Michael Haneke

Radicool!

“Amour” – film francez nga regjizori austriak Michael Haneke

Ne mes te fotos se melartme qendron regjizori austriak Michael Haneke (autori i “Funny Games”, “la Pianiste” ose “Kordelja e Bardhe” – palmë e arte ne Kanë, ne 2009-n) i rrethuar nga Jean-Louis Trintignant dhe Emmanuelle Riva, dy aktorët kryesore (e pothuaj te vetem) te filmit te tij te fundit “Amour”, gjithashtu fitues i Palmes se Arte kete vit (2012) ne Kanë.

Historia e filmit mund te permblidhet ne nje rresht te vetem : Georges (Zhorzh) dhe Anne (Ana), dy pensioniste tetedhjetevjeçare ish-profesore muzike jetojne vetem dhe kane nje vajze te vetme (qe jeton jashte shtetit, me familjen e saj). Nje dite, Ana eshte viktime e dy hemoragjive cerebrale te cilat e lene ulog ne shtrat. Dashuria qe lidh çiftin prej dekadash vihet ne prove. Qe kthehet ne sproven e filmit.

 
Me nje fjale, subjekti i filmit eshte dashuria, jeta dhe vdekja. Jo keq. Jo pak. “Tout un programme” – thote frengu ( “nje program i tere !” ). Megjithate, mua filmi nuk me pelqeu (nuk jam i vetmi : ne France ka patur jo pak debat rreth filmit). Problem per mendimin tim mbetet menyra se si eshte trajtuar ngjarja nga ana e autorit. Eshte e njohur dhe eshte kthyer ne proverbiale menyra profesorale (autoritare) e te berit filma e austriakut Michael Haneke : shpullat e tij ndaj spektatorit (permes filmave, sigurisht) jane tashme te njohura, sikurse njihet tashme statuti i tij prej “autori serioz” qe “prek aty ku dhemb“. Por a “prek vertet aty ku dhemb” Haneke ? Dhe si prek ?? A kemi te bejme me kinematografi radikale apo me se shumti vetem me kinematografi radicool ??

Me se shumti duket se eshte kjo e dyta. Pse ? Sepse – per mendimin tim- ne vend te nje “keputjeje tonaliteti” (abrupt change of tone), pra ne vend te nje kolpoje kinematografike qe do te shperbente tonalitetin serioz te filmit (dhe keshtu do t’i ofronte spektatorit nje tjeter emicion te ri te paparashikuar dhe radikal), Michael Haneke nuk ben gje tjeter veçse shperblen spekatorin ose me nje ‘goditje me koke’ (headbutt) ose me nje pale shpullash flakeruese (fundi i filmit). Dhe pikerisht kjo qe quaj radicool), ne thelb nuk eshte veçse nje tjeter forme e akademizmit te filmave-autor, e kthyer ne normë, ne model dominues (per keto lloj filmash, sigurisht).

Jean Paul Sartre ishte i pari filozof qe futi si kategori filozofike qelbesiren, horrin (le salaud). Ne sensin sartrian te fjales, eshte qelbesire (eshte horr) ai qe kujton se kushedi ç’eshte, qe e merr veten aq seriozisht sa harron kontigjencen (contingence) e tij, pergjegjesite e tij : horri eshte nje egoist qe e ka ndergjegjen e qete se eshte “njeri i mire” dhe qe “njeri i keq” nuk eshte veçse tjetri.
Ka diçka te tille ne filmin e fundit te Haneke : duke krijuar personazhe qe te japin pershtypjen se nuk kane mundesi te zgjedhin ne jete, filma te tille perpiqen te te trullosin ne menyre te tille qe mos kesh mundesi te zgjedhesh, pra a te rrish ne sallen e kinemase apo te çash ferren. Mekanika e rrefimit te filmit eshte ne fakt nje varg ekuacionesh morale dhe … kaq : spektatori eshte i ‘detyruar’ te toleroje te patolerueshmen. “Ti je nje moster vertete, por ti je xhentil” – i thote plaka e semure te shoqit, dhe kjo fjali permbledh deshiren e regjizorit per te detyruar spektatorin qe veprime te urryshme ti pranoje si gjeste dashurie ! Mizantropi e zbukuruar – mund te quhet ndryshe. Qe njeriu eshte ujk (ose pitbull, keto kohet e fundit) per njeriun, faleminderit per lajmin. Faleminderit edhe per sinqeritetin. E dime e dime, ne shek XXI, horrat kane veçantine te jene… te sinqerte !

