Gilles Perret

“Walter- kthim ne rezistence” – dokumentar francez me regji te Gilles Perret

Gjate Luftes se Dyte Boterore, jo te gjithe francezet kane qene ose kolaboracioniste, ose kane heshtur. Nje pjese, edhe pse e vogel ne numer, ka marre pjese aktivisht ne ate qe quhet sot Rezistencë. Walter Bassan eshte nje nga ata, e per me teper, njeri prej anetareve te Keshillit Kombetar te Rezistences (me qender ne Savojë, ne kufi me Italine, prane Alpeve), Keshill qe formuloi ne 1944 te famshmin “Program Politik dhe Social te pas-Luftes“, program i cili kish dy kollona kryesore, kollona tek te cilat, qe prej ardhjen ne pushtet te gjeneralit De Gaulles e deri me sot, mbeshtetet Franca : shtetin social dhe lirinë e shprehjes (lirine e shtypit- asokohe). Ose nese do ta thonim thjesht : ”Sistemi Mjeksor” francez i sotem ose “Sistemi i Pensioneve” ose shkurt KONTRATA SOCIALE FRANCEZE e ka burimin pikerisht tek ky Keshill i vitit te larget… 1944 !

Te gjitha keto dihen, mund te thote dikush. Sigurisht, jane fakte plotesisht te ditura. Ajo qe nuk dihet, eshte se si sot, pas 60 vitesh, makineria politiko-mediatike sarkoziste ka mundur te manipuloje duke pervetesuar nje akt kaq sublim dhe historik per Francen ?? (permes festimesh e perkujtimesh formale te nje ngjarjeje te tille ).

Nje skene nga filmi, ne qender te se cilit eshte portreti i Walter Bassan : kryetari i Parlamentit francez Bernard Accoyer shkon ne Savojë (Haute-Savoie) per te marre pjese ne perkujtimin e kesaj ngjarjeje. Walter Bassan– sot tek te 80-at, pjestar i rezistences e me vone i internuar ne kampin e perqendrimit te Dachau-t ne Gjermani, ka shkuar per te marre pjese i ftuar ne ceremoni. Dhe nuk hyn ne salle, rri jashte saj. Dhe pergjigjet qetesisht: “nuk hy, sepse nuk me pelqen ç’thuhet aty“.
Pastaj kryetari i Parlamentit del nga salla, dhe regjizori-kameraman i filmit e interviston per pak minuta, duke e pyetur : “Zoti kryetar, si mundeni ti beni elozhe rezistences anti-fashiste, gjithe duke marre pjese ne nje qeveri qe punon per shkaterrimin e Programit Social, pikerisht te po kesaj rezistence ??“. Dhe kryeparlamentari, mjeshter-demagog si te gjithe politikanet, gjithsesi i zene disi ngushte e dukshem ne zor, kthen si pergjigje argumentin se “neo-liberalizmi dhe globalizmi, jane para se gjithash nje shanc progresi per te varferit !
Dhe fill pas kesaj, ndodh mrekullia : I bindur se regjizori nuk filmon më, kryeparlamentari i kerkon regjizorit emrin, profesionin e tij etj etj. Si nje polic i vertete dhe jo si nje krye-parlamentar !
Por… regjizori-kameraman vertet ka mbyllur objektivin e kameres se tij, por jo zerin ! Dhe degjojme kryeparlamentarin francez te irrituar tek thote : “Normalisht, nuk jap inteviste nese ajo nuk eshte e pergatitur me pare nga bashkepunetoret e mij. Ndaj fshijeni gjithe ç’fare filmuat“. Dhe vazhdon te kercenoje regjizorin, nese imazhet e tij perdoren ne ndonje film : “Ju keni per te marre nje leter zyrtare nga Parlamenti. Dhe do ta shikoni !”. Gjithe duke menduar se zeri nuk i rregjistrohet.
Letra mberrin. Dhe regjizori, e perdor ate si imazhin e fundit te filmit !

Tregova vetem nje sekuence te filmit, per te treguar forcen qe mund te kete nje dokument, nje dokumentar. Te tille filma jane te ralle (dhe po i peshoj fjalet, duke shkruar keto rreshta !). Te thuash qe prej periudhes “Dziga Vertov” te JL Godard-it dhe shokeve te tij. Sot, per fat te keq, pothuaj nuk gjen më te tille filma ku kamera sherben si instrument i vertete i luftes sociale apo politike !

Film molotov !

Respekt !!

Ne foton e meposhtme, djathtas, regjizori i ri Gilles Perret me kameren e tij :

 

Posted on 4th January 2010
Under: FranceDokumentar | No Comments »