IV. VITET ’70: “NEW HOLLYWOOD” DHE RADIKALIZEM IDENTITAR.

Vitet ‘70: Tentativa e fundit e quajtur “New Hollywood”. Rradikalizëm identitar në Europë e gjetkë. Dhe: fundi i Kinemasë??

Hakshe hakshe, kinemaja e viteve ‘70 ne Europe fillon me “Majin ‘68″, ndersa ne USA me Anti-Kulturen  (qe ne muzike arriti apoteozen e saj me Woodstock-un), por qe ne kinema perkthehet me ate qe sot quhet “New Hollywood“, levizje kinematografike thellesisht e influencuar nga moderniteti i kinemase europiane te viteve ‘60. Ose ndryshe: tentativa e fundit e regjizoreve amerikanë per te marre nga brenda kalanë, dmth pushtetin e Studiove te Hollywoodit. Dhe vete kjo ide e pushtetit te tyre mbi Studiot, u mbeshtet fuqishem tek ideja e re e “kinemase autoriale”, pjelle e “Vales se Re” franceze (e jo vetem!) te viteve ‘60.

Filmi i pare i suksesshem “New Hollywood” ishte “Easy Rider” me regji te aktorit Dennis Hopper, qe i hap rrugen nje numri te konsiderueshem regjizoresh: Francis Ford Coppola (2 palma te arta ne Kanë: me “The Conversation” ne ‘74 dhe me “Apocalypse Now” ne ‘79) , Woody Allen (me komedite e tij plot nevroza seksuale), George Romero (qe futi zhanrin horror ne shina moderniteti), Martin Scorsese, Kubrick, Cassavetes, Spielberg, Lucas, Brian de Palma, Michael Cimino, Terrence Malick. Eshte periudha kur shumica e filmave amerikane kane tema ‘mashkullore’,  prej nga dhe shkelqimi i aktorëve meshkuj: Jack Nicholson, De Niro, Dustin Hoffman et Al Pacino.

Ne Europe e gjetiu, bie ne sy rradikalizimi identitar i regjizoreve, te cilet permes filmave te tyre shtrojne shpesh pyetjen : “Kush jemi ne?”. Ne Gjermani shkelqen Rainer Fasbinder (pa dyshim, regjizori më produktiv ne historine e kinemase: ne 12 vjet krijimtari (1970-1982) realizoi 46 filma! rekord: 4 filma ne vit !!), por edhe Wim Wenders (filmat e tij te viteve ‘70 jane te shkelqyer : “Alice in den Städten”, “Im lauf der zeit” e “Der Amerikanische Freund”) e mbi te gjithe, Werner Herzog (nje nga dy-tre te rrallet kineaste te medhej ende ne aktivitet qe nuk ja kane shitur shpirtin djallit).

Ne Rusi, ne vorbullen e mediokritetit te kinematografise soc-realiste, shkelqen Tarkovski. Filmat e tij, te shfaqur me pikatore ne festivalet e filmit ne Europe, mrekullojne publikun perendimor per nga spiritualiteti dhe intemporaliteti qe perçojne. Ndersa ne vendet qe rendom quheshin asokohe ‘vende te botes se trete’, ndodh nje eksplozion i papare i kinemase: India dhe drita e saj aq fotozhenike, ne vitin 1971 realizion gati po aq filma sa dhe USA: 433 !

Dhe si zakonisht, ciklet e historise se kinemase mbyllen gjithmone atje ku edhe kane lindur: ne Amerike. Fundin e “New Hollywood”, fundin e pushtetit te regjizoreve mbi Studiot, e vulos perfundimisht deshtimi financiar  i kryevepres se regjizorit Michael Cimino “Heaven’s gate” (ne 1980), edhe pse nje vit me pare ai kish korrur nje triumf fenomenal ne sallat e kinemase me “The Deer Hunter” (Palme e Arte ne fest e Kanes, 1979). Deshtimi komercial i filmit ne fjale sjell rrenimin e “United Artists”, te famshmes kompani te themeluar ne 1920 nga Charlie Chaplin dhe Griffith nderkohe qe “One from the eart” (1980) e fut Francis Coppolan ne borxhe deri ne gryke : studjot e Hollywoodit pushojne se plotesuari kerkesat faraonike te regjizoreve duke i detyruar ata te jene thjesht ”filmmakers”. Thjesht zanatçinj- u themi ne në shqip…
Nga ana tjeter, fundi i pushtetit te regjizoreve mbi Hollywoodin shoqerohet me lindjen e nje fenomeni i cili vazhdon te jete qendror edhe sot e kesaj dite ne kinemane amerikane por dhe boterore : lindjen e blockbusters, inaguruesi i  vertete i te cileve kane qene filmat fantastiko-shkencore dhe më konkretisht, trilogjia “Star Wars” e George Lucas (1977).

