– Belgjike

Kupa tashmë e derdhur e vëllezërve Dardenne (“I riu Ahmed” [Young Ahmed] – film belg me regji te Jean-Pierre & Luc Dardenne)

Résultat de recherche d'images pour

Herën e fundit me vellezerit belgë jemi takuar në dhjetor të 2016 me filmin e tyre të parafundit «La fille inconnue» (Vajza pa emër). Ashtu si dhe pararendësi i tij, edhe «I riu Ahmed» (Le jeune Ahmed) ishte ne listen e 20 filmave konkurues per Palmen e Arte ne festivalin e fundit te filmit ne Kanë (2019) prej nga u kthye bile me çmimin e mizaskenes (dmth çmimin «Best Director »). Ohoho, lum si ata : Dardenne-t e kane pasaporten e tyre per te shkuar në Kane pa date skadimi, pra te perjetshme. Pothuaj njesoj edhe çmimet. Nejse, pak rendesi ka kjo (por duhet pranuar se dhe nga ky aspekt, eshte bere çik problematike pjesemarrja e tyre automatike ne eventin më te rendesishem kinematografik në bote).

*

Heren e fundit, pra para 3 vjetesh, isha shprehur se «Vajza pa emer» (La fille inconnue) ishte pika e ujit qe derdhte kupen e mbushur te filmave te tyre. Domethene : film i tepërt qe perserit skemën tashme pothuaj te ezauruar te filmave te vellezerve belgë. Që i bie: heroi(na) kryesor(e) kembengul si mushka te realizoje objektivin e tij(te saj) “si puna  budallait“, nderkohe qe ka kunder gjithe mjedisin perreth tij(saj). Shkurt, nje konstruksion i kalkuluar ne baze te nje modeli.
Jezusi me nje fjale.

*

Image associéeProblemi eshte se kesaj rradhe Dardenne-t kane prekur fundin (ose thene ndryshe : vazoja tashme ishte e mbushur ndaj duhej me patjeter te pakten te ndryshohej vazoja). Dhe kulmi eshte se kemi te bejme me nje… Rosetë te dyte. «Rosetta», 1998, Palmë e Arte ne festivalin e Kanës, eshte filmi i tyre i katert dhe ne nje far’ menyre eshte ‘nona’, pra modeli mbi te cilin mbeshteten pothuaj te gjithe filmat pasardhës te tyre (periudha 1998-2018).

Qe prej asaj kohe, pra duke filluar nga «Rosetta» e cila :
–  në fund te filmit behet gati te hedhe ne erë me anê te gazit mobilhome-in (camper-in) e saj duke vrare edhe veten me ate rast (por nuk i shkon deri ne fund gjestit)
– «Lorna» (2008), shqiptarja qe qellon veten e pastaj ngré padi kunder burrit se me demek eshte ai dhunuesi, me qellim qe te realizoje divorcin;
– «Çuni me biciklete» (2011) bie nga pema, por (sigurisht) qe nuk vdes
– Marillon Cotillard tek «2 dite & 1 nate» (2014) kaperdin nje grusht me ilaçe gjumi por dhe ajo (sigurisht!!) qe po ashtu nuk vdes
– doktoresha tek «Vajza pa emer» (Une fille inconnue, 2016) e cila bie ne gropë por siguriiiisht qe ja arrin te dale prej gropës

Etj, etj.

Dhe vijme tek «Young Ahmed». Sigurisht qe edhe Ahmedit do ti ndodhe diçka (ma falni kete SPOILER) : ai kacavjerret majë nje pallati dhe… sigurisht qe bie !

***

Dy fjale gjithsesi per historine e filmit:
«I riu Ahmed»  trajton nje nga temat më te nxehta te aktualitetit në vendet europiane (dhe jo vetem) : ate te radikalizimit islamist.

Në qender eshte pra Ahmedi, nje adoleshent tek të 13-at. Ahmedi eshte nje çun shume i urte, shume i perkorë, shume i edukuar. Cik trashaluq fizikisht, Ahmedi eshte shume i devotshem, si te thuash: syrit te spektatorit nuk mund te mos i bjere ne sy urtesia e tij dhe silueta prej çuni te sjellshem qe jeton me te jemen franceze, e cila eshte divorcuar nga i shoqi (i cili padyshim qe duhet te kete qene me origjine arabe, por qe spektatori nuk e sheh ne film). E ëma eshte pijanece (e mesojme kete gje permes nje bisede te shkurter ne familje) dhe Ahmedi (sigurisht !) e urren kete gje. A thamë qe Ahmedi eshte çun i devotshem? E ka gati te shkruar ne balle.

Por ja qe Ahmedi eshte kembe e koke nen influencen e nje imami ekstremist (te cilin e shohim edhe ne film). Keshtu qe nje dite, Ahmedit «ja jep truri» dhe per pak (sigurisht qe jo !) sa nuk vret mesuesen e tij «të pafé», edhe pse imami nuk i ka thene kurre te kryejë nje akt te tille. Por duke qene se ai eshte nen 16 vjeç, Ahmedi nuk mund te beje burg keshtu qe e çojne ne nje qender edukimi. Por dhe atje, a ha, sigurisht qe Ahmedi nuk heq dore nga fiksimet e tij islamiste: o do e vrase zyshen e tij te pafé, o rashe e vdiqa (oops !).

Ja kaq eshte historia. Fundin fare nuk po e them, por ç’rendesi ka : une e shtyva kohen në kinema duke parashikuar se ç’do ndodhte minute pas minute me Ahmedin. Dhe sigurisht qe i gjeta te gjitha.

Résultat de recherche d'images pour

*

E megjithate, pra edhe pse tema eshte nga më delikatet sot per sot, film më të pademshem (pra as shpirtkeq, as shpirtmire, as cinik as xhentil, as… as…) nuk me kishin zene syte !

Padyshim, vellezerit Dardenne i jane ruajtur si djallit temes se nxehte te radikalizmit islamist dhe nuk kane guxuar per asnje sekonde te vetme te japin, qofte dhe ne menyre te vaket, nje opinion te tyrin. Fare! Kane aplikuar si me kalk skemen e lartpermendur te «Rosetta»-s (dmth te Jezuit)  dhe ohoho, u bë filmi. Nga ana tjeter, juria torollake (në ¾ e saj) e festivalit te filmit në Kanë doemos qe s’ka pare ndonjehere nje film te Dardenne brothers dhe sigurisht qe do ja jepte nje çmim. Shkurt : vellezerve Dardenne u ka rene bixha.

Konkluzion 1 :

Pergjithesisht, per filmat e keqij horror, thuhet: filmi nuk më ndolli madje as frikë (I’m not even afraid !).
Per «Të riun Ahmed» do thosha : madje as shqetesues (turbullues).

Konkuzion 2 : në shkofsha më ne kinema per te pare nje film te vellezerve Dardenne, u befsha… belg !

Nota 4.0

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements