Nicholas Winding Refn

Horror porno-chic (ose: kush bën poza më të bukura)

  “The Neon Demon” – film amerikan me regji te danezit Nicolas Winding Refn

Ne nje moment te filmit, nje fotomodele vizaton nje kryq me buzekuq mbi nje pasqyre. Pastaj i bie per se dyti (me po të njejtin buzekuq) shenjave qe sapo ka lene.
Mu kujtua kjo skene, sepse e tille eshte dhe mizaskena (pra dhe vetë filmi) qe propozon regjizori : perseritese, insistuese, panevojshmerisht insistuese. Deri ne dhimbje. Terror vizual e sonor qe gerthet: shifmeni, shifmeni, plasini syte.

*

Historia : jetimja bukuroshe 16 vjeçarja Jesse (e cila sapo ka mberritur ne Los Angeles dhe pozon per fotografin amator Dean) terheq vemendjen e Ruby-t, grimores, e cila e fton ate ne nje feste foto-modelesh (pergjate se ciles ajo bie akoma edhe më në sy). Te nesermen, Jesse punesohet menjehere nga nje agjensi mode.
Ngjitja e menjehershme e shkalleve te hierarkise provokon rreth saj nje xhelozi te papare.
Nuk po them më teper.

*

Nga Refn (regjizor danez, por i kthyer tashmë ne kineast internacinalist) kam pare dhe filma te tjere, dy prej tyre i kam komentuar tashme ne kete blog : anglezin “Bronson“  dhe amerikanin ”Drive

Kesaj rradhe, me pretekstin se filmon mjedisin ultra-siperfaqesor te modes (xhelozite, obsesionet per trupin, seksin etj etj te atij mjedisi), regjizori kap majat me te larta te formalizmit, duke na flakur surratit metafora me demek te vrazhda, te nenvizuara (estetikisht dhe vizualisht) deri ne dhimbje. Cliff Martinez ulerin pergjate gjithe ”The Neon Demon” (si ilustrim sonor i imazheve flashy) dhe kaq.

Kisha vite pa pare nje film kaq budallë. “Bronson” ishte pak a shume i tille por te pakten filmi te krijonte pershtypjen se regjizori ishte marifetçi, ne kuptimin e zanatçiut qe di te qullosë mire a keq nje pune. Kesaj rradhe, gjithshka eshte ‘e sheshtë’, debile (çikave u bie te fiket në nje sfond plot me lule, manekinet jane xheloze deri ne dhimbje, bosat-rrobaqepes jane qelbesira te verteta, rojet e nates se hoteleve jane perversa te paparë, fotomodelet shohin ne endrra skena te pergjakura, lezbiket jane te trishtuara e fatkeqe, etj etj ). Cliché & cliché & cliché. Asnje ide kinematografike, veçse imazhe konvencionale e stereotipe erotiko-horrori.

Problemi eshte se nje film si ky i Refn por dhe i disa kineasteve te tjere (si psh ata te meksikanit Inarritu (The Revenant) apo italianit Sorrentino), te konsideruar ne fillimet e tyre si filma exceptional (te jashtezakonshem, me demek), pak e nga pak po kthehen në normën (idiote) te kinemase (pseudo)autoriale te shekullit te XXI.

Misère, misère!

2.0

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=cipOTUO0CmU

 

“Drive”- film amerikan me regji te Nicolas Winding Refn

Nicolas Winding Refn eshte nje regjizor i ri danez, i cili sapo ka mbaruar gjimnazin, ka shkuar e studiuar ne USA; para nja dy-tre vitesh pat bere nje film anglez me titull “Bronson“, qe nje zot e di si me kish mbajtur vendi ne kolltukun e kinemase dhe ndenja per ta pare deri ne fund. Thene ndryshe, regjizorin e kisha futur tek lista e ‘te vdekmve’.

Por kete vit ne festivalin e filmit ne Kanë, ketij kingut na i japin çmimin e mizaskenes (Best Director !!) me filmin “Drive” ! Une e kisha nje frike se filmi do mi bente nervat kaçurrel (siç mi beri), por si mazohist qe jam, doja te konstatoja me syte e mi deri ku shkon traplliku i jurive ne festivalet e filmit dhe se ç’quajnë ‘mizaskene te mrekullueshme’ (siç ishin shprehur ne maj, ne Kanë) juri te tilla debile. Ne fakt, çmimi i “Best Director” më mire te quhet tash e tutje “Best marangoz” ose “Best hidraulik”, pasi ajo qe juri te tilla quajne mizaskenë, per mendimin tim nuk eshte veçse nje perzierje qe te kujton piktoralizmin e shek. XIX, e bere nga nje mekanik. Ose i bie qe, nocioni i directorit ne nje film, na qenka katandisur në… lere lere.

