– Spanje

Todo sobre mi vida (“Dhimbje dhe famë” [Dolor y gloria] – film spanjoll me regji të Pedro Almodovar)

Nuk i kisha pare dy filmat e fundit te me te famshmit regjizor aktual spanjoll, pra te Almodovarit : as “Los amantes pasajeros” por as “Julieta” (te cilin, ne fakt, do doja ta shihja nje dite). Nuk me paten interesuar : qe prej “La piel que habito  (Lekura nen te cilen jetoj), film qe me kish zhgenjyer, kisha krijuar pershtypjen se Almodovar nuk mund te ‘riciklohej’ më dhe e kisha braktisur, si te thuash, pa ndonje inat (filmi i fundit i tij qe me ka pas pelqyer ka qene “Perqafimet e ndrydhura, në 2009)

Por “Dolor y gloria” jo vetem u prit fort mire ne festivalin e fundit te Kanes por ato medie te cilave ua kam deri diku besën, mendonin se filmi e meritonte plotesisht Palmen e Arte (çmim qe Almodovar nuk e ka marre kurre). Dhe levdatat ishin me superlativa.

E qe ne fakt, jane te merituara.

*

Résultat de recherche d'images pour   “Dolor y gloria” eshte film thellesisht autobiografik, biles eshte hera e pare qe Almodovar ben nje te tille (edhe pse, në plot filma te tij fshiheshin elemente autobiografike).

Historia eshte ajo e Salvador Mallo-s, nje regjizor tek te 50-at (qe kohe me pare ka njohur nje sukses te jashtezakonshem (gloria) por qe aktualisht nuk ben më filma per shkak te dhimbjeve (dolor) te shumta fizike per shkak te te cilave ai vuan. Rastesisht, Salvadori ritakon Alberto Crespo-n, aktorin-fetish te tij te dikurshem me te cilin eshte zemeruar prej shume vitesh.
Salvadori, gjithashtu, rikujton gjate filmit femijerine e tij me nenen e saj ne Paterna,  qytetin e vogel te lindjes (rolin e te jemes e luan Penelope Cruz)

Rolin e regjizorit e luan Antonio Banderas, aktor-fetish i Amodovarit në plot filma te tij. Pra eshte me teper se evident karakteri aurtobiografik i filmit i cili, fare mire mund te quhej “Todo sobre mi vida” (si homazh i nje tjeter filmi te Almodovar e qe titullohej “Todo sobre mi madre” (Gjithçka mbi nenen time) : GJITHCKA MBI JETEN TIME !

Résultat de recherche d'images pour

*

Filmi i mire, shume shume i mire biles!  Në pamje te pare, ai nuk permban asnje intrige dramatike : personazhi kryesor ka vetem nje objetiv : te qetësoje dhimbjet e tij fizike (kryesisht nepermjet drogerave te forta si heroina) dhe keshtu te kete mundesi te rifilloje aktivitetin e tij profesional. Por Almodovar arrin te perçoje nje fuqi emocionale qe sot eshte fort e rralle në kinema ! (pa dyshim, pêrmes melankolise se gezueshme, karakteristike jo pak tipike e filmave te tij).

Shumë spektatorë mund te thone se filmi eshte nje far “8 & ½” e Fellinit. Dakort (po te kemi parasysh qe nje pjese e mire e tij ngrihet mbi kujtimet (souvenirs), biles shpesh edhe ato intime (filmi, meqe rà fjala, mund te titullohej edhe me nje titull te tretë: HUMILITY – Përunjësi), por lënda kinematografike e spanjollit nuk ka shume te beje me ate te italianit dhe eshte e nje tjetre natyre nga “8 & ½”.

E meqe dolem tek filmat autobiografike, ja nje top-15, sigurisht subjektiv, i filmave te mi te preferuar autobiografikë 

1. The Mirror (Zerkalo) – film rus me regji te Andrej Tarkovskit

 

 

 

 

2. 8 & ½  – film italian me regji te Federico Fellinit

 

 

 

3. Ne nuk do plakemi bashkë (Nous ne vieillirons pas ensemble) – film francez me regji te Maurice Pialat

 

 

4. The time that remains – film palestinian me regji te Elia Suleiman

 

 

5. Caro diario – film italian me regji te Nani Morettit

 

 

6. The boys from  Fengkuei – film taivanez me regji te Hou Hsiao Hsien

 

 

7. Rruga Santa Fé – dokumentar kilian me regji te Carmen Castillos

 

 

 

8. Vizita, ose: kujtime dhe rrefime (Visite ou mémoires et confessions) – film portugez me regji te Manoel de Oliveira

 

 

 

9. JLG/JLG autoportrait de décembre – film francez me regji te Jean-Luc Godard

 

 

 

10. Takeshis – film japonez me regji te Takeshi Kitano

 

 

 

11. Le filmeur – film francez me regji te Alain Cavalier

 

 

Image associée12. Portret i nje vashëze në Bruksel në fund te viteve ’60 – film belg me regji te Chantal Ackerman

 

 

 

13. Si jam grindur me jeten time seksuale (Comment je me suis disputé… ma vie sexuelle) – film francez me regji te Arnaud Desplechin

 

 

Image associée14. Të dashurat e mia te femijerise (Mes petites amourueses) – film francez me regji te  Jean Eustache

 

 

 

15. Mektoub my love – film francez me regji te Abdellatif Kechiche

 

 

*

Filmit te fundit te Almodovar sigurisht qe i duhet gjetur nje vend ne kete liste

Image associée

 

Nota 9.0

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements