Jean-Gabriel Periot

Rini gjermane

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe pse zyrtarisht behet fjale per nje dokumentar, edhe pse i ndertuar vetem mbi bazen e arkivave televizive te kohes, “Rini gjermane” i regjizorit francez Jean-Gabriel Périot permban ne vetvete 100 here me teper fiksion se sa 100 fiksione te marre bashke.

Deri me sot, më ish dhene te shihja vetem nje “dokumentar” te ndertuar teresisht mbi bazen e arkivave : “Autobiografine e Causheskut” te regjizorit  Andrei Ujica. Ky eshte i dyti i ketij lloji.

Pra: duke shfrytezuar vetem arkivat e kohes, “Rini gjermane” merr persiper te rrefeje aktivitetin politik e me pas edhe luftarak te RAF, Rote Armee Fraktion (Fraksionit te Kuq te Armatosur) ose quajtur ndryshe “Banda e Baader-Meinhof” ne vitet ‘60-70.

Filmi ka ne qender kryesisht Ulrike Meinhof, kryeredaktoren e revistes “Konkret” dhe kalimin e saj nga beteja e imazheve ne studiot TV (gjysma e pare e filmit) ne luften e armatosur, kryesisht nepermjet atentateve (ne gjysmen e dyte te tij). Gjithsesi, nuk mungojne as personazhet e tjere te ketij grupi qe veproi ne Republiken Federale Gjermane te kohes : i ngritur mbi rrenojate e fashizmit dhe pothuaj asnjehere realisht e denazifikuar, Gjermania e atyre viteve u be teater i akteve te dhunshme, per rrjedhoje e te cilave humben jeten qe nga kryeprokurori ish-nazist Siegfried Buback (1977) e deri tek presidenti i Shoqates se Pronarëve te RFGJ Hans Martin Schleyer ( gjithashtu ish-nazist), edhe pse duhet thene se historia e atentateve te Fraksionit te Kuq te Armatosur mbyllet veçse me ‘Valën e trete‘, ate te viteve ‘80, me vrasjen e Alfred Herrhausen, president i Deutsche Bank (ne 1989), dy jave pas renies se Murit te Berlinit !
*

Ate qe regjizore te tjere e bejne permes fiksionit, francezi Jean-Gabriel Périot e ka bere ‘thjesht’ permes arkivave. Nje akt i tille kinematografik konfirmon qe kjo e fundit, para se gjithash eshte art i montazhit, ne kuptimin : ART I KRIJIMIT TE SENSIT. Eshte e hatashme puna e regjizorit ne krijimin e nje filli narrativ (sigurisht, pa zë komentues, por vetem permes zerit te imazheve te arkivave !!)  gjithe duke i lene hapsire spektatorit (fiks si ne filmat e mire !!) per te reflektuar ne gjithe kete histori. Pra, ne vend te shpjegimeve sociologjike apo historike, regjizori mundeson reflektimin e spektatorit nepermjet sedimentimit (dekantimit) te imazheve te kohes te cilat vijne prej dy burimesh kryesore: njeri eshte ai i filmave studentorë te DFFA (Deutsche Film- und Fernsehakademie) e qe me pas mundesoi me pas lindjen e “Rosta Kino” (grup militant kinematografik) dhe tjetri, reportazhet televizive te kohes.

*

“Rini gjermane” ka dy nunë : Godard-in dhe Fassbinder-in.
Filmi fillon me nje kronike fare te shkurter te Jean-Luc Godard ne vitet ‘60 pergjate te ciles ai degjohet tek ngré pyetjen nese asokohe ishte e mundur te ‘fabrikoje’ imazhe ne Gjermanine e pasluftes: nje vend (Gjermania) dhe nje kohe (pas-Lufta) ku vlerat njerezore ishin lekundur ndjeshem. Nga ana tjeter, filmi mbyllet me nje fragment te famshem nga filmi “Gjermania ne vjeshte”, pergjate te cilit shohim Fassbinder-in tek dialogon me të jemen e tij dhe i bertet pse ajo mbeshtet masat autoritariste te qeverise gjermane (te kohes) ndaj RAF. Ne kete menyre, filmi mbyllet me konstatimin e hendekut te krijuar midis gjeneratave në Gjermaninë e pasluftes.

Thene ndryshe : filmi lekundet midis pikepyetjeve dhe dyshimeve (doubt) te ketyre dy kineasteve referencialë te asaj kohe, duke nxjerre ne pah sa ekzistencen e nje gjenerate te tere qe fajeson veten te kete lindur “in the wrong place, at the wrong time” aq edhe mungesen e figures se babait (teme qendrore ne kinematografine gjermane te pasluftes, industri tashme e gangrenizuar nga nazizmi).

Sot, filmi paradoksalisht (por jo dhe aq paradoksalisht!) merr nje dimension krejt te papritur ne nje vend si Franca (dhe jo vetem ne France), vend i cili per momentin me se shumti mjaftohet te denoncoje se sa te ngreje pikepyetje mbi deshiren vrastare te jetimeve te saj te çoroditur per tu kthyer ne koktej Molotovë.

10 !

TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=ueEKLDIhb2U

***

Posted on 24th November 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »