III. VITET ’50 -’60: SHPERTHIMI I KINEMASE & KALIMI NE MODERNITET

Vitet ‘50-60: fundi i ‘uzinës së ëndrrave’ + shpërthim i kinemasë nëpër botë. Dhe kalimi në modernitet: la Nouvelle Vague!

Zhvillimi i televizionit (mesi i viteve 50) ishte padyshim paniku i dyte i Hollywoodit (Uzines se Endrrave !) qe prej panikut te parë, dmth lindjes se zerit (fundi i viteve 20).  Yjet e medhej (Humphrey Bogart, Gary Cooper) kishin vdekur; regjizoret e talentuar (Hitchcock, Ford…) nuk i do me njeri (fatkeqesisht, pasi pikerisht keto jane vitet kur ata realizojne dhe kryeveprat e tyre !!) dhe presidentët e studiove jane pleq qe kane humbur çdo kontakt me realitetin. Biles ne fund te viteve 60 deshtojne totalisht superproductione te tilla si Cleopatra apo Bibla: Hollywoodi fillon e flet me veten! Ne 1962, sallat e kinemave i frekuentuan 3 here me pak spektatore se ne 1946!

Krejt e kunderta ndodh ne pjesen tjeter te planetit: shperthen kinemaja egjiptiane (Youssef Chahine!) dhe indiane (Satyajit Ray !!) . Brazili (Glauber Rocha !) vihet ne krye te kinemase latino-amerikane, senegalezi Sembene ne krye te asaj afrikane. Japonezet (Wakamatsu, Oshima, Imamura) vihen po ashtu ne kerkim te formave te reja kinematografike : moderniteti lind nga revolta! E nuk po zgjatemi me Italine, ku Antonioni, Fellini apo Pasolini nuk bejne thjesht filma, por vepra arti ne kuptimin me te mirefillte te fjales!

Ne Europe, nese vitet e pasluftes (me perjashtim te neo-realizmit italian) ishin nje katastrofe e vertete kinematografike, nga fundi i viteve ‘50, nje grup çunakesh franceze, kinofilë te thekur (asnjeri nuk studjoi per kinematografi!! Pse i kish lene mendja ??) pasi shkruan artikujt e tyre te pare tek nje reviste e quajtur “Cahiers du Cinéma” (fletore kinemaje e themeluar nga André Bazin, ndofta i vetmi kritik i mirefillte i gjithe historise se Kinemase) kaluan nga kritika tek realizimi. Per here te pare ne historine e artit te 7, kinofilët behen… kineaste! Filmat e tyre, nje grua intelektuale franceze i quajti ‘nouvelle vague’ (vala e re). Dhe ashtu ngeli : LA NOUVELLE VAGUE lindi!

Dhe ç’eshte më interesante eshte se, edhe ne plot vende te tjera, fillon e flitet per ‘Valë te re’ : meksikane, japoneze, braziliane etj etj. Ne Poloni, Roman Polanski pasionohet pas filmimit te pasioneve njerezore duke injoruar kanonet e real-socit, çeku Milosh Forman shkelqen me komedite e tij ironike; armenianet Paradjanov et Peleshian bejne filma te lire e poetike si pakkush! Shkurt, nje numer jo i vogel kineastesh anembane botes (me ne krye kryeterroristin e kinemase, frëngun Jean Luc Godard) arrijne te realizojne filmat e tyre personalë dhe introspektivë, duke materializuar pikerisht permes tyre idete per imazhin, duke e konsideruar ate si gjuhe (language) qe shtron pyetje reale mbi kohen, hapsiren, ngjyren dhe formen; krej e kunderta e kinemase argetuese, entertainement. Uffff, me ne fund, kinemaja, kjo vashez 40-50 vjeçare, hyn ne modernitet!  (edhe pse gezimi nuk zgjati shume: pas nje dhjete vjeçari, kinemaja do te kthehej prap ne ‘identitet’, pra rifilloi prap ‘filmi i vjeter’ ku kinematografia luan rolin e vajzen varfanjake te arteve, e degdisur ne lozhen e nje arene Cirku, dmth argetimi).

