TOP 10 FILMA EPIKE, POLITIKE, DOKUMENTARE

Filmat dokumentarë:

Shpesh i them vetes se, duam apo nuk duam, e ardhmja e fiksionit (e “filmit artistik”, ose e “filmit me metrazh te gjate”), heret a vone, do te jete dokumentari. Jo se “filmi dokumentar” do te zevendesoje fiksionin ( njeriu ka dhe do te kete perhere nevoje per fiksion, per “ikje” nga realiteti, per trillim), por dokumentari, dokumentarizimi i ngjarjeve dhe historive njerezore do te zërë gjithe e më shume vend ne filmat artistikë.

Ne nje fare menyre, mund te thuhet se ka dy lloj filmash dokumentarë (flasim gjithmone per dokumentarin artistik):
1- dokumentari për dikë, për diçka,… (nje ngjarje, nje personazh,…)
2- dokumentar i “fiksionuar”, i “shpikur”, dmth nje dokumentar ku heronjtë luajne vete rolin e tyre, “si ne film”. Ketu fillon dhe lind i famshmi debat mbi kufirin midis fiksionit dhe dokumentarit dhe ajo qe shprehja me lart mbi dokumentarin si ardhmëri e fiksionit.

10 Dokumentarë qe me pelqejne shume e me vijne ne mendje (sigurisht qe do kem harruar jo pak…) :

1. A l’Ouest des rails (Tie Xi Qu: West of the Tracks)- 2003 me regji te Wang     Bing (Kinë)

2Le fond de l’aire est rouge (A grin without a cat / Horizonti eshte i kuq)-1977 me   regji te Chris Marker  (France)

3. Les maîtres-fous (The Mad Masters)-1954 me regji te Jean Rouch (France)

4. In girum imus nocte et consumimur igni (1978) me regji te Guy Debord (France)

5. Grizzly man -2004 me regji te Werner Herzog (Gjermani)

6. Itchkéri Kenti (Bijtë e Ceçenisë)-2007 me regji te Florent Marcie

7. S21 -2002 me regji te Rithy Panh (Kamboxhia)

8. Le moindre geste (Më i vogli xhest)-1971 me regji te Fernand Deligny (France)

9. Fortini/Cani -1973 me regji te Jean Marie Straub & Danielle Huillet (Itali)

10Nuit et Brouillard (Night and Fog)-1956 me regji te Alain Resnais (France)

Po ashtu, me kane pelqyer shume e meritojne te permenden : Las Hurdes (Luis Buñuel), Le Brahmane du Komintern (Vladimir Léon), By the ways (Vincent Gerard & Cédric Laty), Retour à Kotelnitch (Emmanuel Carrère), Rue Santa Fé (Carmen Castillo).

*Do deshiroja shume te shihja : Shoah (Claude Lanzmann), Le Chagrin et la Pitié (Marcel Ophüls), Comizi d’amore (Pasolini), Nanook of the North (Robert Flaherty), Menk [Ne] (Artavazd Pelechian), Sans soleil (Chris Marker),Traite de bave et d’eternite (Isidore Isou), Méditerranée (Jean-Daniel Pollet), News from home (Chantal Akerman), Le sang des bêtes (Georges Franju).

 

   

Image result 

Image result Image result

Image result for s21 movie 2002  Image result

 


Fimat Politike:

Mendimi im (dhe nuk besoj te jem i vetmi) eshte se, gjithshka ne kinematografi eshte politikë. E vetmja menyre per nje regjizor apo produktor per te na bindur se permes filmit te tij ai nuk ka bere politikë, eshte të bëjë diçka që i ngjan gjithshkaje (paçavure,video-clip,…), perveç kinematografise ! Perndryshe, çdo film, qe meriton te therritet film, eshte politikë.
Megjithate, ekziston nje zhaner me vete, filmi politik, si zhanër, i cili vë ne skene ushtrimin e pushtetit nga njera ane, dhe nga ana tjeter, perpjekjet e individit ose te nje grupi individesh per te realizuar marrjen e tij. Filmi politik gjithashtu perfshin kauzat e medha per liri, progres, luften kunder racizmit e diskriminimeve te tjera. Nje nga nen-ndarjet e tij eshte “drama sociale” (filmat sociale, siç quhen zakonisht), qe nuk po i fus ne kete postim e do u kushtoj nje postim me vete.

