Eva Ionesco

“My litte princess” – film francez me regji te Eva Ionesco-s

 Cili eshte ai qe nuk ka thene te pakten nje here me vete : “ah sikur te behej nje film mbi jeten time !”  Duhet te jete ne natyren e njeriut nje deshire e tille, dhe kjo deshire duhet te kete lindur bashke me lindjen e kinemase.
Keshtu qe, “me rregull treshi”, i bie qe nuk do kish gjë me te kollajshme per nje regjizor, se sa te bente nje film ku te tregonte jeten e tij (ose nje pjese te jetes se tij).
E megjithate, (dhe filmi qe pashe dje e rikonfirmon kete dyshim timin), duket se eshte krejt e kunderta : nuk duhet te jete hiç e lehte me bo nje film te mire autobiografik !

°°°°°°°°°°
Kur ka qene e vogel, Eva Ionesco (sot, aktore per nga zanati, dhe pikerisht regjizore e filmit ne fjale), ka patur nje femijeri jo dhe fort banale : e jema e saj ka qene Irina Ionesco, fotografe ekscentriko-erotike e viteve ‘70, e bere e njohur pikerisht per nudot ne te cilat pozonte vajza e saj, dikur… 12-13 vjeçare ! Pikerisht, ate moment te vet jetes se saj, tregon sot Eva Ionesco ne “My Little Princess”, filmin e saj te parë si regjizore.

Per te thene nje te vertete, “My litte princess” eshte i mbushur deri ne nginjie me pamje autobiografike (me ilustrime te kujtimeve te saj te femijerise), por jo me imazhe ! Biles ky eshte nje film tipik (meqe eshte autobiografik !) qe mund te ndihmoje shume mire per te bere nje definim te asaj se ç’eshte nje imazh (kinemeatografik). Ne kete rast, do te na duhet te themi : ështe imazh kinematografik nje imazh qe nuk ilustron nje ide (nje kujtim, nje situate, nje ngjarje), por qe eshte ideja vete (kujtimi vetë, ngjarja vetë).

Prova : edhe pse i realizuar nga nje regjizore qe nuk duket se ka ndonje talent per kete punë, ne film, ka nja dy-tre momente interesante, pra ka dy-tre imazhe te verteta filmike, te cilat dallohen ndjeshëm nga pjesa tejeter e filmit. Keto imazhe, jo rastesisht, korrespondojne me nja dy-tre momente qe jane te shikuara pikerisht nga pikeveshtrimi i vajzes se vogel, pra i regjizores (nderkohe qe filmi, eshte kryesisht i parë nga kendveshtirmi i se ëmes, fotografes, prej nga dhe titullli “My Little Princess”). Pra, ne ato raste kur regjizorja pershfaq permes imazheve ndjesine e saj personale kur ka qene e vogel, ose siç e themi ne shqip – boten e saj te brendshme-, ato momente jane te verteta ne film, pra jane momente te mbushura me imazhe (per shembull : skena kur ndodhet vetem per vetem me anglezin; ose kur tenton te hidhet nga ballkoni). Nderkohe qe gjithe pjesa tjeter e filmit, nuk eshte veçse ilustrim i ngjarjeve qe kane ndodhur dikur. Ose siç thuhet shpesh, nje film letraresk.

Prej ketej, po mendoja me vete : o sa e veshtire (dhe sa e respektueshme) eshte per nje regjizor te ’shpikë’ me mendjen e tij imazhe qe nuk jane ilustrim i nje ideje, situate, rrethane, etj etj, por imazhe qe jane vetë ideja, situata, rrethana !

Per ta mbyllur, meqe jemi tek filmat autobigrafike (per te cilte nuk me eshte dhene ndonjehere rasti te flas), dhe si i thekur qe jam pas listave, po bej nje TOP FIVE te disa filmave te fundem autobiografike, qe me kane pelqyer (per aq sa kam parë deri më sot e qe me vijne me kujtese right now) :

1. “Dans les champs des batailles” [Maarek hob] (film libanez nga Danielle Arbib, 2005)
2. “Rruga Santa Fé” – (film kilian me regji te Carmen Castillo, 2007)
3. “Nous ne vieillirons pas ensemble” (film francez nga Maurice Pialat, 1972)
4. “Le Filmeur” (film francez nga Alain Cavallier, 2005)
5. “Takeshi’s” (film japonez nga Takeshi Kitano, 2006)

Ndersa sa per filmin ne fjale :

3.0

 

Posted on 21st July 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »