Thomas Salvador

Vincenti nuk ka luspa + Reality + La Sapienza

3 filma-autor parë se fundmi:

“Vincenti nuk ka luspa” -film francez me regji te Thomas Salvator

Vincentit (ne shqip, Vinçenz?) i cili eshte tek te 30-at, natyra i ka dhene nje pushtet e fuqi te mbinatyrshme: forca e tij dyfishohet e trefishihet ne kontakt me ujin! Per ta jetuar ne menyre te plote kete dhunti, djali i ri shkon te banoje ne nje zone te pasur me liqene dhe lumenj, dhe mjaftueshem te izoluar per te qene ne rehatine e tij. Nje dite, Vincenti bie ne dashuri me Lucien.

*

Mrekulli e shkuar mrekullise ky film i pare i ketij regjizori te ri (prej te cilit rastesisht kisha pare nja dy-tre metrazhe te shkurter) : puro kinematografi! Dhe ç’eshte me e hatashmja, behet fjale per nje film te zhanrit fantastik me superheronj! Jam i bindur se, nese regjizoreve te Hollywoodit do u jepej mundesia te shihnin “Vincenti nuk ka luspa”, fshehtesisht do ishin bere xhelozë: me kaq pak mjete, pa me te voglin efekt numerik, me nje realizem qe te lë pa fjale, Thomas Salvador (i cili luan vete rolin kryesor), realizon nje film poetik (pra: po aq edhe komik, po aq edhe prekes, po aq edhe i çuditshem, po aq edhe…),  gjithe duke mbetur brenda zhanrit… fantastik!

Nje film i parë, bere gjithe dashuri e pasion, njesoj si dashuritë e para. Nga te paktet filma per te cilet fjalet e shumta jane fukarallek!

nota: 10 !

trailer:  https://www.youtube.com/watch?v=SsTr05nuXuM


REALITY -film amerikan me regji te Quentin Dupieux

Ne fillim ishte “Steak
Pastaj  ”Rubber
Me vone, doli “Wrong” (nuk e kam parë ndonjehere)
Ndersa vjet, “Wrong Cops

Kete vit, regjizori Quentien Dupieux (alias DJ Mr. Oizo) qe vazhdon te xhiroje ne USA filmat e tij, sjell “REALITY”

*
Po te guxoja ta thoja ne nje fjali te vetme, ajo do ishte : “Reality” eshte nje si ‘variant komik’ i “Inland Empire” te David Lynch. Pra nje enderr brenda endrres, por kesaj rradhe, nje enderr humoristike.

Filmi eshte fort i mire, me perjashtim te nje fakti te vockel: une si spektator e kuptova shume shpejt (qe ne krye te 10-15 minutave) qe nuk do kuptoja asgje per nga intriga (per nga skenari) nderkohe qe, ne kinema, nje film duhet me patjeter t’ja mbaje spektatorit te ndezur shpresen se do vije nje moment dhe ai “do e kuptoje” ate, pra intrigen (edhe pse, nje gje e tille ndofta nuk realizohet as deri ne fund te tij).
Tek “Reality”, kjo ndjesi se “nuk do kuptojme gje per nga skenari” personalisht me erdhi goxha shpejt. Kjo ndofta sepse behet fjale per nje regjister humoristik dhe jo dramatik si tek filmat e David Lynch (pergjate shikimit te “Reality”, shpesh me shkonte mendja tek “Inland Empire” ose edhe “Twin Peaks” ). A thua se komikja e justifikon goxha shpejt moskuptimin (incomprehension) ne nje film, ndersa dramatikja, shume më ngadalë.

Megjithate, a delicious film : extravagant, crazy, incongruous !

nota: 7.5

trailer:   https://www.youtube.com/watch?v=Zyljl85qVxI


“La Sapienza” -film franco-italian me regji te amerikanit Eugène Green

Regjizori i filmit ne fjale nuk eshte dokushdo: Eugene Green (lindur ne Amerike, por emigruar ne Europe ne moshe te re), eshte njeri nga zerat me autentikë e radikale te kinemase indipendente europiane (ose me shkurt, te filmave-autor). Nje autor i vertete. Per shumekend, ndofta dhe i vetmi trashegimtar i denje i Robert Bressonit.

Green  ka realizuar veçse 4 filma ne 12 vjet karriere kinematografike (pergjate 30 viteve te para te jetes se tij artistike, eshte marre me teater). Ky eshte filmi i peste. I parafundit ishte “Murgesha portugeze“,  nje mrekulli kinematografike, njesoj si dhe tema qe trajtonte (mistikja dhe spiritualja).  Ndersa kesaj rradhe (titulli ka per reference kishen “Sant’Ivo alla Sapienza” ne Rome, e ndertuar ne shek XVII nga arkitekt Borromini) regjizori ve ne qender te filmit te tij nje cift francez 40 vjeçaresh, njeri arkitekt e tjetra psikologe, te munduar nga dyshimi mbi sensin e vertete te punes dhe jetes se tyre bashkeshortore. Me qellim shkrimin e nje teksti mbi arkitektin italian te melart cituar, te dy mberrije ne Stresa, ne brigjet e “Lago Maggiore”, ku rastesisht njihen me dy te rinj italiane, vella e moter, njohje qe do ti jape nje sens krejt tjeter udhetimit te tyre neper Itali. *

I nje ekzigjence kinematografike te rralle, “La sapienza” fillon me nje densitet filmik magjepes i cili, nga mesi i filmit e tutje, mu duk se ulet disi. Nje mendje me thote se kjo vjen ngaqe zgjedhja regjizoriale qe ka bere Green, shpesh luhatet midis regjise bresoniane dhe asaj Straubiane. Kam pershtypjen se ka diçka qe nuk shkon ne dualitetin e te dyjave gje qe, per mendimin tim, nuk i lejon filmit te arrije nivelin gjenial te filmit te tij pararendes “Murgesha portugeze”.

nota : 8.5 

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=STgmzlVGKaE

***
Posted on 23rd April 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »