Patrick Mario Bernard

“L’autre” – TJETRI(A) – film francez nga Patrick Mario Bernard & Pierre Trividic

Filmat cerebralë jane nga me te veshtirët per t’u pertypur dhe nga më te veshtirët per te qene të arrirë.
Një i tillë eshte “L’autre“, – Tjetri(a), film cerebral qe fatmiresisht ja del goxhà mbanë!

Historia e nje gruaje tek te 40-tat, qe braktis te dashurin e saj, dhe, pikerisht kur meson se ai ka nje te dashur tjeter, behet … xheloze! Dhe kalon gati ne marrni!

Kjo eshte ne dukje historia e filmit, por ne fakt, ky eshte me sakt preteksti i tij. Sepse motivi kryesor i filmit eshte ai i dublimit, dyzimit te personalitetit te njeriut. Per ta bere te kapshme nje gje te tille, regjizoret proçedojne permes “efekteve” (ne thonjeza!) vizuale dhe sonore, pa thirrur ne ndihme psikologjine, edhe pse behet fjale per “psiqikë”. Po dhe vetem kjo nuk do mjaftonte: shpetimtarja e vertete e filmit eshte loja e heroines kryesore, aktores Dominique Blanc (qe me sa duket e ka merituar plotesisht Kupën VOLPI, si aktorja me e mire ne Festivalin e vjetshem te filmit ne Venecia).

Film qe, edhe nese te lë disi te dyshimte ne fund te tij, gjithsesi te ndjek nga pas, si puna e atyre endrrave jo fort te mira, shenje qe tregon se “diçka” ka ndodhur mes teje dhe filmit.

 

***
Posted on 22nd March 2009
Under: FranceVenezia | No Comments »