Nje shembull (per ndonje qe e ka pare filmin): andej nga fundi i tij ka nje skene qe tregon heroin e filmit i cili, pasi plagos nje mafioz, e ndjek nga prapa deri ne oqean (jemi ne West Coast – ne san francisco). Oqeani eshte i stuhishem e plot dallge. Ok deri ketu. Ne ate moment, mendova : “ah, ja nje skene e mire, regjizori ka shancin te filmoje detin plot tallaz dhe perleshjen e dy burrave ne buze te detit !“. E gjete !! Skena nuk zgjat as 5 sekonda, dhe mbaron me nje flou (fuzzy). Doemos qe mbaron aq shpejt : regjizori (qe siç thame me lart, edhe marangoz nuk meriton ta therrasesh), doemos qe as ja ka idene te filmoje nje det te trazuar dhe diçka qe ndodh aty (perleshja e heroit kryesor me mafiozin). Do këllqe nje skene e tille !
Por ky shembull qe mora flet shume : flet per ate se sa te infektuar jane filmat sot nga efektet speciale (”Drive” eshte nje pallagjyre efektesh te tilla, nje perzierje bojrash, levizjes kamerash pa sens, etj etj) dhe sa mungon në to kinematografia e mirefillte, dramaturgjia kinematografike. Le cinéma.

Sa per temen, pra ate se ç’trajton ky film, kot sa me u lodh… Ky Nicolas Winding Refn te jep pershtypjen e nje regjizori qe, ngaqe nuk ja mban ta shprehe hapur homoseksualitetin e tij, ben filma ku vendos ne qender te tyre meshkuj, por qe jane me demek te dhunshem. Dhe i filmon ( i pershfaq) sikur te ishin pornostarë (sepse si duket pervelohet nga deshira e fshehte per te realizuar porno-gay !). Po të bente, s’do kish ndonje gje te keqe (se njerez jane dhe ata qe bejne porno po hë), por ky yni, si ‘puritan’ qe hiqet, e fsheh kete deshirë me imazhe te tilla si keto te meposhtmet (kete qe po them po e ilustroj me 3 foto nga 3 filma te tij : “Valhalla Rising”, “Pusher” dhe “Bronson”) :


Keshtu qe per ta mbyllur : mua me duket se, qofte dhe duke pare trailer-in e “DRIVE”

// 
YouTube – ‘Drive’ Trailer HD

mund te nxirret konkuzioni se ai nuk vlen me teper se nje film erotiko-horror si ky :

// 
https://www.youtube.com/watch?v=XqcMb71zeL4

nota : 2 !

Posted on 1st December 2011
Under: Te ndryshme | No Comments »

“BRONSON” – film anglez me regji te Nicolas Winding Refn

Film bigrafik (biografic picture) mbi jeten e te burgosurit te dhunshem Charles Bronson, qe ndodhet ende prej 34 vitesh ne burgjet angleze, nga te cilat, 30 te kaluara ne celula izolimi per shkak te violences se tij te paimagjinueshme (web-site i filmit : http://www.bronson-lefilm.com/ ).

Per mendimin tim, problemi i filmave angleze eshte gjithmone i njejti : infektimi i tyre nga video-clip-i ! I njejti problem edhe me kete film: u desh te vinte minuta e 20-te ne film qe te shikoja diçka kinematografike, fiksionale : 20 minutat e para ishin thjesht video-clip. Dhe ashtu rivazhdoi filmi, ne me te shumten e kohes.
Kjo lloj “kinematografie” mua me merzit, me ben derr, dramatrugjia e saj eshte fallco, e genjeshtert.
Cuditerisht, nje pjese te madhe te spektatoreve (i kisha ngjitur meje), i mberthen, i habit, u jep shock, goditje. Kjo konfirmon influencen e madhe qe ka video-clip-i sot tek publiku. Sepse, perndryshe, si shpjegohet qe nje gje e tille nuk verehet per asnje sekonde te vetme qofte dhe ne filmin me te dobet amerikan, te peridhes se arte te Hollywood-it (vitet ‘30-’60) ?? Sigurisht, video-clip-i nuk ish shpikur ende asokohe..

***

5 Responses to ““BRONSON” – film anglez me regji te Nicolas Winding Refn”

  1. Charles Bronson (ai i verteti) Says:
    Nje tjeter problem i filmave angleze eshte obsesionimi i tyre mbas dhunes dhe seksit. Jo se ka gje te keqe ne perfshirjen e ketyre temave ne film. Por fiksimi i perhershem me keto tema te kujton nje perqasje adoleshenteske. Domethene shkohet tek arti vetem nepermjet temave qe te ngjallin emocione ekstreme, te forta. Ndoshta kjo eshte edhe nje nga arsyet qe publiku shokohet nga filmat angleze.Perjashtim bejne disa regjizore te tipit Ken Loach psh. Por ky eshte ekstremi tjeter dhe te duket sikur ben filma me porosi te Ministrise se Emigracionit dhe Ceshtjeve Sociale.

  2. STALKER (autori) Says:
    Semundje e vjeter kinematografike (tipike per kinematografite e keqia) kjo e dhunes dhe seksit. Pertacllek profesional…Pe Loach, nuk do ti bija aq shkurt… Eshte regjizor qe respekton veten dhe publikun. Jo gjithmone ja arrin ne ato qe ben, por mua personalisht kjo nuk me shqeteson.

  3. Charles Bronson (ai i verteti) Says:
    Ndoshta ke te drejte per Loach-in persa i perket persiatjes ndaj publikun. Ceshtja eshte se nuk kam arritur t’i shoh asnje film deri ne fund pervec njerit. Kjo per faktin se te gjithe filmat e tij me jane dukur te thate e te merzitshem (ceshtje shijesh personale). Sidoqofte eshte regjizor qe tenton. I vetmi film qe kam pare deri ne fund ishte Bileta, nje triptik me tre regjizore, ku Loach trajtonte temen e nje familjeje shqiptare femija e se ciles i vjedh bileten nje tifozi skocez ne tren. Ky film u dha ne Tirane dhe Loach-i ishte ne salle. Pervec anes artistike te ciles une nuk do i jepja me shume se vleresimin qe mund t’i jap nje filmi mbasditeje ne TV, mua mu duk perqasja ne film kryekeput stereotipike. Dmth tifozet skocez ishin harrakate, thuajse-injorante ndersa shqiptaret si gjithmone dolen hajdute ordinere. Kuptohet qe ne fund mbizoteroi fryma e kinse humanizmit evropian per te qene politikisht korrekt nga ana kulturore. Tani nese nje film i tille vjen nga nje regjizor i vleresuar qe trajton shpesh ceshtjen e klase puntore etj. cfare mund te mendoj nje publik qe ka dy fije tru? Une nxjerr konkluzionin se ky regjizor se ka kuptuar asnjehere shpirtin e subjekteve qe ka marre persiper te trajtoje. Ose i ka rene shkurt ne rastin ne fjale. Sidoqofte ceshtja e stereotipeve ne film eshte nje teme e gjere dhe nuk po e vazhdoj me ketu. Tjhesht doja te diskutoja dy perqasjet ekstreme ne art dhe kinema. Ne nje ane eshte ajo me seks e dhune. Kjo perqasje eshte kryesisht hedoniste dmth defryese dhe ne njefare menyre i jep publikut ate qe deshiron. Perqasja tjeter eshte ajo qe e sheh artin si pune sociale. Ndoshta kjo eshte zhvilluar si reagim ndaj te pares. Dmth ne te trajtohen probleme sociale, hallet e popullit, tragjedite individuale etj. Tek regjizore qe kane perqasje te tille une fus edhe Loach-in, pavaresisht se ai eshte ne majen e ketyre regjizoreve-pra nuk eshte ne nivel bajat. Arsyeja pse po e diskutoj kete teme eshte se ne Shqiperi haset perqasja e dyte. Nese do te zgjedhesh midis dy ekstremeve kjo e dyta eshte e keqja me e vogel. Do te ishte shume here me problematike nese ne Shqiperi do te mbizoteronte fjala vjen menyra angleze e te berit film. Sepse pastaj do te kishim tallava kinematografike. Por edhe shikimi i artit si pune sociale ti sjell zorret te goja. Jo po prostitucioni, jo po droga, jo po emigracioni… Problemet sociale i trajtojne punonjesit sociale, psikologet e te tjere specialiste te fushes. Filmi ne rradhe te pare eshte art e pastaj ceshtje sociale, politike etj.Ndoshta jam jashte teme por sidoqofte mendoj se kjo eshte nje ceshje kryesore sidomos ne artin shqiptar.

    Gjithe te Mirat!

  4. STALKER (autori) Says:
    Dy fjale, per ta mbyllur me Loach :
    Nuk e kam pare filmin “Tickets”, nga te rrallët filma te tij qe nuk kam pare (edhe pse, aty, ai eshte bashke-autor me dy te tjere). Por nga dy-tre mendime te shtypit qe pata lexuar kur filmi doli dhe qe ua besoj e jua njoh shijet, ka fort mundesi qe nuk eshte filmi i tij me i mire. Shume larg te qenit me i miri…Une nuk di cilet ke pare nga filmat e Loach, por “Riff-raff” (1991), “Raining stones” (1993) jane te mrekullueshem. Ka te tjere diç me pak te mire. Por une, nuk di te kem pare nje film te vetem te tij e ti kem thene vehtes: aman te mbaroje (ose, “po e le pa e mbaruar). Te pakten, me mua nuk ka ndodhur.

