Kamen Kalev

“Eastern Plays” – film bullgar me regji te Kamen Kalev

Ka fort mundesi qe ky te jete filmi i pare bullgar qe shikoj !

Ky çuni ne foto eshte regjizori bullgar 35 vjeçar Kamen Kalev.
Perpara 10 vitesh, fale nje burse, ka studiuar ne Paris, ne shkollen FEMIS, nje nga me te njohurat per kinematografi. Pastaj eshte kthyer ne Sofje, ne Bullgari, dhe ka realizuar nje seri video-clip-esh, gje qe e ka lejuar te fitoje jo pak mjete financiare. Pastaj ka realizuar disa metrazhe te shkurter me te cilet ka fituar edhe disa çmime ne festivale nderkombetare.

Ky eshte metrazhi i tij i pare i gjate.
Qe fillon shume mire. Qe tregon historine e dy vellezerve, Christos (tek te 30-tat) dhe Georgi-t, adoleshent. Christos eshte nje personazh i vertete, ne kuptimin qe luan rolin e tij : regjizori e ka patur shok femijerie, dhe i ka kerkuar te luaje rolin e nje artisti narkoman, siç ka qene dhe ne te vertete (them ka qene, sepse prej nje viti, Christo Christov nuk jeton më, per arsye te nje over-doze droge…).

Pra filmi fillon mire, por… vazhdon keq. Kjo, sepse regjizori bie ne gracken e manisë per te fabrikuar dramaturgji dhe per te zoteruar kohen, dy semundjet tipike te filmave te sotem. Nese ne fillim te filmit regjizori pasqyron ne menyre fort interesante te perditshmen e kryeqytetit bullgar Sofie, ne vijim, ai perkujdeset më se tepermi per intrigen (dramen) e filmit, dhe humb origjinalitetin e fillimit. Kete konstatim timin, e konfirmon edhe nje fakt i thjeshte : nese ne fillim filmi nuk ka fare muzike (sepse nuk ka nevoje !-dhe aq me mire), me kalimin e kohes, muzika behet gjithe e me shume prezente, si ajo komerdarja qe i vjen ne shpetim te mbyturit.

Megjithate, duhet pare çdo te beje ne te ardhmen ky regjizor, pasi disa gjera, ne ato qe thote, duket se i ka te sinqerta dhe interesante.

5.9

*** 

Posted on 11th March 2010
Under: FranceDokumentar | No Comments »