Philippe Grandieux

“NJe Liqen” – film francez nga Philippe Grandrieux

Ky Grandrieux eshte mbi te gjitha artist video. Ok, asgje te keqe deri ketu.

Ata qe i pelqejne filmat e tij (gjithesej tre filma: “Ombre”, “La vie nouvelle” dhe ky i fundit, “Un lac” – Nje Liqen – qe personalisht nuk me pelqeu asnje sekonde te vetme), pra avokat-mbrojtesit e filmave te tij thone se ne filmat e Grandrieux, origjinale eshte fakti qe figurativja dhe abstraktja bashkjetojne ndarazi (cote à cote), pa u nderlidhur e pa u perzier me njera tjetren.

Ekzakt! Por ne kete rast, une kete nuk e quaj kinematografi, por instalime videoje per Galeri Arti.

Po ashtu, te njejtet mbrojtes, thone se ne filmat e tij, Grandrieux e interpreton njeriun dhe boten qe e rrethon permes termash puro estetike dhe vetem estetike.

Aferim i qofte: mua, estetika si qellim ne vetvete (formalizmi si qellim ne vetvete), nuk me intereson.

Kete Grandrieux e kam pas degjuar me qejf te madh shpesh ne nje emision per kinemane, cdo te shtune ne radio “FRANCE CULTURE”, kur komentonte filmat e rinj qe dalin cdo jave. Pra, ne nje fare menyre, i kam borxh te pakten 10% te ca gjerave qe me thote mendja qe i di e i ndjej per kete te plastuar kinema.

Keshtu qe une shkova me qejf te madh per te pare filmin e tij, sepse e di qe eshte regjizor me kerkesa, dhe ketu s’ka asgje te keqe, perkundrazi !!

Tani,
Ne kete film, ka plane vertet te hatashme (per ta ilustruar, ja nje shembull ) :

Problemi eshte se keto plane te hatashme per nga bukuria, ekzistojne pa më te voglën dobi. Në film nuk ndjehet fare koha, koha si shtrirje, koha qe rrjedh, koha qe shkon. Here pas here, kamera leviz tmerresisht, a thua se ka rene termet, dhe kete ai e ben per te na imponuar perceptimin (perceptimin e gjerave). Por ne vend qe kjo te ndihmojë ne hapjen e perceptimit te gjerave, perkundrazi, ajo ja mbyll shtigjet! A thua se Grandrieux nuk i beson asgjëje, perveç talentit te tij te presupozuar. Dhe filmi katandiset ne nje gje fare te thjeshte : ne demonstrimin se regjizori ka talent. Shikomëni sa talent qe kam. Nuk pashe film une, pashe vetem idé. Elegancë, po, por jo vertetesievidencë.

Une mendoj se do kish qene 100 here me mire qe Grandrieux ti kish ruajtur filmimet e “Nje Liqen“-it te tij ne hard-disck-un e compiuterit te tij, te kish hedhur disa fotograma ne Internet (thjesht per te na thene qe eshte ende gjalle), dhe kaq do mjaftonte ! Biles do ishte shume interesante dhe intriguese!!
Sepse, po te heqesh “termetin” e herëpas-hershëm te kameres dhe temporalitetin qe siç thashë me lart pothuaj nuk ekziston, “Nje Liqen“, mund te permblidhet në:


Pastaj, ç’ishte ai skenar ?? Që kur mjaftoka thjesht nje koncept naiv, gati-gati alla-Luc Besson por gjoja dark (nje djalosh gati-gati debil, ben dashuri me motren e tij, deri sa nje dite vjen nje i trete dhe motra çan ferren nga shtepia me kete tjetrin… ).
Shkurt, nuk mjafton te besh imazhe te bukura per te bere nje film. Për me teper qe, regjizori zgjedh mini-DV, kameren me cilesine më te ulet, per te xhiruar filmin e tij. Une vetem David Lynch-in njoh qe t’ja kete dalë mbanë me kete lloj kamere (tek “INLAND EMPIRE”). Ne pergjithesi, kjo lloj kamere njihet si armike e kinemase (korçar-i mund te ta konfirmoje, se ndofta dhe gabohem…).

***

Posted on 22nd March 2009
Under: France | 2 Comments »