Eric Judor

Deliri gazmor i Erikut dhe Remziut (ose : kur Buster Keaton i shkel njerin sy ‘Marx Brothers’ dhe tjetrin ‘Monty Python’)

“Kulla e kontrollit te trafikut ajror” -komedi franceze me regji te Eric Judor

Eric & Ramzy jane nje dyshe humoristesh franceze, te cilet ne 2009 kaluan per here te parë ne anen tjeter te kameres duke marre edhe rolin e regjizorit te nje filmi : “Vetem te dy” ishte komedi e luajtur dhe e drejtuar nga vete ata, komedi fort e mire dhe po aq e lire artistikisht.

Eric Judor (njeri nga dy komiket) kesaj rradhe sjell si regjizor nje tjeter komedi, gjithe duke luajtur në të bashe me Remziun, “shokun e tij te armeve”. Filmi titullohet “Kulla e kontrollit te avioneve”.

*

Komedi 100% pa ironi, pa cinizem e pa skatologji (gje e rralle sot per kete zhaner!), filmi ofron thjesht delir, delir gazmor. Humori i dyshes ne fjalë buron drejtperdrejt nga femijeria, nga lumnimi femijeror, i cili mundeson “si me magji“ gjithshka (qe nga sherimi i hemoragjive nepermjet nje thesi me fara e deri tek perdorimi i kraheve te shqiponjes si shigjeta vdekjeprurese). Filmi eshte antipod i kodeve te sterperdorura te komedive komerciale: ne vend te tyre shohim në imazh plot ide poetike (por gjithmone humoristike!) si psh bagazhet qe fluturojne si tek filmi cult “Brazil”, ose Remziu qe rreshqet pergjate fasades së nje gradaçele fiks si nje stikeez, ose fishekziaret qe shperthejne ne momentin e rigjalljes se bodybuilder-it zezak etj etj.

I fresket, i rremujshem, offbeat, gezueshmerisht i zhurmshem por asnjehere vulgar apo degradues, “Kulla e kontrollit” eshte nje film ku Buster Keaton i shkel nje sy ’Marx Brothers’-ve dhe tjetrin ‘Monty Python’-ëve.
E mbi te gjitha mbi te gjitha eshte NJE FILM i LIRË !

*

André Bazin (1918-1958) ka pas thene qe, duke qene se kinematografia regjistron mekanikisht natyren (me natyre ai nenkuptonte realitetin e jetes mbi toke), eshte normale qe ajo (pra kinemaja) te pretendojë monopolin e nje objektiviteti te patejkalueshem. Nje karakteristike te tille ai e quante ‘vertetësi ontologjike’ te kinemase. Dhe shtonte: qe te jete art, kinemaja duhet ti nenshtrohet nje numri rregullash dhe te mos i lejoje vetes disa lehtesira.
Eric Judor, regjizori i kesaj komedie, duket se e ka kuptuar parfaitement kete gje: pak rendesi ka zhanri i nje filmi (komedi, ne kete rast), rregullat jane te njejta! (pak rendesi ka zhanri i filmit, vertetesia ontologjike e kinemase eshte nje dhe vetem nje)

 Parfait !

10 !

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=YZ75gpgZvtc

***

Posted on 22nd February 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »