Valerie Donzelli

“La guerre est déclarée” (”Gjendje lufte”)-film francez me regji te Valérie Donzelli

Ne festivalin e Kanës 2011, ky ka qene filmi triumfues persa i perket edhe publikut, edhe kritikes. Ndersa une… jam i dyzuar, edhe po edhe jo…

Kesaj vajzes, aktore per nga zanati, i kam peqyer qamet filmin e saj te pare “Mbreteresha e molleve“. Ky eshte filmi i saj i dyte, qe rrefen nje histori te vertete : perpjekjet e saj dhe te burrit te saj (qe po ashtu, luan rolin e vetes ne film) per te shpetuar djalin e tyre 2 vjeçar nga nje kancer.
Femija shpeton (kjo mesohet qe ne fillim te filmit) por çifti … ndahet. Dhe ne fakt, filmi, me teper se me semundjen e femijes, ‘fshehtazi’ trajton temen e çiftit.

Per mendimin tim, filmi eshte teper modern, me teper “seç duhet”, teper “i kohes”. Perzgjedhjet muzikore jane teper moderne. Muzika eshte prezente pothuaj gjithe kohes. Ne vend qe te me prekte mizaskena, me preku muzika. Por muzika, pa imazh, fundja ka te njejtin efekt, apo jo ?!

Mua me duket se filmi eshte bere “siç duhen bere sot filmat franceze me shije“, dmth në linjen e atyre te Christophe Honoré, dmth ne linjen e Fraçois Truffaut. Nuk them se filmi nuk eshte i mire, as se nuk me pleqeu, por seç ka diçka prej te paprekshmeje, ky film.
Ne dy sense :

1. ne sensin negativ te fjales ‘i paprekshem’ : a kritikohet nje film qe flet per nje femije dy vjeçar qe ka kancer ? Vetem te jesh i pashpirt ! Ky fakt si dhe fakti qe jane prinderit e vertete qe luajne dy rolet kryesore ne film, e bejne disi te pamundshme kritiken ndaj filmit. Te paprekshem, ne sensin negativ te fjales.

2. ne sensin pozitiv te fjales ‘i paprekshem’ : pikerisht, fakti qe vete dy aktoret kryesore e kane perjetuar prej verteti kete ngjarje, e ben filmin te paprekshem, te pa-atakueshem pasi ai kthehet, ne kete menyre, ne nje far’ dhurate, trashegimie per djalin e tyre (tashme 7 vjeçar !). Por jo vetem per djalin, por edhe per mjeket, trupen mjeksore (doktore, infermiere…). Biles edhe per Sherbimin Publik Mjeksor Francez, te cilit edhe filmi i dedikohet (ky dedikim shprehet qartazi permes nje tabele, ne fund te filmit). Ndofta kjo eshte dhe arsyeja qe, in fine, filmi me pelqeu, me terhoqi.

7.0
   

***

Posted on 20th September 2011
Under: FranceCannes | No Comments »

Mbreteresha e molleve – komedi franceze me regji te Valérie Donzelli


Regjizore, por dhe aktore kryesore, per Valérie Donzelli-n ky eshte filmi i saj i parë.I realizuar me fare fare fare pak parà, “Mbreteresha e molleve” (La reine des pommes) eshte film varfanjak, por jo nga ata filma qe hiqen sikur jane bere me buxhet te ulët, por me te vertete film xhep-grisur ! Por… qe vlen miljona !

Me pelqeu tej mase ! Burlesk,formidabël, i ngritur mbi bazen e nje skenari nuk ka më te thjeshte, por inventiv ne cdo plan, ne çdo minute te tij, filmi trajton situata dashurie, pas nje ndarjeje : nje vajze që e lë i dashuri i saj. Vajzen e luan vete Valeria, por skenari eshte shkruar edhe nga Jérémie Elkaïm, aktor dhe ai, e qe luan ne film rolin e te dashurit te ri te Valerias, por dhe ate te dy djemve te tjere, qe vajza e re takon njeri pas tjetrit.

Filmi me pelqen per modestine, po aq dhe per ambicjen e tij. Ambicioz, pasi vë ne skene temen e perjetshme te ndenjes se dashurise. Modest, sepse narracioni nuk i tutet as momenteve te forta, as momenteve te lehta (dua te them se, modestia e tij shfaqet pikerisht ne faktin qe nuk pretendon te na “heqe petllën” gjate 90 minutave, por na jep kohe te shijojme po aq sa momentet e forta, aq edhe ato te lehta, qofte dhe më pak te arrira).

Homazh ndaj kinematografise franceze “nouvelle vague” te viteve ‘60, “Mbreteresha e molleve” nuk bie per asnje sekond te vetme qe nostalgji kinematografike, por çan rrugen e vet, me abincje dhe modesti, me humor dhe seriozitet !

J’adore !

9.0
***

Posted on 25th March 2010

Under: FranceIndipendent | No Comments »