Jean-Claude Brisseau

‘autorë’ dhe… Autorë!

Meqe keto ditet e fundit, pas nje bataljoni hollywoodjan (Django, Lincoln, Zero dark thirty, The Master), pashe disa filma qe kane te perbashket te qenit ‘film autor’ (apo indipendente, siç i quajne pertej Atlantikut), po i permbledh ne nje postim te vetem. E po i marr me rradhe :

” V tumane” ( “Dans la brume”, “Nella nebbia”, “Im Nebel”, “Neper mjegull” ) –  film ukrahinas me regji te Sergey Loznitsa

 

Kur para dy vitesh pashe ne kinema filmin e pare me metrazh te gjate te ketij regjizori ukrahinas, pra “My Joy” (http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2011/01/11/schastye-moye-my-joy-film-ukrahinas-me-regji-te-sergey-loznitsa/), ne fund te reçensionit tim paskam shkruar : “Mendimi im eshte se duhet pare se ‘për nga’ do marrë drejtim (nese vazhdon te beje filma) ky ukrahinasi, sepse, qe ka disa gjera per te thene, duket ashiqare qe i ka”.

Nuhatja nuk me paska gabuar. Filmi, ne pergjithesi, me kish pelqyer, por edhe disa rezerva i kisha, ndaj me sa duket, me te drejte isha shprehur ne ate menyre.
“Neper mjegull”, i prezantuar ne festivalin e Kanes vitin qe shkoi, i ka gjithe simptomat e filmit ’serioz’, ‘autorial’ (ose me sakte – autoritar) europian. Ose thene ndryshe, nje tmerr i vertete. Ne frengjisht perdoret shprehja “film à thèse” (film-tezë) : regjizori ka nje ide, nje tezë te tijen ne mendje ( ‘cilen zgjedhje morale duhet te beje njeriu, ne rrethana kur morali nuk ekziston – pra ne rrethana lufte ??’ ), dhe filmi ben demonstrimin e saj. Pra filmi vuan nga simptoma “çdv” (ç’fare deshem, vertetuam).

Eshte interesante kjo puna e demonstrimit. Ne shqip, kjo folje e ka origjinen nga italishtja ‘dimostrare’, ose nga frengjishtja ‘demontrer’, te cilat e kane origjinen nga ‘mostrare’ (it.) dhe ‘montrer’ (fr.).  Që ne shqip perkthehen : tregoj, pershfaq. Pikerisht, nese filmi do pershfaqte, do tregonte, do ishim vete ne spektatoret qe ne fund te tij do nxirnim konkluzionin. Cilido qofte ai ! Kurse “Neper bryme”, ben pikerisht te kunderten: ben demonstrimin e idese qe e ka pas ne toçin e tij qe ne fillim regjizori dhe pike : dilema morale ne kohe lufte (jemi ne Luften e dyte Boterere) eshte i vetmi dimension qe propozon filmi. I vetmi !

Gjithsesi, une nuk prita fundin (filmi zgjat 2 ore e gjys!) por çava ferren nga salla e kinemase ne krye te 30 minutave (gjynah, se regjizori ka vertet talent persa i perket cilesise se imazhit filmik, drejtimit te lojes se aktoreve … etj etj).

nota : 2.0

TRAILER http://www.youtube.com/watch?v=ZhKc_3XilQs

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Paradies : Liebe” (Parajsa : Dashuria) – film austriak me regji te Ulrich Seidl

   

Plaka “sugar mamas” nga Europa e plakur shkojne ne plazhet e Kenias per te marre rreze dielli  Edhe Tereza, trashaluqe mikro-borgjeze austriake 60 vjeçare, per kete pune shkon atje. Por jo vetem. Shkon mbi te gjitha per te takuar “beachboys”, djelmosha muskuloze keniane. Turizem seksual, me nje fjale.
Gjithe problemi eshte se Tereza eshte e bindur se atje mund ta gjeje dashurine. Dhe i duhet te nderroje jo pak partenerë qe te bindet se, produkti më i shitur ne Kenia, eshte pikerisht dashuria !

Filmi eshte kapitulli i pare i nje trilogjie, qe regjizori e ka titulluar : PARAJSA. Ky kapitull quhet : Dashuria.

 

Ne fakt, me pelqeu. ‘Radiografia’ e nje situate te tille, kryesisht qé e arrire : mua me duket se regjizori nuk tallet me personazhet e tij (ne sensin e “take the mickey” ) : per shembull, heroina na pershfaqet pa ndonje paragjykim te dukshem (apo edhe te padukshem). Po ashtu dhe kenianët penismedhenj :sikur nuk me duket se regjizori eshte i vetekenaqur (ne ironine e tij) apo cinik, edhe pse kufiri i kesaj ironie eshte shume i holle per te abuzuar me të… .
Nota : 6.8

TRAILER http://www.youtube.com/watch?v=knOjTUa_2sA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“CHATRAK” – film sri-lankez me regji te  Vimukthi Jayasundara

Ky sri-lankezi ne fjale ka pas fitu “Kameren e Arte” ne festivalin e Kanes ne vitin  me “Toke e braktisur” .  Nje nga te mirat qe kane filmat e mire, eshte cilesia e tyre per te mos i harruar se i ke parë (sado bloze qe mund te jesh nga memorja!) dhe nje nga keta syresh, eshte pikerisht ky qe permenda.