Kur eshte i mire, filmi politik mund te jete i hatashem, por si duket zhanri eshte i veshtire per te qene i arrire, edhe pse i lehte ne dukje.

10 Filma Politikë, te preferuarit e mi :

1. Salò o le 120 giornate di Sodoma (1975) me regji te Pier Paolo Pasolini (Itali)

2. Notre musique – Muzika jone – (2003) me regji te Jean-Luc Godard (France)

3. Dernier maquis –Çeta e fundit- (2008) me regji te Rabah Ameur-   Zaïmeche (France)

4. Nicht versöhnt– Të papajtuar– (1965) me regji te D. Huillet & J.-M.   Straub (Gjermani)

5. Hunger (2008) me regji te Steve McQueen (Angli)

6. Palombella Rossa (1989) me regji te Nanni Moretti

7. Dalla Nube alla Resistenza (1979) me regji te D. Huillet & J.-M. Straub (Itali)

8. Le Dictateur (1940) me regji te Charles Chaplin (USA)

9The Cheyenne autumn (1964) me regji te John Ford (USA)

10. Buongiono, notte (2003) me regji te Marco Bellocchio

Nese ka nje “film politik” qe do doja ta shikoja, eshte ai i Eisenstein-it: “Staroye i novoye“ (La ligne générale)- 1929.

  

 

  

Image result for the dictator charlie chaplin movie Image result for the cheyenne autumn

 


Filmat Epike

Per ta mbyllur kete faqe postimesh dedikuar zhanreve te kinemase:

Deri më tani, kam bere pak hilé : kam anashkaluar dy zhanret kryesore te filmit: komedine dhe dramen (qe sigurisht e ka burimin nga teatri antik grek: ndarja ne komedi dhe tragjedi, qe eshte ndarje ne funksion te distances ne raport me realen e perjetuar nga personazhet). I kam anashkaluar per arsyen e thjeshte se duke qene zhanret kryesore, isha i sigurt se do lija pa permendur jo pak filma qe me pelqejne.

Zhanri i komedise ka nen-ndarjet e veta (komedi socialesentimentale, dhe burleske), ndersa ai i drames po ashtu ka si nen-ndarje dramen psikologjike (ku bejne pjese dhe filmat “drame adoleshence” per te cilet shkruajta diçka), drama sentimentalesociale, 

dhe epike. Kete postim po ja dedikoj kesaj te fundit, pra dramës epike. Jane jo pak filma qe me pelqejne nga ky zhanër!

Ajo qe i dallon filmat epikë eshte fakti se e verteta (historike) nuk eshte kriter kryesor : vendin e historikes e ze heroikja !

10 Filma Epikë qe i dua fort:

1. The New World (2005) me regji te Terence Malick (USA)

2Accattone (1961) me regji te Pier Paolo Pasolini (Itali)

3Honor de cavalleria –Nderi i kavalerisë (2006) me regji te Albert Serra (Spanje)

4. Andrei Roublev (1966) me regji te Andrej Tarkovsky (Rusi)

5. Malet me blerim mbuluar (1971) me regji te Dhimiter Anagnostit (Shqiperi)

6. Once Upon a time in America (1983) me regji te Sergio Leone (U.S.A.)

7. Taxi driver (1976) me regji te Martin Scorsese (USA)

8. Greed (1925) me regji te Erich von Stroheim (USA)

9. El Cant dels ocells -(2008) me regji te Albert Serra (Spanje)

10. Il gattopardo (1963) me regji te Luchino Visconti (Itali)

 

     Related image

  Image result for greed erich von stroheim full movie

Image result for el cant dels ocells movie  Image result for il gattopardo poster

 

Shtator 29, 2009

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s