    Tani sa per perqasjet ne kinema : me duket se i bie goxha shkurt : me njeren ane ke vene “sex & viovence” dhe ne tjetren ke vene “temat sociale”. Hehe, ke lene goxha rrugës, p.sh. dashurine (sentimentet, ndjenjat). Dhe mora veçse nje shebull !

    Jo jo, nuk besoj se ndahen keshtu perqasjet ne kinematografine aktuale. Por megjithate, te kuptoj se çdo te thuash.

    Ok, po e leme menjane kete “ndarje”, e po merremi pak me ate qe ti e quan “shikimi i artit si pune sociale ti sjell zorret ke goja”. Ne princip, ke te drejte. Por jo gjithshka eshte “pune principi”, ne kete qafire bote … lol

    Ne fakt, Loach (po e marrim si shembull, meqe vertet eshte regjizori MË social sot per sot), nuk e shikon artin si pune sociale. Ai thjesht eshte i pozicionuar nga ana ideologjike dhe kaq. Që filmat e tij jane te mbushur me punetore, te papune, emigrante a ku di une, edhe ketu s’ka ndonje gje te keqe. Une te thash dhe ne nje mesazh te mesiperm : eshte tjeter gje pastaj se SA ja arrin ai ne ato qe ben.

    Jean Renoir eshte padyshim modeli me i mrekullueshem i kineastit humanist (dhe qe ka trajtu jo pak tema sociale)- http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/09/jean-renoir/ Ke dhe amerikanin Franck Capra ( http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/09/frank-capra/ )

    Sot, ka perpjekje filmike te arrira, por jam dakort qe eshte goxha veshtire t’ja dalesh mbanë ne kete lëmi. Une kam pare disa filma qe jane vertet per t’u hequr kapelen e qe trajtojne kete teme ( http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/17/dernier-maquis-ceta-e-fundit-film-francez-nga-rabah-ameur-zaimeche/ ose http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/12/still-life-natyre-e-qete-film-kinez-nga-jia-zhang-ke/ ose http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/03/13/la-graine-et-le-mulet-couscous-me-peshk-film-francez-nga-a-kechiche/

    Mendimi im eshte i meposhtmi : filmat qe arrijne te jene vertete artistike (meqe insiston ne “të bërit art”- por kjo eshte me e ngaterruar se kaq, nejse…), pra filmat E MIRE qe arrijne te jene vertete artistike GJITHE DUKE TRAJTUAR tema sociale (ato dy-tre qe citova me lart), kane te perbashket faktin qe arrijne te kalojne PERTEJ ketij “socializimi” te individit apo grupit, historine e te cilit ata trajtojne.

    Konkretisht : duhet nje “element” i trete qe nderhyn, per te kaluar pertej “socializimit” te temes se trajtuar. Psh, tek “still life”, elementi i “trete” jane ndryshimet gjigande gjeografike; tek “dernier maquis” eshte feja (besimi fetar). Ne raste te tjera, ndjenja (sentimenti). pra si te thuash, do diçka “te trete”, nje si “pretekst”, per te dale nga rrethi i mbyllur i “trajtimit social” te temes.

    Gjithsesi, edhe keto qe shkruaj, jane goxha te thjeshtezuara. Siç kam qejf te them shpesh, gjerat jane shume e shume e shume here me te ngaterruara se kaq ! ;)

  5. Charles Bronson (ai i verteti) Says:
    Dakort per ato qe thua ne pjesen e dyte te komentit. Sa i perket Loach, eshte ceshtje shijesh fundja fundit keshtu qe e mirekuptoj komentin tend. Une ne pergjithesi i kam pare disa filma te mevonshem dhe ka mundesi qe per filmat qe permenden siper te jene vertet ashtu sic thua. Sidoqofte une ne komentin tim kete regjizor e vendos tek maja e regjizoreve qe trajtojne keto ceshtje.Sa i perket perqasjeve ne kinema. Ne komentin tim une perqasjet “seks dhe dhune” dhe “ceshtje sociale” i rendis si ekstreme. Nuk kam thene se ekzistojne vetem keto. Por nese ka disa lloje perqasjesh keto te dyja mund te konsiderojme si ato qe qendrojne ne ekstreme. Meqe ra fjala edhe dashuria ne vetvete eshte ndjenje ekstreme (pra e forte). Sidoqofte natyrisht qe ne termat qe perdorim ne pershkrimin e kinemase thjeshtezojme. Nuk kemi si bejme ndryshe dhe keto terma sherbejne thjesht per te konkretizuar idete tona per nje art qe ne thelb eshte jo objektiv.