Megjithate, edhe pse ne Amerike sallat e kinemase e humbin betejen perballe Televizionit, pikerisht ne vitet 50-60, regjizoret e konfirmuar hollywoodiane realizojne edhe filmat e tyre më te arrire dhe më anti-konvencionalë. Jo rastesisht melodrama (formë filmike qe shpreh ne menyre te shkelqyer krizen e mikro-borgjezise amerikane te pasluftes) shkelqen. Ato të Douglas Sirk jane me famë: ne filmat e tij- te cilet nuk jane aspak sentimentalë- fytyrat e personazheve jane te lëmuara, por krisja eshte e supozuar: lufta dhe triumfi i dashurise ndaj rregullave konvencionale te borgjezisë, pranimi i ngjyrës se lëkurës, diferences seksuale, fitorja e lumturise kunder fatkeqesise nuk jane gjithmone te garantuara, por për Douglas Sirkun e madh, kauza nuk eshte e humbur dhe ja vlen gjithmone te luftosh.
rebelwithoutacause-KA-1Po ashtu, filmat e Nicholas Ray jane të nje subversioni te hatashem (i famshmi “Rebel without a cause” me James Dean  – format i gjere ekrani dhe ngjyra flakeruese !!) shprehin me se miri faktin se ne ç’pike shoqeria amerikane e atyre viteve ishte kthyer ne nje tenxhere me presion!

Dhe e gjithe kjo periudhe, mbyllet par excellence po ashtu ne USA, ne djepin e kinemase, me daljen ne skene te John Cassavetes (fundi i viteve ‘60), babait te kinematografise indipendente amerikane: i frymezuar nga liria, freskia, spontaneiteti i “Vales se re” franceze dhe europeane ne pergjithesi, më ne fund, nje aktor-regjizor i talentuar amerikan, merr kameren ne sup dhe filmon ne menyren me te çlirshme te mundshme kryevepren e tij: FACES!

faces cassavetes

__________________________________________________________________

Top-30 subjektiv i filmave te mi te preferuar te viteve ‘50-60 :

1. Il vangelo secondo Matteo (Pier Paolo Pasolini, Itali 1964) – kush tha qe kinemaja eshte vetem imazh?? Mund te jete edhe vetem zë: mjafton te degjosh kete mallkim-lutje te Jezusit te Nazaretit nga filmi ne fjale dhe zëre se ke ’parë’ filmin
2. Les parapluies de Cherbourg [The Umbrellas of Cherbourg] (Jacques Demy, France 1964) – sipas meje, më e bukura ”Palmë e Artë” e gjithe historise se Kampionatit Boteror te filmit, dmth te Festivalit te Kanës. Dhe finalja me e bukur e nje filmi, ever (per mendimin tim, sigurisht!)
3. Vertigo (Alfred Hitchcock, USA 1958)
4. Vivre sa vie (Jean Luc Godard, France 1961)
5. L’avventura (Michelangelo Antonioni, Itali 1960)
6.  The night of the hunter (Charles Laughton, USA 1955)
7. Tokyo story (Yasujiro Ozu, Japoni 1953)
8. The man who shot Liberty Valance (John Ford, USA 1962)
9. Dancer in the rain (Stanley Donen, USA 1952)
10. Lola (Jacques Demy, France 1961))
11. Le Mépris (Jean-Luc Godard, 1963)
12. Pickup on South Street (Samuel Fuler, USA 1954)
13. Pather Panchali (Satyajit Ray, Indi 1955)
14. Lola Montes (Max Ophuls, USA 1955)
15. Akasen chitai (Kenji Mizogutchi, Japoni 1956)
16. West Side Story (Robert Wise, USA 1961)
17. Ordet (Carl Theodor Dreyer, Danimarke 1955)
18. Tea and Sympathy (Vincente Minelli, USA 1956)
19. Tystnaden [The silence] (Ingmar Bergman, Suedi)
20. Tini zabutykh predkiv (Serguei Paradjanov, BRSS 1965)
21. Accatone (Pier Paolo Pasolini, Itali 1961)
22. Mogambo (John Ford, USA)
23. Faces (John Cassavetes, USA 1968)
24. Some like it hot (Billy Wilder, USA
25. La dolce vita (Federico Fellini, Itali 1960)
26. Deserto rosso (Michelangelo Antonioni, Itali 1965)
27. An affair to remember (Leo McCarey, USA 1957)
28. La jetée (Chris Marker, France 1963)
29. Muriel (Alain Resnais, France 1963)
30. Imitation of Life (Douglas Sirk, USA 1959)

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s