafajesise, besa e prerë, miqesia hipokrite, dashuria e tradhetuar, triumfi i tiranisë. Shkurt : situata patetike.

10 melodrama qe i kam fort per zemër:

1. Angst Essen Seele Auf (Ali: Fear eats the soul) (1973) me regji te Rainer  Fassbinder

2. Imitation of Life (1959) me regji te Douglas Sirk

3. The bridges of Madison County (1995) me regji te Clint Eastwood

4. An affair to remember (1957) me regji te Leo McCarey

5. City Lights (1931) me regji te Charles Chaplin

6. Hable con ella (2002) me regji te Pedro Almodovar

7. The Ghost and Mrs Muir (1947) me regji te Joseph Mankiewicz

8. Home From the Hill (1960) me regji te Vincente Minnelli

9. Titanic (1997) me regji te James Cameron

10. All that Heaven allows (1955) me regjit e Douglas Sirk

 

  

Image result for vincente minnelli home from the hill  

 

August 18, 2009

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s