Joachim Lafosse

“Eleve libre” (”Private Lessons” – Mesime private) – film belg nga Joachim Lafosse

Në 2007-en, nga ky regjizor kam pas pare nje film tjeter te tij, http://forumishqiptar.com/showpost.p…0&postcount=65. Ky eshte filmi i rradhes, qe per mendimin tim, e konfirmon si regjizor interesant qe ja vlen te ndiqet nga afer.

Historia e nje djali te ri, 16 vjeçar, Jonas, qe luan mire tenis, por nuk shkon mire me shkollen; 3 persona me te medhenj se ai (tek te 30-tat), miq te te jemes se Jonas-it, marrin persiper mbarevajtjen shkollore te tij. Dhe jo vetem shkollore, por dhe seksuale…

Film kompleks dhe kurajoz. Qe te ve ne siklet, te destabilizon, por dhe qe te parandalon qe te japesh gjykim te shpejtuar. Ka ca filma me tema te tilla (per shembull, disa te Michael Haneke) qe ne fillim te tyre perpiqen qe te eksitojne, dhe pastaj filmi i jep drejtim, duke dhene gjykimin e tij (dmth, te regjizorit) permes “kerbaçit”. Ndersa “Eleve libre” e eviton nje programim te tille. Dhe aq me mire!
Film qe trajton temen e moralit, por nuk moralizon.

***
Posted on 22nd March 2009
Under: Belgjike | No Comments »