Emir Kusturica

“Zavet” (primise me this) – film serb nga Emir Kusturica

Me ne fund pashe filmin e ri te Kusturices.

Ne fakt, filmi nuk çalon per nga forma, ai eshte film PO AQ kusturician sikunder dhe filmat e tij te meparshem (jam dakort qe tani ai thjesht perserit veten). Por per mua, problemi i filmit eshte permbajtja e tij. Dhe ajo, ne fakt, eshte reaksionare, konservatore. 

Mesazhet reaksionare te “Zavet” (”Më premto”, “Promise me this“), edhe pse te fshehura (ne dukje, shikohen veçse kurva, mafioze, fshatare, gjela-deti, lopë…etj) jane:

– poshte qyteti, poshte qytetaria. Rrofte fshatarlleku, rrofte katundaria !(qe ne kontekstin serb, perkthehet : “Rrofte Pale, kryekatundi i republika serbska, poshte Sarajevo, qender e civilizimit”
-poshte Amerika (si komb) – filmi tallet hapur me dy kullat binjake te 11 shtatorit.
-poshte Europa ( nje personazh tallet hapur me “normat e vendosura nga BE-ja” per paqen ne Bosnje).
-Poshte NATO (ne gojen e nje personazhi, degjohen aluzione tallese per NATO-n, por me tone nihiliste)
-Poshte moderniteti (kur Kusturica filmon qytetin, filmon veçse vajza me xhinse te ngushta, qe i karikaturon si kurva. Ndersa per personazhin e tij kryesor, djaloshin e ri nga fshati, zgjedh nje vashez gjithe nure e bukuri !! Sigurisht, katundarët kane gusto, “dine te zgjedhin”  )
-poshte demokracia. Personazhet e jetes politike ne filmin e tij jane veçse nje tufe me mafjoze, qe blejne tendera ndertimi me rrushfete. “Ja, u thote Kusturica serbeve, deshet demokraci ? Ja ku e keni, nje tufe me mafiozë”.
-Poshte George Bush (nje personazh i filmit thote: “Hitleri vriste çifutët nga inati; ky i sotmi (pa ja thene emrin Bushit) vret arabet (pa ja thene emrin ketyre te fundit) nga budallalleku”

Që Kusturica eshte nostalgjik i ish Jugosllavise se Titos kjo eshte e drejte e tij, por qe kete nostalgji, keto frustracione (mllefe, siklete) t’i shfryje permes nje paçavureje te tille fundamentaliste (ikona ortodokse gjate gjithe filmit !!), cinike (tallet keqas me gra te trasha ne peshë !!), maskliste, vulgare (kulmi eshte skena e kastracionit !!), meskine, populiste, nuk ma priste mendja.

Dikur, para 10 vjetesh, mediat e akuzuan per pro serb, kur beri “UNDERGROUND”. Mendoj se ja kishin me te pa drejte. Asokohe, Kusturica deklaroi qe nuk do bente më filma. Por pas pak vitesh nderroi mendje. Te kish ndenjur me mendjen e pare, nuk do kish bere keq… Ka lënë koqen e namit me kete paçavuren e fundit…


trailer i filmit:
 http://www.dailymotion.com/video/x47…ost_shortfilms

 

Posted on 14th March 2009
Under: SerbiKusturica | No Comments »

Advertisements