– Bullgari

Nga festivali në… festival…

Mu dha te shihja keto dy javet e fundit disa filma qe kane te perbashketen e tyre pjesemarrjen ne festivale te ndryshme te filmit (si ai i Torontos, Venecias, Tokios, Selanikut… etj). Edhe pse kane reputacionin te jene ‘filma festivalesh’, prap se prap nuk mund ti futesh te gjithe ne thesin e “Internacionales se Filmit Indipendent”.

Po i marr nje e nga nje :


“Toka e dhunuar” – film franko-ukrahino-polako… nga Michale Boganim

Regjizorja e ketij filmi eshte lindur e rritur ne Izrael (por me prinder me origjine ukrahinase), studimet e mesme i ka bere ne Paris, ndersa ato per kinematografi ne Londer, ne “National Film and Television School”. Ndersa filmi i saj “Toka e dhunuar” i vendos ngjarjet ne Ukrahine, ne zonen e Cernobilit.
Multikulturaliteti i regjizores sigurisht qe nuk ka se si te perbeje ndonje problem; nuk eshte problem as fakti qe filmi ka marre pjese ne plot 11 festivale nderkombetare filmi, as fakti qe filmi i merr ngjarjet ne Cernobil (ky eshte filmi i pare ne bote me teme nga ajo katastrofe !) : perkundrazi ! Problemi, me duket mua, vjen qe nga momenti kur regjizorja e perdor kete gje per te realizuar nje film qe, ne fund te fundit, me teper i ngjan nje produkti te ambalazhuar franko-ukrahino-…ku-di-une, produkt i destinuar per festivale nderkombetare, sesa nje filmi autentik ukrahinas. Stisjet ‘multikulturaliste’ te bien ne sy qe ne fillim te tij : edhe pse personazhet flasin rusisht, zeri ‘off’ i personazhit kryesor eshte… ne frengjsht ! (pak me vone mesojme se zanati i saj eshte perkthyese franco-ruse : ah ç’rastesi !). Por dhe kete po ja benim hallall, nese gjithe filmi nuk do linte kete shije te nje produkti te paketuar, te gatshem per festivale internacionale filmash (gjithe duke perseritur se, pjesemarrja ne to, nuk ka asnje te keqe per nje film).

Po mendoja diçka : 5-6 minuta pasi filloi filmi, doja te ika nga kinemaja : qe ne ato minuta te para, e ndjeva tashmë fallcitetin e imazheve qe benin sfilatë para syve te mi. Pastaj, duke qene se isha i ‘bllokuar’ ne sediljen e nje salle te vogel mbushur plot (zakonisht, ‘produkte’ te tilla jane planifikuar qe te korrin shume sukses neper kinemate ‘art & essai’ – dhe pikerisht, e keqja atyqendron, tek planifilmi), nuk leviza nga vendi dhe qendrova deri ne fund. Dhe perfundimisht, mund te them se tek-tuk, filmi çoç ka edhe disa momente disa-minuteshe me interes. Por mbi te gjitha po mendoja se sa te drejte ka Godard tek thote se, “à force d’images télévisuelles, d’images filmiques trop prévisibles, finalement ça marche” (syri yne eshte bombarduar aq shume me imazhe televizuale, me imazhe te parashikueshme, sa qe fillon e mesohet edhe kur behet fjale per nje film qe nuk na pelqen).

Po sikur mos shoh me filma, behet gje ? 

4.5

trailer i filmit :

____________________________________________

“Avé” – film bullgar me regji te Konstantin Bojanov

Film tmerresisht i thjeshte, ku fabula permblidhet me dy rreshta gjë : Avé, 17 vjeçare bullgare, ka çare ferren nga shtepia dhe, rruges duke bere auto-stop, takon Kamen, djalosh i ri qe gjithashtu ben auto-stop. Dhe te dy pastaj bejne stop me njeri-tjetrin !

Per nga ana formale filmi eshte i mire, biles fort kursimtar ne plane dhe ne muzike (qe pothuaj nuk ka fare !). Por keto zgjedhje te regjizorit, ndjehen si nevoje e brendshme e filmit, dhe jo si zbatim i direktivave te IFA-se, “Internacionales se Filmit Autor”

Por edhe per nga permbajtja, mua mu duk se filmi as nuk i sforcon gjerat qe deshiron te na transmetoje e komunikoje (Avé genjen e gjenjen gjate gjithe kohes por sa me shume qe genjen, aq me pasionante behet !) por as nuk ben sikur i snobon. Por dhe film asnjanes “as… as…” nuk eshte, sepse angazhohet goxhà ne ato qe i ndodhin Avé-s dhe Kamen-it.

Megjithate, kinematografia se ç’ka diçka “je ne sais quoi” (do thoshte Monda) qe e ben nje film te magjishem, te veçante, misterioz ( jo per nga fabula, jemi dakort). Kjo sikur i mungon filmit, por qe gjithsesi, eshte nje pune fort e paqme dhe e levdueshme. fort biles !

ah, me erdhi diçka ne mend : “diçkaja” qe i mungon filmit eshte per shembull ajo qe nje filmi si “Le Départ” i Skolimowskit (e qe trajton diçka te perafert me “Avé”n) nuk i mungon

7.7

Trailer :

___________________________________________

Hashoter (Polici) – film izraelit me regji te Nadav Lapid

Më shkruante nje mik qe e kish pare filmin :

Postuar më parë nga peoplesLexo Postimin

Le Policier i Nadav Lapid.

Kinemaja israelite jep shembuj te mire se si duhet bere art me nje realitet qe gazetat, televizionet kane frike apo nuk dine ta japin. Kineasti, i mbrojtur nga ligji i te krijuarit ne liri, arrin te precjelli nje mesazh te forte: shoqeria ne Israel po fundoset dhe varferia po sundon, prandaj duhet vepruar shpejt… gje qe kater te rinj, rebel, utopiste, revolucionare ne shpirt por te papergatitur si nga ana teorike dhe ajo praktike, kerkojne te bejne duke mberthyer dy gjymtyre shteti qe peshojne ne miliarda dollare: te pasurit qe jane gjithmone problemi i te varferve…

Filmi ka nje qellim politik, por skenat jane te bukura, te fryra me melankoli dhe drite.
nota maksimale

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Mendimi im :
Edhe pse kam pare te njejtin film me peoples, prap mund te them se nuk kemi pare te njejtin film, pasi nese do perdorja te njejtat fjale me te tijat, do shprehesha keshtu :
Gazetat dhe televizionet e Izraelit, në mos më mire, e shprehin po aq keq sa dhe filmi ne fjale realitetin ekonomik, social e politik te atij vendi. Sepse : nese mediat bien pré e komercializimit te problemeve ne fjale, filmi bie pré e ekstremit tjeter, pra bie pré i pozës, manierizmit, tangerllekut, formalizmit. Qe do te thote se filmi qe eshte gjithshka, vetem art nuk eshte : Nadav Lapid (regjizori) i pershfaq (i filmon) policet si te ishin aktorë porno (karakterizim vulgar e klishesk i personazheve te tyre permesh trupash te erotizuar vizualisht dhe zhurma rrahje krahesh- sonorisht), ndersa te rinjte e revoltuar, i pershfaq si klloune cirku. Vete (regjizori), na del se eshte mbi ta : dmth zot (démiurge).

Filmi vertet mund te kete nje qellim politik ne fillese, por kjo nuk justifikon faktin qe skenat jane te shemtuara e formaliste

2.0

trailer :

Posted on 7th May 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Eastern Plays” – film bullgar me regji te Kamen Kalev

Ka fort mundesi qe ky te jete filmi i pare bullgar qe shikoj !

Ky çuni ne foto eshte regjizori bullgar 35 vjeçar Kamen Kalev.
Perpara 10 vitesh, fale nje burse, ka studiuar ne Paris, ne shkollen FEMIS, nje nga me te njohurat per kinematografi. Pastaj eshte kthyer ne Sofje, ne Bullgari, dhe ka realizuar nje seri video-clip-esh, gje qe e ka lejuar te fitoje jo pak mjete financiare. Pastaj ka realizuar disa metrazhe te shkurter me te cilet ka fituar edhe disa çmime ne festivale nderkombetare.

Ky eshte metrazhi i tij i pare i gjate.
Qe fillon shume mire. Qe tregon historine e dy vellezerve, Christos (tek te 30-tat) dhe Georgi-t, adoleshent. Christos eshte nje personazh i vertete, ne kuptimin qe luan rolin e tij : regjizori e ka patur shok femijerie, dhe i ka kerkuar te luaje rolin e nje artisti narkoman, siç ka qene dhe ne te vertete (them ka qene, sepse prej nje viti, Christo Christov nuk jeton më, per arsye te nje over-doze droge…).

Pra filmi fillon mire, por… vazhdon keq. Kjo, sepse regjizori bie ne gracken e manisë per te fabrikuar dramaturgji dhe per te zoteruar kohen, dy semundjet tipike te filmave te sotem. Nese ne fillim te filmit regjizori pasqyron ne menyre fort interesante te perditshmen e kryeqytetit bullgar Sofie, ne vijim, ai perkujdeset më se tepermi per intrigen (dramen) e filmit, dhe humb origjinalitetin e fillimit. Kete konstatim timin, e konfirmon edhe nje fakt i thjeshte : nese ne fillim filmi nuk ka fare muzike (sepse nuk ka nevoje !-dhe aq me mire), me kalimin e kohes, muzika behet gjithe e me shume prezente, si ajo komerdarja qe i vjen ne shpetim te mbyturit.

Megjithate, duhet pare çdo te beje ne te ardhmen ky regjizor, pasi disa gjera, ne ato qe thote, duket se i ka te sinqerta dhe interesante.

5.9

*** 

Posted on 11th March 2010
Under: FranceDokumentar | No Comments »