Catherine Breillat

Kur të pandehurin e dënon gjykata por jo viktima e tij (ose: Abuzim me dobësinë)

“Abus de faiblesse” (Abuse of weakness – Abuzim me dobesine) film francez me regji te Catherine Breillat

Romanciere e njohur (por e njohur edhe si skenariste per filma te Fellinit ose Maurice Pialat) Catherine Breillat eshte edhe vetë regjizore (ka realizuar rreth 10 filma ne 40 vite karriere) te cilet jane shquar per natyren e tyre provokuese.

Me eshte dhene ti shoh pothuaj te gjithe filmat e saj te cilet edhe nese nuk jane te gjithe te arrire, kane nje meritë: jane guximtarë! Megjithate, regjizores ne fjale i detyrohem per diçka tjeter: ne fillimet e mia kinofilike te fundviteve ‘90, me kujtohet fort mire te kem degjuar zerin e saj per muaj e muaj te tere permes valeve te Radios ‘France Culture’, kur ajo merrte pjese ne emisionet ”Kinemaja e te shtunes”  dhe te kem mesuar jo pak gjera: gjithmone kam konsideruar se 10% te asaj qe mund te quaj kinofili timen, ja detyroj asaj.

***

Ne mesin e viteve 2000, pasi vendos te realizoje nje film (i cili do te titullohej “Bad Love”  dhe ku rolin kryesor do e kishte top-modelja Naomi Campbell) Catherine Breillat pasi bie viktime e nje hemoragjie cerebrale, bie me pas viktime edhe e Christophe Rocancourt, personazh kontravers i njohur si impostor famoz, te cilit asokohe regjizorja donte ti jepte rolin kryesor ne filmin e saj te ri. Ky i fundit i njohur tashme si mashtrues (gentelman thief qe ka bere deri dhe burg per aktet e tij ne USA), perfiton nga semundja e regjizores dhe arrin t’i zhvasë asaj plot 800 mije € ne forme çeqesh!

Ne 2012, gjykata franceze shpall fajtor personin ne fjale per “abuzim me dobesinë” dhe e denon me nje vit burg (si dhe rembursim te shumes ne fjale).
Mbi nje ngjarje te tille, Catherine Breillat ka bere kete film mbi nje ndodhi personale. Por jo detyrimisht autobiografik.

Tani dy fjale per filmin ne fjale.
Mendoj se, ne artin filmik, gjithshka mund te jete e negociueshme, me perjashtim te dy gjerave:

1. se pari, lenda filmike, pra ajo qe zakonisht quhet kinematografi, ne sensin qe, ashtu sikurse nje fature gazi ose telefoni apo korenti nuk mund te konsiderohet letersi, ashtu edhe jo çdo perzierje imazhesh mund te konsiderohet kinematografi. Pra e kam fjalen per ate qe e quajme rendom formë. Nga kjo ane, filmi, edhe pse jo 100% i arrire (pra i arrire jo ne teresine e tij, por pjese-pjese), permban momente (per shembull, hyrja e tij !!) qe thua me vete : çaste te tilla filmike nuk i kam parë kurre gjetiu, kurre më pare ne ndonje film tjeter! Dhe jane momente filmike qe meritojne ne vetvete noten 10 me yll! Gjithe duke pranuar qe ne teresine e tij, filmi meriton nje note shume me te ulet, por ç’rendesi kane notat!

2. veshtrimi i regjizorit mbi ngjarjen qe ai rrefen, ose siç mund ta quajme ndryshe, moraliteti i filmit (por jo detyrimisht morali i historise se tij, ok?).
Duke qene se “Abus de faiblesse” ka thekse fort autobiografike, mund te mendohet se filmi  do i kish te gjitha arsyet per tu kthyer ne akuzues (ndaj abuzuesit, dmth impostorit Christophe Rocancourt). Por jo! Fare biles! Filmi jo vetem qe lë spektatorin te gjykoje vetë, por as qe merret me kete gje: regjizorja jo vetem qe nuk bie ne ujra manikeizmi (dmth kush eshte “i mire” e kush “i keq” ne kete meselé) por as qe e ngre kete pyetje (gjithmone kinematografikisht, kuptohet). Duket se asaj i intereson para se gjithash te kuptoje funksionimin e mekanizmave te fshehte qe bejne nje qenie njerezore ne veshtiresi (fizike, shpirterore… etj etj) te bjere viktime e manipulimit, e mashtrimit. Duke ja arritur kesaj, Cathierine Breillat jo vetem qe arrin ta shpetoje filmin nga pesha e rende e filmave-akuzatorë (qe shpesh i bejne po aq te rende dhe moraliste jo pak filma te sotem!!) por e kthen ate ne nje shembull ‘par excellence‘ te filmit qe deshmon se sa fondamental eshte pikeshikimi qe nje regjizor (nje autor, nje krijues) hedh mbi vepren e tij artistike, akoma me teper kur kjo eshte e ngritur mbi nje ngjarje personale.
Chapeau Madame !

7.7

trailer (click)

***

Posted on 2nd April 2014
Under: Te ndryshme | No Comments »