Alain Guiraudie

“Le Roi de l’évasion” (MBRETI I ARRATISË)- film francez nga Alain Guiraudie

Bash ne prezence te regjizorit, pashe filmin e tij te ri “Mbreti i arratisë” (”Le Roi de l’évasion“). I kisha pare me pare edhe 3 filmat e tjere te Alain Guiraudie-se. Nuk isha ne terren te panjohur.

Megjithate, siç e shpjegoi dhe ai vete, “Mbreti i arratise” eshte jo pak i ndryshem nga 3 te meparshmit (te realizuar ne nje shtrirje kohore gati 10 vjeçare). I ndryshem, qofte dhe per faktin e vetem se, kesaj rradhe, nuk behet fjale per nje vend gjeografik anonim (si zakonisht ne filmat e Guiraudie-se nuk thuhet kurre se ku dhe kur ndodh ngjarja qe rrefehet). Kesaj rradhe, PO. Plus qe ka dhe pak muzike ne film (e pa-imagjinueshme, ne filmat e tij te meparshem… !).

Doja te beja diçka tjeter” – tha regjizori. “Te çlirohesha nga disa “fiksime” qe me dukej se i vija vetes, qofte dhe “padashur“.

E prap se prap, “Mbreti i arratise” eshte film puro Guiraudian, dhe per mendimin tim, e çon ne nje stad superior krijimtarine e ketij regjizori tek te dyzetat).

Une pashe nje film te menduar (shume te menduar ! – per mendimin tim), mbi sensin qe ka (duhet te kete ??) liria seksuale, krejt anasjelltas nga ç’na e propozon per shembull Pedro Almodovar-i, i cili merret me se shumti me gay-pride, me clube,… etj etj. Guraudie-se i intereson e anasjellta, dmth i intereson seksualiteti klandestin. Ne nje fare menyre, kemi gati-gati nje kthim ne arkaizmin e zakoneve, nje kthim “prapa” ( ne thonjeza, ok ?!). Duket sikur filmi eshte gati-gati konservator, edhe pse ne te vertete nuk eshte ashtu. Nje “arkaizem i ri” propozohet ne vend te gjoja lirive alla-almodovariane.

Keto gjera me pelqyen shume ! Tonaliteti i filmit (qe sinqerisht, eshte i nje guximi gati-gati prej budallai !), pra tonaliteti i filmit eshte i nje subtiliteti te pa-matë. Më i holle nuk behet nje film, gjithe duke na shfaqur para syve nje trup kaq te “trashe” (te beshem) : personazhi kryesor peshon mbi 100kg dhe shfaqet jo rralle gjysem lakuriq ne film!

Dhe nje gje tjeter : filmit i heq kapelen per mungesen TOTALE te ç’faredo qofte teorie “te fshehte” (double-fond). Gjithshka ç’ka dashur te thote regjizori, shikohet me sy e degjohet me veshe (pune tjeter kush ka sy e kush ka veshe !), pa u kamufluar pas cilesdo qofte teorie apo pseudo-teorie.

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 2nd August 2009
Under: France | No Comments »