Abdelatif Kechiche

Një Palmë e Artë për orgazmën femërore?

“La vie d’Adèle” -film francez me regji te Abdelatif Kechiche

3 ore zgjat filmi i cili mori nga duart e Spielbergut (presidentit te Jurisë) trofeun e Palmes se Arte ne festivalin e Kanës kete vit. Regjizor eshte francezi Kechiche, autor i nje tjeter filmi kontroversal : “Couscous me peshk“.

3 ore ‘epopé’ ! Historia eshte fort e thjeshte dhe ‘banale’: filmi ndjek kemba kembes Adelën (nga adoleshenca e saj e deri kur ajo i ka rreth 25 vjeç), pra nga viti i saj i fundit i gjimnazit (17 vjeç) e deri tek “dalja ne jete” (siç i themi ne në shqip rendom). Ose: qe nga aventurat e saj te para me djelmosha te moshes se saj e deri tek Dashuria e saj (me D te madhe) per… nje vajze! Per Emën.

Titulli i vertete i filmit eshte “Jeta e Adelës,  kapitulli i pare e i dyte” , ndersa ne vendet anglo-saksone, me ç’duket filmi do te dale nen titullin “Blue is the Warmest Color”, i cili eshte dhe titulli i comics (liber me vizatime) mbi te cilin eshte bazuar lehtazi filmi.

Kur Spielbergu u dorezoi aktoreve te reja (ne rolet e Adeles dhe Emes) Palmen e Arte, u tha se filmi ishte nje nga historite me te bukura te dashurise qe kish pare ai ndonjehere ne kinema, e qe me patjeter do tua keshillonte femijeve te tij ta shihnin. Nga ana tjeter, “Jeta e Adeles” ka ngjallur debat per tjeter gje: per dy skena te gjata (secila 10 munteshe), fort ‘realiste’ (siç thuhet rendom ne shqip, edhe pse ne fakt, nuk behet fjale per realizem), pergjate te cilave dy vajzat bejne dashuri.

Megjithate, edhe pse behet fjale per nje histori dashurie mes dy personash te te njejtit seks, edhe pse ne pamje te pare te krijohet pershtypja se filmi flet (pra trajton, pershfaq) dashurine homoseksuale (ne rastin konkret ate lesbike, dhe kjo, meqe dy skenat ne fjale kane per qellim te pershfaqin orgazmen femerore -gje shume e rralle ne kinematografi!), per mendimin tim thelbi i filmit (pra dhe qellimi i regjizorit, i cili eshte dhe skenarist i tij) eshte tjeter: eshte te na tregoje, pershfaqe ate qe ndodh me nje qenie njerezore pergjate kalimit nga mosha adoleshente ne moshen e pjekurise. Pikerisht ate “kalim” kufiri perpiqet te rrefeje “Jeta e Adeles”.

Une kam ca rezerva te miat per filmin. Ky Kechiche, per mendimin tim, ka diçka prej konvervatoreje ne trajtimin qe i ben temave ne filmat e tij : psh tek “Cous Cous” te krijohej pershtypja se ideja qe do te na perçoje regjizori ishte : “vetem permes punes mund te integrohesh”, ndersa tek “Jeta e Adeles” më duket se ka nje lloj determinizmi social e psikologjik bezdises : Adela, vajze proletarësh, eshte llupse, qaramane, i rrjedhin qyrre nga hundet, deshiron te behet zysh kopshti (dhe asgje me shume),  nderkohe qe Ema (flokë-bluja) vajze borgjezesh, pikturon, eshte artiste, jeton ne nje apartament ku pergjate ‘party’ qe ajo organizon projekton filma bardh e zi pa ze ne mur etj etj. Sigurisht, kjo mund te jete e vertete ne jeten e perditshme, biles jo vetem e vertete, por e zakonshme. Por: a eshte interesante kur kjo ‘perkthehet’ ne art, pra ne kinematografi?? Mua me duket se regjizori ngaterron universalen me banalen, te thjeshten me thjeshtezimin. Nese pergjate 60 minutave te para filmi arrin te pershfaqe portretin e nje adoleshenteje te turbulluar nga zbulimi i ngadalshem i homoseksualitetit te saj (ok deri ketu), 120 minutat ne vazhdim, te mbushura me ellipsis, m’u duken brutale konfuze dhe disi teorike : kalojme nga kronika (60 minutat e para) ne afresk (120 minutat e tjera) permes nje ‘muta vocale’ qe e autorizon kineastin te beje ca ellipsis te ‘çuditshme’ : qe nga momenti qe deshira (desire) u konsumua, skena pasuese eshte ajo ku heroinat shihen te ftohen per darkë njehere tek familja e njeres (proletarë qe hane makarona bolonjeze) pastaj e tjetres (borgjezet qe hane fruta deti – perkatesisht midhje te gjalla), a thua se çifti nuk ishte veçse tentative per te bashkuar dy klasa sociale te ndryshme, dy origjina sociale te ndryshme. Ose e gjitha kjo, mund te permblidhet me nje skene nga filmi, pergjate te ciles mesojme se, nese Adela nuk i ka qejf midhjet, eshte Emma ajo qe ja meson se si ti hajë (e cila mu duk metafore langaraqe, pasi midhjet, ne frengjisht supozojne edhe seksin femeror e, meqe Adela po behet lesbike, i bie se duhet te shijoje edhe midhjet).

7.0

TRAILER (me titra ne anglisht) : http://www.youtube.com/watch?v=LW1UfYdtcHg

click:

***

Posted on 22nd October 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

Advertisements