Alain Cavalier

“Pater” – film francez me regji te Alain Cavalier

Eshte e habitshme se si nje fije e ndan nje film me integritet artistik nga nje genjeshter me bisht kinematografike. Mua me duket se “Pater” i Alain Cavalier eshte shembulli par exellence i kesaj qe them më lart.Nuk ka ngelur shtyp i shkruar a virtual francez pa thurur lëvdata per kete film te ketij regjizori (qe ishte edhe ne konkurim zyrtar ne Festivalin e fundit ne Kanë). “Pater” vë ne skene vete regjizorin (tek të 70-at), ne rolin e presidentit te republikes, dhe Vincent Lindon, aktor i njohur francez, ne rolin e kryeministrit. Gjithshka zhvillohet ne shtepine e regjizorit, filmuar me nje kamer te thjeshte.

Imazhe më te shemtuara (dégeulasse) kisha vite pa pare ne kinema ! Pseudo-film gjoja mbi paternitetin (atësinë – ne sensin e raporteve at/bir), duket sikur ajo ç’i ka mbetur Alain Cavalier-it të na thote eshte : “Kinemaja eshte nje iluzion langaraq keshtu qe, bjeri ti biem !”.
Ne fakt, ne kete rast, langaraq eshte regjizori, dhe jo kinematografia. Une e kam te veshtire te besoj qe, cilido spektator kinez, argjentinas apo jugafrikan, qofte dhe më kinofili, te kuptoje diçka nga ky budallallek me brirë franko-francez.

Por kam pershtypjen se jo vetem se Cavalier eshte i cofur si regjizor, por eshte dhe cinik dhe meskin, me kinematografine ne pergjithesi, ose më saktë me imazhet. Te krijohet pershtypja se ka qejf ti thote publikut : “Ja, edhe une di te bej politikisht kinema” (c.f. Godard); ose : “Ja, edhe une mund te pershfaq (montrer) më të paktën, per te shprehur më te shumtën” (montrer le moins pour exprimer le plus). Nese kete gjë perpiqen ta bejne me integritet artistik Rousseau, Loustau, Creton, Betbeder apo Pawels (sa ja dalin mbanë, eshte pune tjeter !), ky Cavalier-i yne nuk eshte se pershfaq (montre) pak apo shume : filmi i tij nuk pershfaq kurgjë ! Kurrgjë hiç ! Biles më kujtoi maksimën e Niçes se njeriu më mire preferon hiçin, sesa te mos preferoje asgje”.

Le pastaj ca idera foshnjerore (pseudo-progresiste !) qe qarkullojne ne film (propozohet qe ne France te vendoset nje kufi per rrogat e larta, dmth nje raport 1 me 10 midis rrogave te larta e atyre te ulta : me demek, kapitalizmi na qenka i reformushem, mjafton me vendos ca ligje).

Lamentable…

2.0

Posted on 7th July 2011
Under: FranceCannes | No Comments »