Gela Babluani

“13 tzameti” – film francez nga Gela Babluani

Javen qe kaloi pashë “13 tzameti“, ku fjala “tzameti” nuk eshte gje tjeter veçse fjala turke qamenti, fundi i botës. Shifra 13 eshte e famshmja shifer qe per disa sjell fatkeqesi, per disa te tjere, fat.

Nuk eshte rastesi qe filmi titullohet keshtu, pasi regjizori i tij, 27 vjeçari Gela Babluani ka lindur ne Gjeorgji (Tbilisi) por jeton ne France prej 10 vitesh. Ky eshte filmi i tij i parë: BISMILAH !

“13 qameti” ka fituar dy trofé te rendesishme: Cmimin “Future Lion” pra te “Luanit te arte per filmin e parë te nje regjizori te ri” ne Mostra di Venezia 2005 si dhe “Grand Prix” ne Festivalin e filmit Indipendent ne Sundance 2006. Dy çmime tejet me peshë: MARSHALLAH !

Githe ketyre çmimeve, bismilah-ve dhe marshallah-ve, po tu shtosh faktin qe Fox, Universal, Columbia et DreamWorks jane ne garë se kush e kush te bleje më parë te drejtat e autorit per te bere nje remake alla hollywood-ian te filmit ne USA, i bie qe filmi te jete vertet qamet interesant !

Dhe ne fakt, edhe eshte, edhe nuk eshte. Por mua personalisht, më ngjiti. Behet fjale per nje thriller (suspens), i gjithi në nje bardhë e zi gati të pisët, qe tregon historine e nje djaloshi 22 vjeçar, i cili punon si riparues i çatise se nje shtepie private, pronari i ce ciles, diten qe merr nje leter, vdes nga nje over-dozë. Letra, e cila i bie ne dore djaloshit, eshte nje ftesë “per tu bere i pasur”, por per kete duhet shkuar ne nje shtepi te izoluar, ne periferine e nje qyteti, ku dhe zhvillohet nje lojë… makabre, por ku fitohen shume parà !

Opinionet jane shume kontradiktore per kete film: disa mendojne se behet fjale thjesht per nje film cinik, sadist, vicioz, tangërlliks; te tjerë mendojne se eshte fjala per zbulimin me te rendesishem kinematografik te vitit.

Gjithsesi, nje gje eshte e sigurt: duhen parë filmat ne vijim te 27 vjeçarit gjeorgjian per te dhene nje gjykim me te sakte mbi interesin qe ai paraqet si regjizor i talentuar (apo i pa talentuar).

KISMET !

(web site i filmit: http://www.numero13.com/

Posted on 9th March 2009
Under: FranceBabluani | No Comments »