Guillaume Brac

Short is better ??

Rastesia e solli te shoh ne kinema disa metrazhe te shkurter (short film) por qe rezultuan te mrekullueshem !
Po i marr me rradhe:

Dy filma francezë nga Guillaume Brac 


Te shohesh ne kinema gjate te njejtes seance metrazhin e pare fare te shkurter (14 min) dhe metrazhin e parë te mesem (58 min) te nje regjizori te ri, eshte njesoj sikur te asistosh ne lindjen e tij ! Pothuaj nuk me ish dhene kurre me pare mundesia per nje gje te tille.
Metrazhi i shkurter 14 minutesh titullohet “Le naufragé” (I braktisuri) ndersa ai i mesmi (qe zgjat 58 minuta, e qe me siguri enkas i mungojne dy minuta per tu konsideruar si metrazh i gjate !) titullohet “Un monde sans femme” (Nje bote pa gra)  Duhet thene qe ne fillim se eshte mese evidente qe nese regjizori i ri ka nje dhe vetem nje dishepull, ai eshte Jacques Rozier, nje nder 3-4 regjizoret e mi më te preferuar ever ! (ketu kam pas shkrujt diçka per të). Tek “Nje bote pa gra” eshte mese evidente influenca e “Du côté d’Orouët “(1973) – nje nga filmat me te mrekullueshem te Rozier.Ne fakt, te dy filmat i lidh nje ide e perbashket (edhe pse ne aparence, ide jo e dukshme) : monotonia. Pra te dy shtrojne pyetjen : si t’ja beje njeriu i shkrete per te qene ne kontakt gjithmone me te njejtin person (gruan, burrin, mikun, mikeshen, te dashurin te dashuren, femijen e tij (te saj), dhe te mos bjere ne mërzi ?? E them kete, sepse ishte goxha befasuese te degjoje te njejten fraze ne dy filma te ndryshem, ne dy situata krejt te ndryshme : tek “I braktisuri”, çiklisti (i cili nuk i ka mire punet me mikeshen e tij) thote : “Sa here shikoj te dashuren time, nje si lemsh me mblidhet ne stomak“; ndersa tek “Nje bote pa gra”, heroina kryesore (e cila po ashtu nuk merret fort mire vesh me vajzen e saj adoleshente), degjohet te thote ekzaktesisht te njejten gje : “femijet rriten, dhe kur vjen nje moshe, duan te çajne ferren; ndersa ty, nje si lemsh te mblidhet ne stomak, sa here i sheh”.

Megjithate, per ‘I braktisuri’ kam nje mendim edhe më kategorik qe do e shprehja keshtu: nese metrazhet e shkurter do ishin te shkelqyer e te mrekullueshem si “I braktisuri”, nuk do shkoja më ne kinema per te pare metrazhet e gjate (sikur qofte dhe per planin e fundit filmik te filmit, gjate te cilit, ndofta per here te parë ne historine e kinematografise, lotet nuk rrjedhin çurk nga syte e nje femre, por… te nje mashkulli !).

Notat :

– “I braktisuri” (Le naufragé) : 10.0
– “Nje bote pa gra” (Un monde sans femmes):  7.8


YouTube – Un Monde sans Femmes – Trailer

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

“Le marin masqué” (Marinari i fshehur)- film francez me regji te Sophie Letourneur

Po sikur te shkurtrat te jene me te mira se te gjatat ? 

Dua te them: po sikur filmat me metrazh te shkurter t’ja vlejne me shume se ata me metrazh te gjate, duke konfirmuar profecine e dy filmave te melartem te Guillaume Brac?!

Marinari i fshehur” zgjat 35 minuta, dhe mund te shihet (me kushtin e njohjes se gjuhes frenge, pasi filmi nuk ka titra ne ndonje gjuhe tjeter) falas tek web-site i kanalit televiziv franco-gjerman arte :

http://videos.arte.tv/fr/videos/le_marin_masque-6445674.html

Edhe pse “banal” ne dukje, ky film burlesk fsheh jo vetem disa ide interesante e origjinale kinematografike (dublimi i narracionit, per shembull) por edhe thjesht disa ide:

Per ata qe mendojne ta shohin filmin tek link-u i melartem, eshte mire ti lexojne rreshtat e meposhtem vetem pasi ta kene parë ate.

Ne minuten e 17:19 te filmit, kur behet muhabet per nje peshqir qe babai i Leticias, heroines kryesore i ka pas dhuruar kesaj te fundit kur ishte e vogel, Leticia thote se babai i saj eshte vertet “un prince charmant” (princ perrallash). Eshte fraza kyçe e filmit, eshte ajo qe permbledh “atë qe ka dash te na thote regjizorja” dhe qe une do ta permblidhja : vajzat, kur jane te vogla, ‘dashurohen’ pas baballareve te tyre (sikurse djemt, pas nenave te tyre).

Kur rriten, vajzat dashurojne djemt, por zhgenjehen : djemt jane frikacakë (a nuk ka pas thene Godard-i me filmat e tij se “djemte jane lâche (coward), ndersa vajzat jane te bukura” ?). Keshtu qe i vetmi ‘model’ qe u mbetet atyre, jane baballarët (edhe pse, baballarët jane po ata djem coward, me te cilët vajzat, kur rriten, bien ne dashuri – prova eshte fakti qe i ati i Leticias eshte i divorcuar ! – pra dhe ai ka qenë lâche (coward) ne raport me nenen e saj).

Ja, ca gjera te tilla thote filmi. Ca gjera te jetes, nga ato per te cilat thuhet rendom : “c’est la vie”

9.0

filmi 30 minutesh eshte falas ne internet : http://videos.arte.tv/fr/videos/le_m…e-6445674.html

ps : Finally, cili eshte “marinari i fshehur” : ai ne te majte te fotos se pare, apo… ai i fotos se dyte ?

 ***

Posted on 16th March 2012

Under: Te ndryshmeFrance | No Comments »