Anna Roussillon

Je suis POPULLI

     “Je suis le peuple” -film francez me regji te Anna Roussillon

Kjo ne foto eshte regjizorja e filmit ne fjale. Anna Roussillon quhet. Franceze e lindur ne Beirut (kryeqytet i Libanit) dhe e rritur ne Kajro (kryeqytet i Egjiptit – gje qe na lejon te supozojme se ajo e njeh mire gjuhen e perbashket te ketyre dy vendeve, dmth gjuhen arabe), andej nga viti 2009 Anna perpiqet te realizoje nje film-esé mbi fenomenin e turizmit ne Luxor (ne luginen e Nilit), ne zemer te Egjiptit antik. Por meqe takohet dhe lidh rastesisht miqesi me Ferraj-n (nje fshatar tek te 40-tat) dhe familjen e tij, regjizorja vendos te filmoje jetne e tyre te perditshme me kameren e saj te vogel. Pa patur me te voglën idé paraprake se ç’mund te bente më vonë me ato imazhe.

Pas kthimit ne Paris dhe pas disa shkuarje-ardhjeve midis Frances dhe Luxorit, ne 28 janar te 2011, ne Egjipt plas revolta: ndodh ajo qe quhet Pravera arabe.

E luhatur midis deshirës (per tu ndodhur ne Kajro dhe per te filmuar revolucionin) dhe realitetit (vendndodhjes ne Luxor), regjizorja zgjedh realitetin: vendos te beje nje film mbi revolucioni egjiptian, i veshtruar nga qoshka e ‘humbur’ e Luxorit, nepermjet syve te nje fshatari te thjeshte: nepermjet syve te Ferrajt dhe familjes se tij.
Thene ndryshe, “Une jam populli” nuk eshte nje film ne kerkim te revolucionit, por eshte ky i fundit qe e kerkon atë.

*

  Ne fakt, filmi ka atributet e një ’revers shot‘, pra te nje “pasqyre”, pra eshte ”ana tjetër e medaljes” së ngjarjeve qe ndodhën ne Kajro ne periudhen 2011-2014. Banal ne dukje (filmi rrefen veçse jeten e zakonshme te nje fshatari “te humbur”, ne nje fshat po aq te humbur te lugines se Nilit), më shume se per revolucionin, “Une jam populli” pershfaq shikimin që ky fshatar i thjeshte egjiptian hedh mbi të (nje detaj: Ferraj ndryshon mendje 3 here brenda 4 vjeteve: nga konservator dhe pro-Mubarak, kthehet në mbeshtetes i flaktë pro-Morsi, per te nderruar më pas perseri mendje duke u konvertuar në anti-Morsi – por ky ‘detaj’ nuk eshte subjekt i filmit por ‘pasoje’ e tij), gjithe duke mbajtur kembet ne llucën e baltes se tokes se tij, tek hap kanalet ujitese.

Lidhjen midis jetes ne fshat dhe evenimenteve politike ne kryeqytet e kyen aparati i televizorit ne shtepine e Ferrajt (i vetmi argetim ne mbremje per fshataret), por qe pak e nga pak, kthehet ne element qendror ne film i cili, ne thelb, provon permes dialektikes se tij te brendshme me imazh e zë ate që heroi kryesor i thote andej nga fundi regjizores tek kjo e filmon me kameren e saj: “Tani, ne te gjitha shtepite e fshatit, deri edhe grate dhe femijët e dinë se çfare do te thote kushtetutë, zgjedhje, parlament“.

*

Dhe pastaj vjen fundi, i shkelqyer si dhe gjithe filmi. Shohim familjen e Ferrajt qe ndjek qetesisht lajmet ne TV, ku flet gjithe patos Al-Sisi, presidenti aktual i Egjiptit.
Papritur, ne momentin kur ai i kerkon egjiptianeve ta mbeshtesin ne luften e tij kunder dhunes dhe terrorizmit, ikin dritat
D

Shtepinë prej balte e mbulon terri. Njesoj si ne skenen hyrëse te filmit (po ashtu, me nderprerje dritash).

Pra historia perseritet: dritat ikin e vijne, sikurse dhe ushtarakêt qe ikin e vijne ne pushtet (a nuk ishte Al-Sisi nje gjeneral para se te vishte kostumin civil te presidentit?).
Asgje te mos kete ndryshuar valle ne Egjipt qe prej fillmit te filmit ? Dmth edhe qe prej fillimit te Revolucionit??

“Je suis populli” e le te hapur kete pyetje.

(une them PO, sigurisht qe ‘diçka’ ka ndryshuar!)

9.99

ps: titulli eshte sa evokator i sloganit trendy “Je suis…”, aq edhe i kenges se famshme “Une jam populli” (انا الشعب) te kenduar nga ajo qe shpesh thirrej “Piramida e katert e Egjiptit” (konsideruar edhe si zeri me i madh i gjithe Botes Arabe : 14 mije vibrato ne sekonde!)

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=0GA6yiVYaDo

click:

***

Posted on 3rd April 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »