Philippe Garrel

“Un été brûlant” (NJE VERË PERVELUESE) – film francez me regji te Philippe Garrel

  

Kesaj i thone ç’i thonë : Monica Bellucci luan në nje film te Philippe Garrel-it (filmat e te cilit, zakonisht nuk i kalojne gjithesej-gjithesej 5 mije spektatoret  ). Por as prezenca e saj nuk duket ta kete shtyre miletin te shkoje te shohe “Verën perveluese” te tij : me Belluç, pa Belluç, Garrel-i nuk shitet, as ne kuptimin komercial te fjales, por as edhe edhe ne kuptimin figurativ te fjales.

Film i mire. Te cilin po ta shikosh holle-holle, eshte nje variacion i “Anna Karenines” se Tolstoit. Vetem se Garrel, kesaj rradhe do te na thote që, në shekullin e XXI, Anna Karenina mund te jete… nje djalë ! (rol i luajtur nga aktori Luis Garrel, djali biologjik i regjizorit).

Vjet, kam pas pare nje tjeter film te bazuar zyrtarisht ne romanin e Tolstoit : filmin “Chouga” te regjizorit kazak Omirbaev. Me ka pas pelqy jashte mase.
Ndofta eshte pikerisht “Chouga” qe me ‘detyron’ ti vë nje note disi më te ulët se 10-a filmit te Garrelit.

Por dhe 9-a nuk eshte keq !

trailer :

***

Posted on 6th January 2012
Under: FranceVenezia | No Comments »