Tony Gatlif

“Liberté” – film francez me regji te Tony Gatlif

   

Tony Gatlif eshte ndofta i vetmi regjizor ne bote me origjine rome (cigane, me sakt). Dhe eshte fort i njohur me nje film te tijin, te realizuar ne 1997, me titull “Gadjo Dilo” (”Gaxhiu Dilo”).

Personalisht, nuk me kane pelqyer ndonjehere filmat e Gatlif, qe me jane dukur egzotikë, dmth eurowoodianë. Nuk kisha ndermend te shkoja ne kinema te shihja “Liberté” (Liri), filmin e tij te fundit. Por degjova se regjizori kish dekada qe deshironte te bente nje film per terrorin dhe deportimet e perjetuara nga romët (ciganët) gjate Luftes se Dyte boterore. Dhe mendova qe, “Liberté” mund te ishte “Che Guevara” i Tony Gatlif-it (ashtu sikurse me pat pelqyer shume “Che” i Soderbergh-ut, gjithe duke mos qene fans i filmave te tij).

Dola i zhgenjyer… ; “Liberté” eshte nje film teresisht didaktik, akademik, biles nganjehere kusturician (folkloriko-ekzotik). Te vetmet momente interesante jane ato kur regjizori pasqyron kalërimin me kuaj te ciganeve, por dhe kjo, zgjat veçse pak minuta… 

ps: ne film luan edhe nje aktor shqiptar : Arben Bajraktaraj

3.0

***

Posted on 11th March 2010
Under: France | No Comments »