Eugene Greene

Vincenti nuk ka luspa + Reality + La Sapienza

3 filma-autor parë se fundmi:

“Vincenti nuk ka luspa” -film francez me regji te Thomas Salvator

Vincentit (ne shqip, Vinçenz?) i cili eshte tek te 30-at, natyra i ka dhene nje pushtet e fuqi te mbinatyrshme: forca e tij dyfishohet e trefishihet ne kontakt me ujin! Per ta jetuar ne menyre te plote kete dhunti, djali i ri shkon te banoje ne nje zone te pasur me liqene dhe lumenj, dhe mjaftueshem te izoluar per te qene ne rehatine e tij. Nje dite, Vincenti bie ne dashuri me Lucien.

*

Mrekulli e shkuar mrekullise ky film i pare i ketij regjizori te ri (prej te cilit rastesisht kisha pare nja dy-tre metrazhe te shkurter) : puro kinematografi! Dhe ç’eshte me e hatashmja, behet fjale per nje film te zhanrit fantastik me superheronj! Jam i bindur se, nese regjizoreve te Hollywoodit do u jepej mundesia te shihnin “Vincenti nuk ka luspa”, fshehtesisht do ishin bere xhelozë: me kaq pak mjete, pa me te voglin efekt numerik, me nje realizem qe te lë pa fjale, Thomas Salvador (i cili luan vete rolin kryesor), realizon nje film poetik (pra: po aq edhe komik, po aq edhe prekes, po aq edhe i çuditshem, po aq edhe…),  gjithe duke mbetur brenda zhanrit… fantastik!

Nje film i parë, bere gjithe dashuri e pasion, njesoj si dashuritë e para. Nga te paktet filma per te cilet fjalet e shumta jane fukarallek!

nota: 10 !

trailer:  https://www.youtube.com/watch?v=SsTr05nuXuM


REALITY -film amerikan me regji te Quentin Dupieux

Ne fillim ishte “Steak
Pastaj  ”Rubber
Me vone, doli “Wrong” (nuk e kam parë ndonjehere)
Ndersa vjet, “Wrong Cops

Kete vit, regjizori Quentien Dupieux (alias DJ Mr. Oizo) qe vazhdon te xhiroje ne USA filmat e tij, sjell “REALITY”

*
Po te guxoja ta thoja ne nje fjali te vetme, ajo do ishte : “Reality” eshte nje si ‘variant komik’ i “Inland Empire” te David Lynch. Pra nje enderr brenda endrres, por kesaj rradhe, nje enderr humoristike.

Filmi eshte fort i mire, me perjashtim te nje fakti te vockel: une si spektator e kuptova shume shpejt (qe ne krye te 10-15 minutave) qe nuk do kuptoja asgje per nga intriga (per nga skenari) nderkohe qe, ne kinema, nje film duhet me patjeter t’ja mbaje spektatorit te ndezur shpresen se do vije nje moment dhe ai “do e kuptoje” ate, pra intrigen (edhe pse, nje gje e tille ndofta nuk realizohet as deri ne fund te tij).
Tek “Reality”, kjo ndjesi se “nuk do kuptojme gje per nga skenari” personalisht me erdhi goxha shpejt. Kjo ndofta sepse behet fjale per nje regjister humoristik dhe jo dramatik si tek filmat e David Lynch (pergjate shikimit te “Reality”, shpesh me shkonte mendja tek “Inland Empire” ose edhe “Twin Peaks” ). A thua se komikja e justifikon goxha shpejt moskuptimin (incomprehension) ne nje film, ndersa dramatikja, shume më ngadalë.