nota : 2.0

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=U5Hr3eJc88w

Posted on 25th November 2012

”Das Weisse Band” (Kordelja e bardhe)- film austriak me regji te Michael Haneke

Ne Festivalin e Kanës 2009, Palma e Arte (Palme d’or), më teper se e arte, ishte e bardhe dhe …e ftohte ! Dmth e kam fjalen per filmin e fundit te austriakut Michael Haneke ”Das Weisse Band” :

Film i gjithi bardh e zi, “Das Weisse band” i vendos ngjarjet ne nje fshat te humbur gjerman, ne vitin 1913, nje vit para fillimit te Luftes se Pare Boterore dhe merr persiper te kerkoje rrenjet e se keqes, te asaj te Keqeje qe Anna Arendt e quante e keqja banale (banal evil).

Dihet qe lejtmotivi kryesor i pothuaj gjithe filmografise se Michael Haneke eshte tema e pulsioneve sadike te njeriut, nen masken e pafajesise më banale dhe më buzë-qeshur qe mund te ekzistoje. Dhe ne nje fare menyre, filmat e tij kane zakon ta trajtojne nje gje te tille me nje ton dënimi ndaj spektatorit.
Por kesaj rradhe, per ti dhene Cezarit ate qe i takon, regjizori nuk merr poze profesorale (per me teper qe Haneke, ka qene profesor filozofie !), nuk jep mesime, nuk merr pozat e kineastit konceptual: ai thjesht e ne menyre inteligjente dhe diskrete (mizaskene per tu lëvduar !!) rrefen nje histori, permes te ciles transmeton vizionin e tij per boten, per njeriun.

Film i qëruar, intensif, mizor dhe i mprehte si brisku, “Kordelja e bardhe” ka meriten e te qenit nje film qe eviton “efektet shokuese” dhe convenience-n.

Suprize interesante !

***

Posted on 19th November 2009
Under: ThrillerGjermaniCannesHaneke | No Comments »

“Caché” (Fshehur) – film nga Michael Haneke

Image resultI erdhi rradha njerit nga filmave me te shumepritur, pjesemarres ne konkurim ne Festivalin e Kanes 2005, fitues i çmimit te mizaskenës: “Caché” (Fshehur).

“Caché” (fshehur), film i regjizorit austriak Michael Haneke, xhiruar ne France dhe ne frengjisht, eshte padyshim EVENIMENTI më i rendesishem i ketij festivali.

Personalisht, filmi më la pa frymë. “Caché” eshte historia e nje drejtuesi televizioni te nje emisioni letrar prestigjioz te cilit papritur dikush i dergon fshehurazi kaseta videoje te regjistruara ku duken pamje filmike te apartamentit te tij nga jashte.

Ne pamje te jashtme, filmi eshte nje thriller, por ne esence behet fjale per nje film qe trajton temen e rendesishme te kujteses apo fajit individual dhe atij historik kolektiv. Dhe Haneke eshte padyshim nga ata te rralle regjizore qe kane kuptuar se eshte koha e trajtimit te temave te medha dhe gjitheperfshirese.

Nje film qe nuk harrohet kollaj, qe lë te hapur interpretimin e intrigës se brendshme e qe do te meritonte plotesisht Palmën e Arte.

web-siti i filmit: www.cache-lefilm.com

 

Posted on 11th March 2009
Under: FranceHaneke | No Comments »