Mathieu Almaric

TURNEU – film francez me regji te Mathieu Amalric

  Fitues i Cmimit te Mizaskenës (regjia më e mire), ne edicionin 2010 te Festivalit te Filmit ne Kanë.

6 artiste amerikane strip-tease vijne ne France per nje turné, nje show te natyres “New Burlesque”. Producent i trupës eshte nje francez, Joaquim Zand, rol i luajtur nga vete regjizori i filmit ne fjale, pra Mathieu Amalric.

Filmi ndahet ne dy pjese: ne pjesen e pare, filmi rrefen andrallat e trupes, pergjate turneut te saj, edhe pse shfaqjet arrijne goxha sukses. Ndersa pjesa e dyte perbehet kryesisht nga udhetimi i perbashket i producentit, me njeren prej artisteve strip-tease, pa dyshim më e ndjeshmja e të pestave, gjate rruges midis La Rochelle (qytet ne Lindje te Frances) dhe ishullit Aix.

 

“TURNEU”, ne nje fare menyre, eshte nje homazh ndaj “The killing of a Chinese bookie”, i famshmi film i Cassavetes, ne 1976 : personazhi i producentit tek “Turneu“, te kujton pa dyshim Cosmo Vitellin !

C’eshte interesante tek filmi yne, eshte mungesa totale e super-dramatizmit te ngjarjes. Biles, nuk ka fare ngjarje, ne kuptrimin e intrigës.

Mathieu Amalric eshte vertet jo vetem aktor me talent, por e ka koken plot per te bere nje film te mire dhe të mençur ! Siç eshte vete, fundja : i mire e i mençur !

8.3

   

***

Posted on 15th July 2010
Under: FranceCannes | No Comments »