Alain Resnais

“Barishtet e çmendura”(Les herbes folles) – film francez me regji te Alain Resnais

Pak regjizorë e kane filluar krijimtarine e tyre siç e ka filluar Alain Resnais ne fillim te viteve ‘60 : me filma te vrullshem, gjithe passion, gjithe nerv (”Hiroshima mon amour”, “Marienbad”, “Muriel”…- kete te fundit, e adhuroj personalisht !).
Pastaj vijne filmat e viteve ‘70, ka nje fare renie ne vrullin e Alain Resnais, megjithate, nje film si “Mon oncle d’Amérique” mbetet i paharrueshëm !

Duke filluar nga vitet ‘90, filmat e tij plaken, per fat te keq ne perpjestim te drejte me plakjen fizike te regjizorit (edhe pse fama, – ah e famshmja famë ! – regjizorit i ka ardhur duke ju shtuar…).

Keto dite, shtypi francez, ne ekstazë te plote, nuk ka lënë lavde pa i thurur filmit “Les herbes folles” (Barishtet e çmendura), krijim i fundit i 87 vjeçarit Alain Resnais. U tha qe “ajo qe ka bere kete here Resnais ne filmin e tij, nuk ështe pare ndonjehere në kinema !”.

Dhe une thashe se ç’do shoh ! Dhe ne fakt, shkova ne kinema, dhe pashe nje film qe i ngjan fotos se meposhtme :
Revista prestigjioze franceze “Cahiers du Cinéma” e komenton keshtu filmin ne fjalë : “Rinia e hatashme e Alain Resnais !”. Une do e komentoja : “Pleqeria e maskuar e A. Resnais” : Per mua, aq sa e maskojne syzet regjizorin, aq dhe filmi i tij i fundit maskon nje film me se shumti plakaruq, jo pak patetik dhe ne fund te fundit, me pak interes…

***

Posted on 19th November 2009
Under: FranceCannes | No Comments »