Christophe Honore

“Homme au bain” (Burri ne banjo)- film frandez me regji te Christophe Honoré

Kjo majtas eshte tablloja “Burri ne banjo” e piktorit francez Gustave Caillebotte (1884), tabllo nga e cila regjizori francez Christophe Honoré ka marre titullin per filmin e tij te fundit.

Honoré eshte regjizor i ri, por qe ka fitu nje fare statusi prej “regjizori te perkedhelur te filmit indipendent francez”, prej regjizori qe ben gati nga nje film ne vit. Shkurt, nje far “françois ozon” ne miniature, pra qe nuk e ka te veshtire te gjeje fonde per te financuar filmat e tij “per vit e nga nje te ri”. Jo se ka ndonje gje te keqe ne kete mes, por personalisht, lene menajne filmin e tij te pare fare “Ma mère” (Nena ime), asnjehere nuk me kane pelqyer punët e tij.
Amà kesaj rradhe, me ne fund, ky ne fjale me pelqeu, dhe shume biles !

Cuditerisht, “Burri ne banjo” eshte etiketuar nga kritika si “porno gay amateur”, nderkohe qe ne fakt, behet fjale per nje film krejt romantik dhe nje variacion jo pak interesant mbi gjinine mashkullore. Ne qender te filmit eshte Emmanuel, “burri ne banjo”, çun i ri tek te 30-at, pamje dhe fizik impresionues, qe jeton ne periferine pariziane me te dashurin e tij, Omar, regjizor per nga profesioni, e qe niset per dy jave ne New York, per promocionin e filmit te tij te fundit.

Ajo qe eshte interesante ne film, eshte mbi te gjitha menyra se si regjizori filmon heroin kryesor, “burrin ne banjo”. Nuk jane te rralle filmat qe flasin per personazhe kryesore femra, viktima te sex-appeal-it te tyre. Por pothuajse kurre nuk kisha pare ndonje te tille, ku personazhi qendror te jete mashkull ! Ndofta ky eshte dhe shpjegimi pse titulli eshte marre nga tablloja e famshme e shek XIX, qe ishte nga tabllote e para qe pershfaqte trupin e nje mashkulli pa ndonje pretekst fetar, antik apo biblik, por thjesht per pershfaqjen estetike te subjektit. Eshte ekzakt kjo qe i intereson regjizorit !

Por megjithe intrigimin fizik qe ndjell heroi i filmit, kjo nuk e ben ate më te lumtur, sidomos kur vizaton gjithe trishtim ne muret e shtepise portretin e te dashurit te tij. Ndofta kompleksiteti i ketij personazhi “te çuditshem” e te pamundur behet i mundur ne nje masë te madhe pikerisht nga loja e vete aktorit kryesor, François Sagat, porno star gay, i cili kombinon permes fizikut te tij jasht-norme nje far dhune te brendshme te permbajtur me nje far brishtesie çuditerisht shume prekese. Dhe habia eshte se, nese spektatori hyn ne film, ndihet i prekur nga nje figurinë e tille, brutale ne pamje te jashtme, por shume sensibel ne brendesi.

Meriton te thuhen dhe dy fjale per “gjysmen” tjeter te filmit, qe gershetohet me ate qe shpjegova me lart. Kjo “gjysme” tjeter, perbehet nga imazhe video, te xhiruara nga regjizori Honoré, krejt rastesisht, pergjate nje promocioni te nje filmi te tij te meparshem ne New York, imazhe te cilat regjizori i vë ne menyre shume inteligjente ne sherbim te fabules se filmit te tij, duke i dhene ketij te fundit nje aspekt doku-fiksional krejt te paparashikuar !

Nota : 8.5

Posted on 25th October 2010
Under: FranceIndipendent | No Comments »