Philippe Fernandez

“Tronditje e lehte e pejzazhit” – film francez nga Philippe Fernandez

“Léger tremblement du paysage” (”Tronditje e lehte e pejzazhit“) eshte nga ata filma qe nuk kane kushtuar me teper se 10 a 20 mije € (a mund te behet nje film me kaq pak parà ??), nga ata filma ku regjizori eshte edhe skenarist, edhe montazhier, edhe kompozitor : Shkurt, film artizanal e shkuar artizanalit ! Dhe në kësi rastesh, pergjithesisht rezultati ose i ngjan diçkaje amatoreske e qesharake, ose… diçkaje te paparë e qe meriton ti kushtohet vemendje.

Ne fakt, “Tronditje e lehte e peisazhit” (A FAINT TREMBLING OF THE LANDSCAPE) nuk ka asgje te hatashme apo te paparë, por megjithate meriton plotesisht te shihet ne kinema, edhe pse filmi ka dale me pikatore ne veçse 3-4 kinema franceze dhe kaq. Kjo nuk do te thote se zanatalinjte e artit te shtate nuk kane ditur ta vleresojne kete objet te çuditshem te nje regjizori qe punon e jeton ne jug-perendim te Frances (qoshka ku jeton edhe autori i ketyre rradheve…) : filmi eshte prezantuar ne mbi 10 festivale nderkombetare, nga Franca deri ne Kore te Jugut (festivali i filmit ne Pusan).

Historia e filmit: Nje fshat i vogel modern, pa emer, me forma gjeometrike dhe gjerberim po aq gjeometrik. Nje komunitet i vogel njerezish qe jetojne aty qetesisht, shuuume qetesisht. Edhe pse koha eshte e ajo pushtimit te hapsires kozmike, gje qe ushqen fantazi nga me te guximshmet e banoreve.

Ne pamje te pare, asgje te re nuk “shpik” ky film. Dhe as pretendon te shpike. As per nga forma (regjizori duket fans i filmave te Jean-Luc Godard-it, perderi sa dhe filmi i tij, per nga forma, ne pamje te pare eshte abrakadabresk) po aq sa dhe filmat e Godard-it, dhe as per nga permbajtja (perderisa tema e tij, bizarre, nuk eshte hera e pare qe e shikojme te trajtuar ne kinema).
E megjithate, edhe pse film i çuditshem, ekscentrik mund te thone disa, prap se prap ça le fait, pra filmi funskionon, magjia kinematografike ndodh. Se deri ne ç’mase, kjo eshte e diskutueshme (fundja, te ralle jane filmat qe na pelqejne nga fillimi ne fund !). Megjithate, nuk eshte pak per nje film kaq artizanal, kaq te veçante.


web-site i filmit :
 http://philfern.free.fr/Leger_trembl…du_paysage.htm

Posted on 29th September 2009
Under: France | 1 Comment »