Por fundi i “New Hollywood’ (viti 1980), gjithsesi korrespondon (rastesi??) edhe me nje date kyçe te historise politike, morale dhe sociale te Amerikes : zgjedhjen e Roland Reganit (nje ish-aktori hollywoodian, ç’ironi!!) si president te SHBA-ve, duke inaguruar mbylljen e erës se viteve ‘60-70 dhe duke hapur nje erë te re ultrakonservatore (politikisht) dhe ultraliberale (ekonomikisht). Por per te qene te sinqerte: a nuk e kish parashikuar Scorsese tashme kete, qe ne vitin 1976 me të mrekullueshmin e tij “Taxi Driver” ? Ose Pasolini, nje vit me pare, pra ne 1975, me “Salo”-n e tij ?!
Fundi i Historise??
Apo fundi i kinemase?

 

 


————————————————-————————————————-

TOP subjektiv te filmave te mi te preferuar te viteve ‘70 :

1. Stalker (Andrei Tarkovski, BRSS 1979) – poema me e bukur metafizike e Historise se kinemase (gjithmone sipas meje!!)
2. Salò o le 120 giornate di Sodoma (Pier Paolo Pasolini, Itali 1975) – i vetmi film ne bote qe sa here e shikoj, me mundeson te kuptoj diçka nga vetja… 
3. La maman et la putain [The Mother and the Whore] (Jean Eustache, France 1973)
4. Zerkalo [ The Mirror] (Andrej Tarkovski, BRSS 1974)
5. The Big Red One (Samuel Fuller, USA ) 1980 – pa diskutim filmi me i mire me lufte qe me eshte dhene te shikoj
6. Angst essen seele auf [Ali: fear eats the soul] (Reiner Fassbinder, Gjermani 1973)
7. Jeanne Dielman (Chantal Akerman, France 1975)
8. A Clockwork Orange (Stanley Kubrick, USA/UK 1971)
9. Edvard Munch (Peter Watkins, Norvegji 1974)
10. Taxi driver (Martin Scorsese, USA 1976)
11. Professione: reporter (Michelangelo Antonioni, USA/Itali 1975)
12. Seasons (Artavazd Pelechian, Armeni 1972) – kjo perle 30 minuteshe eshte free ne youtube 
13. The effect of the gamma rays on man-in-the-moon marigolds (Paul Newman, USA 1972)
14. El espíritu de la colmena (Victor Erice, Spanje 1973)
15. Apocalypse now  (Francis Coppola, USA 1979)
16. Carrie (Brian de Palma, USA 1976)
17. Deep end (Jerzy Skolimowski, Angli/Poloni 1970)
18. Opening Night (Cassavetes, USA 1977)
19. Sauve qui peut (la vie) (Jean-Luc Godard, France 1980)
20. The Deer Hunter (Michael Cimino, USA 1979)
21. Ma nuit chez Maud (Eric Rohmer, France 1969)
22. Nosferatu phantom der nacht (Herzog, 1979)
23. Macadam cowboy (John Schlesinger, USA 1969)
24. Moses und Aron (Staub/Huillet, France 1974)
25. Heaven’s gate (Michael Cimino, USA 1980)
26. Rosemary’s baby  (Roman Polanski, USA 1969)
27. Days of Heaven (Terrence Malick, USA 1979)
28. Close Encounters of the Third Kind (Steven Spielberg, USA 1977)
29. Aguirre (Werner Herzog, Gjermani 1972)
30. Horí, má panenko [The firemen’s ball] (Milos Forman, Cekosllovaki, 1969)

____________________________

Top ‘objektiv’  i filmave te viteve ‘70 konsideruar si kryevepra, por qe personalisht nuk me pelqejne:

  • The Exorcist (William Friedkin)
  • One flew over the cuckoo’s nest (Milos Forman)
  • The godfather (Coppola)
  • The Holy Mountain  (Alejandro Jodorowsky)
  • Solaris (Andrei Tarkovski)
  • Chinatown (Roman Polanski)
  • El Topo (Alejandro Jodorowsky)
  • Z (Costas Gavras)
  • Hair (Milos Forman)
  • Eraserhead (David Lynch)

 

 

Advertisements