Megjithate, a delicious film : extravagant, crazy, incongruous !

nota: 7.5

trailer:   https://www.youtube.com/watch?v=Zyljl85qVxI


“La Sapienza” -film franco-italian me regji te amerikanit Eugène Green

Regjizori i filmit ne fjale nuk eshte dokushdo: Eugene Green (lindur ne Amerike, por emigruar ne Europe ne moshe te re), eshte njeri nga zerat me autentikë e radikale te kinemase indipendente europiane (ose me shkurt, te filmave-autor). Nje autor i vertete. Per shumekend, ndofta dhe i vetmi trashegimtar i denje i Robert Bressonit.

Green  ka realizuar veçse 4 filma ne 12 vjet karriere kinematografike (pergjate 30 viteve te para te jetes se tij artistike, eshte marre me teater). Ky eshte filmi i peste. I parafundit ishte “Murgesha portugeze“,  nje mrekulli kinematografike, njesoj si dhe tema qe trajtonte (mistikja dhe spiritualja).  Ndersa kesaj rradhe (titulli ka per reference kishen “Sant’Ivo alla Sapienza” ne Rome, e ndertuar ne shek XVII nga arkitekt Borromini) regjizori ve ne qender te filmit te tij nje cift francez 40 vjeçaresh, njeri arkitekt e tjetra psikologe, te munduar nga dyshimi mbi sensin e vertete te punes dhe jetes se tyre bashkeshortore. Me qellim shkrimin e nje teksti mbi arkitektin italian te melart cituar, te dy mberrije ne Stresa, ne brigjet e “Lago Maggiore”, ku rastesisht njihen me dy te rinj italiane, vella e moter, njohje qe do ti jape nje sens krejt tjeter udhetimit te tyre neper Itali. *

I nje ekzigjence kinematografike te rralle, “La sapienza” fillon me nje densitet filmik magjepes i cili, nga mesi i filmit e tutje, mu duk se ulet disi. Nje mendje me thote se kjo vjen ngaqe zgjedhja regjizoriale qe ka bere Green, shpesh luhatet midis regjise bresoniane dhe asaj Straubiane. Kam pershtypjen se ka diçka qe nuk shkon ne dualitetin e te dyjave gje qe, per mendimin tim, nuk i lejon filmit te arrije nivelin gjenial te filmit te tij pararendes “Murgesha portugeze”.

nota : 8.5 

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=STgmzlVGKaE

***
Posted on 23rd April 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Murgesha Portugeze” – film franco-portugez me regji të Eugène Green

Shkruaja ne nje mesazh pararendës se, “Hadewijch”, edhe pse film i universit spiritual, nuk eshte i depertuar (haunted) nga mistikja, nga spiritualja, krejt e kunderta nga ç’ndodh me “Murgeshën portugeze” (A Religiosa Portuguesa), padyshim nje nga dy-tre filmat me te bukur te 2009-es.

Dhe me kalimin e diteve, i mbetem ketij opinioni : asgje nuk eshte teorike ne kete film, dhe sinqerisht, regjizori Eugène Green eshte unik e i pa pabarazueshem ne regjistrimin e portreve (per te dale tek ideja qe hodha ne nje mesazh tjeter, mbi menyren per ta shfaqur mistiken permes portretit, i cili, sa me shume behet i padepertueshemper syrin e spektatorit, aq me shume realizohet kalimi nga realja tek mistikja, realizohet kalimi nga trupi (mishi) tek shpirterorja.

***

Kapja e te padukshmes ne kinema, eshte nje nga temat e medha te mizaskenes (regjise) ne filmat autorialë. Por per te folur me kembe ne toke, sigurisht qe e padukshmja nukmund te kapet (syu nuk do ta shihte !). Megjithate, mund te kapet aspirata per diçka te padukshme. Dhe sigurisht qe ka shume menyra per te shfaqur aspiraten. Sigurisht permes mizaskenes.

Pikerisht tek mizaskena dua te dal, tek forma e nje filmi, por mbi te gjitha, tek raporti i pandashem qe ka ajo me permbajtjen, me rrefimin e ngjarjes, me narracionin. Per fat te keq, nuk jane te paket filmat (qofte dhe ata autorialë !) ku mizaskena veçse nenvizon rrefimin, shoqeron rrefimin, e komenton atë. Ndersa tek “Murgesha portugeze“, mizaskena krijon rrefim, krijon narracion.

