Elie Semoun

Cyprien – film francez

Une hezitova te shkoja dje ta shihja, dhe perfundimisht ja vesha e pashe nje komedi: “Cyprien”. Dhe bera mire shume!
S’ka ngel media dhe shtyp ne France pa e share me nene e babe komedine e re te Elie Semoun (doemos, gjithe elozhet kane shkuar per Eastwood-in…). Por ajo eshte komedi e mire. Larg se qenit 100% e arrire (doemos, nuk ka mizaskenen apo fotografine e “STEAK”), por eshte perpjekje per tu lavderuar. Meriton te shihet, te pakten shume here me teper se sa filmat e tjere komerciale, aktualisht ne ekrane. Kritikët me demek thone se eshte plagjiature, dmth filmi kopjon filmat e Judd Apatow, meqe flet per “looser” dhe “geek”. Po Apatow nuk e ka monopolin e kaqolëve!

ps: muzika eshte klas! E ka bere nje nga dy anetaret e grupit elektro: AIR!

***

Posted on 22nd March 2009
Under: FranceKomedi | No Comments »