Rabah Ameur-Zaimeche

Dy filma-autor : nje francez, nje japonez :

“Les Chants de Mandrin”(Kenget e Mandrinit)- film francez nga Rabah Ameur-Zaïmeche

Louis Mandrin (ose i njohur ndryshe “Robin Hoodi i Frances”) ka qene nje badit, kontrabandist dhe anarkist i famshem i shek XVIII, fiks para se te ndodhte Revolucioni Francez i 1789-s. Mandrin vdiq ne 1755 dhe nuk e pa ate ngjarje, por ka mbetur i famshem per “kenget e Mandrinit” te shkruajtuara pas vdekjes, fort te popullarizuara gjate Revolucionit, dhe qe i bejne jehone historise s e tij. Temen e krijimit te kengeve te tij (pas vdekjes) e trajton ne filmin e tij te ri regjizori francez Rabah Ameur-Zaïmeche (R.A.Z), regjizor qe une e konsideroj si ardhmerine e kineatografise autoriale franceze, sot per sot : filmi i tij i fundit në 2008-n “Ceta e fundit” (Dernier Maquis) më kish lene pa fjale dhe me kujtohet ta kem vendosur ne nje liste timen top-10 film-politik ever, krah per krah me “Salon ” e Pasolinit apo “Palombella Rossa”-n e Morettit !
Pra s’kam nevoje te nenvizoj se me sa padurim po e prisja “Kenget e Mandrinit”, filmin e rradhës se R.A.Z :

Qe ne fillim te filmit, bie ne sy deshira (e justifikuar!) e regjizorit per te thene disa gjera politike. Ose me sakt, disa gjera te forta politikisht, deshira per te reprezentuar nje univers te veçante, ate te baditeve, te pirateve te Historise se Frances, e sidomos per te parë se ç’rezonancë mund te kete nje botë e tille ne ate te sotmen, pra ne ate te shek. XXI.
Nuk ka si te jem me teper se dakort me keto, por problemi eshte se filmi shpesh reduktohet në një seri pozash, pozimesh. Per shembull, degjohen dialogje te tipit :
” – Vous campez depuis longtemps ?
– Depuis que nous sommes nés.” –

(-Ju fshiheni ketu prej shume kohesh ?
– Që kur kam lindur !)

Do te ishte njesoj sikur sot te besh nje film per te Indinjuarit, dhe replika te ishte :
-Ju e keni ngritur çadren prej kohesh ketu ?
Dhe pergjigja : Qe prej se kam lindur !

Më se shumti te krijohet pershtypja se po asistojme ne nje grumbullim (mbledhje) ekstremistesh te majte (asgje e keqe deri ketu !), muzika qe shoqeron eshte cool, dakort, por fundja edhe nje mbledhje te djathtësh, me perjashtim te muzikes, nje grumbullim i tille nuk do kish ndonje ndryshim te madh !

Ne fakt, problemi i nje far’ fallciteti te filmit qendron ketu (per mendimin tim ):
Nje regjizor qe ben nje film te tille, pyetja e pare qe duhet ti beje vetes nuk duhet te jete : “Cilat jane figurat e medha revolucionare historike ?” por : C’fare eshte nje trup (prej mishi dhe gjaku) revolucionari ? 
Rralle më ishte dhene te shihja personazhe te tille te presupozuar te jenë mendje-ndritur, sy-hapur, me koshiencë te zgjuar, por që ne nje film te pershfaqen fizikisht (trupërisht) kaq të… pergjumur !

Them se R.A.Z ka dale keqas huq me kete film; por kjo nuk do te thote se nuk duhen ndjekur punët e tij te ardhshme !

4.8

trailer i filmit :

————————————————————————————————

 

“Hanezu” – film japonez me regji te Naomi Kawase

  Po të na duhej te zinim në goje dy a tri emra regjizorësh autorialë aktualë japonezë, doemos qe nje nga to do ishte Naomi Kawase ! I ‘vetmi’ problem eshte se qe prej 2008-s kur doli “Pylli i Mogarit“, filmat e saj po me zhgenjejne gjithe e me teper… 
Zor se do shkoj te shikoj filmin e saj te ardhshem.

Në teori, “Hanezu” nuk ka ku te shkojë më kawasian : ngjarja gersheton nje histori aktuale dashurie (nje trekendesh sentimental) me ate te legjendave japoneze, intriga eshte aq sa aktuale edhe intemporale, filmi eshte po aq fiksional sa dhe ‘dokumentaresk’ etj etj etj. Regjizorja eshte vete skenariste, vete kameramane, vete montazhiere !Pra puro film kawasian ! Dhe aq i predispozuar isha ta pelqeja sa qe pergjate shikimit te tij, nuk e vrisja mendjen se ç’nuk shkonte ne të, por më së shumti habitesha me dashamiresine time ! 

“Hanezu” ne fakt eshte film manierist : titulli i sakte i tij me mire do ishte : “Sex, bio & bobo” (bobo u thone ne frengjisht klasave te mesme, borgjezëve bohemë), por te ishte kjo e gjithe e keqja e tij, hajde dé ! Problemi qendron në ate se, në fund te fundit, filmi eshte tmerresisht i lehte e naiv, filmi s’ka piken e peshes : jo pse eshte delikat (ai perpiqet me qenë delikat, por ne fakt eshte manierist !); jo pse eshte “si pa skenar” (ne fakt filmi ka skenar, po ai eshte i dobet e i keq) : shkurt, te krijohet pershtypja se i vetmi qellim i regjizores ka qene qe t’ja dalë mbanë në deshtimin e saj !

Po thoja me vete se, per nje regjizor qe ka moshen dhe eksperiencen e Naomi Kawase-s, ndofta vetem deshira dhe terbimi i nje regjizori si puna e Hong Sang-soo-së (per te marre nje shembull qe po me vjen ne mend) mund te behet burim krijimtarie çliruese dhe ngazellyese. Perndryshe, do ish me mire qe ajo te bente dokumentare, te cilet, zakonisht, i qan !

3.5

trailer i filmit :

***

Posted on 8th February 2012
Under: FranceJaponiIndipendent | No Comments »