Te marr nje shembull gjithmone nga filmi ne fjale : Te gjitha skenat kur heroina e filmit shkon ne nje lagje te Lisbones (me duket se jane tre ose kater te tilla) dhe takon nje femije te vogel, jane filmuar nen te njejtin aks : filmohet e njejta rruge, e njejta shtepi, ne te njejten menyre. Ne fillim, keto plane filmike mu duken disi “pertace” dhe thoja me vete : “ah, çudi, gjithshka eshte e magjishme ne kete film, ndersa planet e lagjes ne fjale qenkan perseritese, monotone”. Sigurisht, nuk kisha kuptuar ende finalitetin e filmit : se pari, regjizori krijon nje fare familjariteti me ato plane, kuadro filmike, duke ti treguar disa here, gati çdo 20-30 minuta. Dhe, kur kuptova se finaliteti i filmit ishte pikerisht birësimi i atij femije, gjë per te cilën nuk dyshohej as ne fillim e as ne mes te filmit, kuptova se, ne fakt, regjizori na e kish thene tashmë nje gje te tille permes mizaskenes, regjise, formes se filmit (perseritja e planeve ne fjale) : forma arrin te krijoje… permbajtje ! (dhe jo thjesht ta komentoje, ta shoqeroje atë, pra te kthehet ne qellim ne vetvete).

ne foto, skena finale e filmit:

Dy-tri fjale per regjizorin, sepse i meriton disa rreshta : Eugène Green, regjizor enigmatrik, thuhet se eshte amerikan per nga origjina, por prej vitesh punon ne Europe. E ka filluar me pjese teatrale, dhe ne keto 10 vietet e fundit, ka realizuar gjithesej jo me teper se 3 filma. I kisha pare ne 2004 filmin e tij te dyte, “Ura e Arteve” (Le Pont des Arts), nje film qe nuk e harroj, gje qe konfirmon se më kish lene tashme gjurme ne kujtese. (ketu eshte lista e filmave qe pata pare ate vit: http://forumishqiptar.com/showpost.p…91&postcount=1 Sigurisht, sot renditjen do ta revizionoja ndjeshem ! 

Me kujtohet po ashtu, se kisha qene pak skeptik me teatralitetin ne dukje te sforcuar te lojes se aktoreve, me diksionin disi te “panatyrshem” te tyre, sepse me dukej se nje gje e tille mund te ishte nje far shtirjeje artistike; po aq sa isha skeptik per nje fare simbolizmi te mbyllur ne vetvete, nje far manierizmi.
Murgesha Portugeze” me konfirmoi se nuk behet fjale shtirje, manierizem, por per nje raison d’être (reason for being): ajo qe kujtoja se mund te ishte fé (besim) tek manierizmi (mungesa e jetes), ishte fé (besim) tek jeta ! Per me teper qe, “Murgesha portugeze” flet per relixhiozitetin (spiritualitetin) e raportit te qenies njerezore me jeten, me boten. Nese ne filmin pararendes te Eugène Green planet filmike me ishin dukur sikur nuk komunikonin fort me njeri-tjetrin, tek ky i fundit ata jane ne ndervarje te vazhdueshme, depertohen nga energji qe nuk pushojne se transformuari nga nje forme ne tjetren.
Dhe sigurisht, ideja e filmit, ajo qe do te na thote autori (le propos du film), më mrekulloi. Te gjithe personazhet jetojne intensivisht ne ekran, gjithe duke qene te veshur plot mistere : burri qe kish nje takim, aktori i lumtur i martuar, kineasti, femija, nena adoptive, murgesha, don Sebastiani…

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 19th December 2009
Under: FranceIndipendentPortugali | No Comments »