Per fat, edhe filmi i tij i dyte, “Chatrak” (qe ne gjuhen indiane dashka te thoka ‘kepurdha’ ), eshte… fort mbreselenes ! Ne fakt, ndofta nuk eshte i tëri i arrire, nga fillmi ne fund, por ka nje te mire te madhe :fuqia e tij estetike nuk kthehet ne nje dominim te lodhshem. Shkurt : eshte krejt i kundert me filmin ukrahinas qe permenda ne fillim te ketij postimi.

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=Pnqd8dVBgdU

nota : 7.3

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

____________________________________________________

“La Fille de nulle part” (Vajza prej askundi) – film francez me regji te Jean-Claude Brisseau

Qe nga momenti qe nje regjizor nuk e tradheton Idenë (per te mos thene idealin) e kinemase (te kinematografise), edhe sikur filmi te realizohet me 50 mije euro (buxheti i ketij ne fjale thuhet se nuk e kalon kete shumë), rezultati eshte padyshim… i levdushem ! Per me teper qe “Vajzen prej askundi”, Brisseau (nga i cili, keto vitet e fundit kam pare “Ne aventure” dhe “Engjejt shfaroses“) e ka teresisht realizuar ne apartamentin e tij, rolin kryesor e luan vete ai, pra gjithshka eshte bere artizanalçe dhe me shume shume pak harxhe !

Jean-Clade Brisseau vë vetë veten e tij ne skenë. Dhe na rrefen per kurizotetin e tij te pashtershem per jeten, na rrefen dhimbjet e tij shpirterore, misteret e tij, deshirat e tij. Virginie Legeay (qe eshte e vetmja aktore ne film, perveç vetë regjizorit-aktor), mban mbi supe ‘gjysmen’ tjeter te filmit. Dhe eshte po aq e magjishme dhe prekese sa dhe ai!

Dhe per fat, me ne fund nje sinjal mirenjohjeje per regjizorin : filmi ishte fitues Leopardit te Arte ne festivalin e fundit te Locarno-s :

nota : 8.5

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=RLN5fERhMIc

Posted on 18th February 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“A l’aventure” ( Në aventurë) – film francez me regji te Jean-Claude Brisseau

U bë ca kohe qe shikoj filma qe fillojne mire, jane shume premtues, pastaj magjia fillon e zbehet… Ndofta regjizorët bejne nje fare perpjekje per ta filluar mire ( ils se sont gratté la tete…), pra e kane vrare mendjen per ca kohe, pastaj…

Ndofta duhet te mesohemi qe brenda nje filmi, jo gjithshka eshte ose e persosur, ose zero me bisht. Por kjo puna e fillimit mirë, biles shume mire, dhe me pas zbehja e cilesise… sikur me inatos ca.

Jean-Claude Brisseau eshte regjizor shume shume i lëvdueshëm, shume biles. Une i dua fort filmat e tij. Por ky i fundit sikur vuan ca nga “semundja” e cituar me siper. Pa ja hequr asnje fije floku vlerat e here pas hershme.

Brisseau edhe kesaj rradhe shtron ne filmin e tij pyetjen e famshme mbi kenaqesine femerore, ne sensin seksual te fjales. Por kete rradhe duke shkuar me larg, duke u aventuruar ne fushen e psiqikes, dhe me sakt te hipnozes.

Sandrina eshte nje vajze e re qe fati i jep nje trashegimi jo te neglizhueshme financiare. Dhe qe prej atij momenti ajo vendos te braktise punen, te dashurin e saj (me te cilin gjerat nuk shkonin aq mire…) per te eksploruar forma te reja seksualiteti. Behet fjale per lirine, por dhe kufijte e saj, limitet e trupit (fizik) dhe misteret e botes. Te gjitha keto, jo si nje traktat konceptualist (alla Haneke), por permes rrefimit (nje nga skenarët më interesante qe me eshte dhene te shikoj keto kohet e fundit), dhe permes mizaskenes (regjizures).

Por regjizori Brisseau s’ka parà, askush nuk do ta financoje. Dhe filmat e tij dallohen nga 100 metra larg si filma “varfanjakë”. Per disa filma, nje gje e tille kthehet ne force. Tek filmat e Brisseau, ajo kthehet deri diku ne handikap(eshte ca e ngaterruar pse eshte keshtu… flasim nje here tjeter). Ndofta dhe titulli ka nje doze nga ironia e regjizorit : “Në aventure“.

ps: duke shkruar te gjithe keto, po kam ndjesine qe filmi me ka pelqyer shume me shume se sa ndjeva kur dola nga kinemaja. Aq me mire !

trailer i filmit : http://www.dailymotion.com/video/x7txnx_a-lyaventure-ba-fr_shortfilms

***

Posted on 4th June 2009
Under: France | No Comments »